Avokati i Joaquín “El Chapo” Guzmán Loera thotë se rojet e burgut po e shndërrojnë lordin e kartelit të Sinaloas në ‘Zombi’ duke refuzuar ta lënë të fle për më shumë se dy orë. Juan Pablo Badillo, një nga avokatët e Guzman, ka akuzuar rojet për akte ‘brutale dhe torturë fizike dhe psikike’ kundër El Chapo. “Ata nuk më lënë të fle, po më shndërrojnë në zombi. Të vetmen gjë që e kërkoj prej tyre është të më lënë të fle”, citon avokati fjalët e El Chapo. Avokati tha se rojet e zgjojnë Guzman çdo dy orë për të kontrolluar qelinë e tij dhe qentë tërë kohën janë aty. “Ai po ndihet i torturuar”, tha Badillo.