• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ekzekutimi në Vlorë, zbulohet skeda kriminale e Elidon Mehmetit

by Java News
10/04/2017 11:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhen të tjera detaje për viktimën e atentatit të mbrëmshëm në Vlorë. Sipas policisë, viktima Elidon Mehmeti ka qenë person me precedentë të mëparshëm kriminale. “Elidon Mehmeti, njihet nga policia shqiptare si person me precedent kriminal, i përfshirë në fushën e narkotikëve”- njofton policia.

Gjithashtu, nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas është arrestuar në shtetin Italian për “Trafikim të Lëndëve Narkotike”. Deri në këto momente, Policia ka shoqëruar 8 persona me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes. Vijojne hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe për arrestimin e autorëve.

Pas ngjarjes që tronditi mbrëmë Vlorën, kur u ekzekutua në makinë me 15 plumba kallashnikovi shtetasi Elidon Mehmeti, Policia e Vlorës ka shoqëruar dy persona. “Panorama” shkruan se ata janë marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitarëve dhe jo të autorëve të dyshuar për krimin. Ata kanë dhënë hollësira që mund t’i shërbejnë hetimit për autorët, por ende nuk ka detaje.

Deri në orët e vona nuk kishte të dhëna zyrtare për motivin e mundshëm dhe as autorët. Paraprakisht dyshohet për ndonjë konflikt të Mehmetit apo prishje pazaresh me persona të tjerë, pasi sipas burimeve nga grupi i hetimit, 35-vjeçari ka qenë i implikuar më parë me skafet e Vlorës.

Por të dhëna më konkrete do të zbardhen nga hetimi, pasi kjo pistë është paraprake. Policia ka nisur kontrollet dhe bllokimin e akseve hyrëse dhe dalëse të Vlorës.

Ndërkaq, janë marrë në pyetje disa kalimtarë, të cilët kanë dhënë dëshminë e tyre për atë çfarë kanë parë. Policia ka bllokuar edhe celularin e viktimës për të zbardhur thirrjet dhe mesazhet nga ku mund të konstatohet ndonjë kërcënim i mundshëm.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë në zonën e Skelës, kur persona ende të paidentifikuar qëlluan në drejtim të mjetit që i ishte zënë pritë, tip “Ford”, me targa AA 709 HM. Për pasojë mbeti pa jete drejtuesi Elidon Mehmeti.

ma.me

Next Post
Polakja Joanna tregon mrekullinë e saj në ditëlindjen e 38-të (+16)

Polakja Joanna tregon mrekullinë e saj në ditëlindjen e 38-të (+16)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I armatosur me thikë dhe dy çekiçë, i riu shqiptar terrorizon kalimtarët në Romano di Lombardia

I armatosur me thikë dhe dy çekiçë, i riu shqiptar terrorizon kalimtarët në Romano di Lombardia

September 29, 2026
Zelensky: Mbi 8 mijë trupa të Koresë së Veriut ndodhen në Rusi, po përgatitet dërgimi i 10 mijë të tjerëve

Zelensky: Mbi 8 mijë trupa të Koresë së Veriut ndodhen në Rusi, po përgatitet dërgimi i 10 mijë të tjerëve

September 29, 2026
“Euronews”: Shqipëria, në krye të listës botërore për progresin më të shpejtë në turizëm

“Euronews”: Shqipëria, në krye të listës botërore për progresin më të shpejtë në turizëm

September 29, 2026
Komploti për sulm terrorist në bazën amerikane në Britani, Rubio: I përfshirë një aktor i huaj

Komploti për sulm terrorist në bazën amerikane në Britani, Rubio: I përfshirë një aktor i huaj

September 29, 2026
U kap me doza kokaine për shitje në lokalin e marrë me qira, arrestohet 57-vjeçari

U kap me doza kokaine për shitje në lokalin e marrë me qira, arrestohet 57-vjeçari

September 29, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

TOP BAROMETER: PS-ja zbret në dyshemenë e saj elektorale, por…

September 29, 2026
Valë e fuqishme dronësh mbi Ukrainë, goditet Akademia e Shkencave në Kiev! Shënohen disa viktima

Valë e fuqishme dronësh mbi Ukrainë, goditet Akademia e Shkencave në Kiev! Shënohen disa viktima

September 29, 2026
Rama sot në Bruksel, merr pjesë në Samitin e Euronews për Turizmin

Rama sot në Bruksel, merr pjesë në Samitin e Euronews për Turizmin

September 29, 2026
Horoskopi javor sipas Paolo Fox për datat 18 deri me 24 Prill 2022

Horoskopi i Paolo Fox për sot, e martë 29 shtator 2026: Peshqit afrohen te një vendim i madh në dashuri

September 29, 2026
Përshpejton plakjen dhe rrit kolesterolin, ky është mishi më i keq për shëndetin tuaj

Ndalimi i importeve nga Brazili, pritet rritja e çmimeve të mishit: Ai i viçit shkon deri në 1,700 lekë/kg

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com