• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ekzekutoi oficerin Saimir Hoxha/ Para ngjarjes Aldi Rama kishte kallëzuar penalisht policinë për dhunë gjatë arrestimit për kanabis

by Java News
16/10/2021 09:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

21-vjeçari Aldi Rama i cili ekzekutoi oficerin e krimeve në policinë e Lezhës Saimir Hoxha dhe më pas u vetëvra, kishte kallëzuar penalisht disa muaj efektivët e policisë për dhunë. Sipas burimeve kallëzimi është bërë në prokurorinë e Lezhës në kohen kur i riu ishte në burg me pretendimin se ishte dhunuar e keqtrajtuar nga uniformat blu, kur u arrestua me lëndë narkotike dhe armë të ftohtë.

Menjëherë pas kallëzimit penal, organi i akuzës është vënë në lëvizje dhe pas verifikimeve ka regjistruar procedim penal për veprën penale “Kryerja veprimesh arbitrare”. Në lidhje me këtë çështje hetimet po drejtohen nga prokurori Françesk Ganaj dhe sipas burimeve janë marrë në pyetje efektiv dhe oficer të policisë të cilët kishin bërë ndalimin e Aldi Ramës.

Gjithashtu është bërë edhe ballafaqimi i të riut me tre efektivet e policisë të cilët pretendonte se e kishin dhunuar. Por prokuroria nuk ka arritur të provojë ende pretendimet e 21-vjeçarit Aldi Rama, pasi ky i fundit fillimisht e kishte referuar rastin tek punonjësit e burgjeve dhe pas 2 muajsh ka bërë kallëzimin penal dhe për këtë çështje nuk ka një raport mjeko-ligjor.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar praktika dhe veprimet e bërë nga punonjësit e burgjeve, pas referimit të rastit nga Aldi Rama. Kjo çështje penale i është bashkuar edhe hetimit për ekzekutimin e oficerit të policisë Saimir Hoxha, por nuk ka rezultuar që 40-vjeçari të ketë qenë pjesë e grupit të policisë që kanë arrestuar 21-vjeçarin Aldi Rama në asnjërin nga dy rastet kur i është ndaluar. Referuar kallëzimit të penale të bërë nga i riu për dhunë policore, ka ngritur dyshime të forta se ka patur mllef të madh me uniformat blu nda dhe mund ta ketë kryer krimin e rëndë.

Oficeri i krimeve në Policinë e Lezhës, Saimir Hoxha u ekzekutua nga Aldi Rama paraditen e 28-shtator teksa bashkë me dy kolegë të tij po ktheheshin nga një aksion anti-kanabis në Ishull-Lezhë. Oficeret e policisë ndaluan për kontroll makinen në të cilën ndodhej Aldi Rama bashkë me dy shoke të tij, por sapo i oficeri Saimir Hoxha i ka kërkuar mjetin e identifikimit Ramës ai e qëlloi me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend. Pas ngjarjes i riu arriti të largohet dhe gjatë operacionit policor për kapjen e tij qëlloi veten me pistolete, duke mbetur i plagosur rëndë dhe një ditë më pas ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë.

g.kosovari

Next Post
“Meta, Rama dhe Basha janë të korruptuar”, Topalli ‘hesht’ për Berishën: Paratë sot i ka qeveria…

"Lëvizja e tij është e vonuar"/ Topalli për 'Foltoren' e Berishës: Shumë shpejt do jem pjesë, s'mund të jem tjetërkund

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Masa për Berishën, vjen reagimi i parë nga Qeveria: Nuk komentojmë punën e drejtësisë!

Firmosen ndryshime në Qeveri, zgjerohet skuadra e Hoxhës dhe Spahiut

October 21, 2026
Zgjerohet skema e shpërblimeve për efektivët, shtohet fondi dhe numri i punonjësve të Policisë që përfitojnë

Zgjerohet skema e shpërblimeve për efektivët, shtohet fondi dhe numri i punonjësve të Policisë që përfitojnë

October 21, 2026
Papa Leo i kërkon Zelenskyyt të bashkëpunojë me Rusinë për ndihmën për Oleshky

Mjekët: Papa Leo nuk ka nevojë për trajtim të mëtejshëm kundër kancerit

October 21, 2026
Incident në Hagë, Specialja ‘zhvesh’ Krasniqin! PDK: Baca shqiponjën e ka në zemër, po ku është Qeveria Kurti?!

Jakup Krasniqi refuzon kujdesin mjekësor në burgun e Hagës

October 21, 2026
‘Ky ka qenë 4-vjeçar hallesh’/ Çuli: Jemi bërë si ‘alla-Oscar’, s’ka ngelur aktor pa marrë çmim. S’largohem si drejtor i TK

“Pedagogët firmosin dhe ikin si skutha”/ Hervin Çuli: Intelektuali duhet të jetë kundër dhunës

October 21, 2026
Shpërthen një rezervuar kimik në Ohajo, evakuohen banorët e zonës! Nisin hetimet

Shpërthen një rezervuar kimik në Ohajo, evakuohen banorët e zonës! Nisin hetimet

October 21, 2026
Brukseli qorton Beogradin që u jep shtetësi rusëve me procedurë të përshpejtuar

Brukseli qorton Beogradin që u jep shtetësi rusëve me procedurë të përshpejtuar

October 21, 2026
Fshehje e krimeve të Epstein, padi ndaj avokatit Darren Indyke dhe kontabilistit Richard Kahn

Fshehje e krimeve të Epstein, padi ndaj avokatit Darren Indyke dhe kontabilistit Richard Kahn

October 21, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

“Sistemi arsimor i kthyer në celula të partive”, Lami: Listat e pedagogëve? Mungojnë rektorët dhe dekanët…

October 21, 2026
Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

“Pedagogët morën urdhër nga PD-ja”, Kasmi: Protesta është e organizuar politikisht

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In