• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Ekzekutimi i Klevis Lleshit u bë për 50 mijë euro”, SPAK: Aurel Hoxha porositësi. Arrestohet në Itali Sajmir Kolaveri

by A R
26/09/2025 15:30
Aurel Hoxha, i akuzuar si porositës i vrasjes së Klevis Lleshit.

Aurel Hoxha, i akuzuar si porositës i vrasjes së Klevis Lleshit.

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Posaçme thotë se vrasja e Klevis Lleshit në vitin 2020 dyshohet të jetë kryer kundrejt pagesës prej 50 mijë eurosh. Ngjarja e rëndë, ku trupi i viktimës u gjet pas 5 muajsh nga ekzekutimi, është arritur të zbardhet për shkak të përgjimeve nga aplikacionet Sky ECC dhe pas një hetimi në bashkëpunim me Europol, Eurojust, si dhe autoritetet ligjzbatuese të Francës, Italisë, Belgjikës, Holandës dhe Gjermanisë.

Prokuroria e Posaçme akuzon si urdhërues të rrëmbimit e më pas të vrasjes së të riut, shtetasin Aurel Hoxha i njohur edhe si Aurelinjo Kolaveri, 36 vjeç, i cili është shpallur në kërkim. Ndërsa Sajmir Kolaveri është arrestuar në Itali. Vrasja është porositur nga Aurel Hoxha si hakmarrje për vrasjen e vëllait të tij në vitin 2012 në Londër, thotë SPAK.

Ndërsa agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë arrestuar dy shtetas të tjerë, Sabah Nuzi dhe Samet Loka, të dy nga 31 vjeç. Mbi të katërt rëndojnë disa akuza për veprat penale “vrasje për gjakmarrje”, “fshehje dhe asgjësim kufome”, “pastrim i produkteve të veprës penale”, “grup i strukturuar  kriminal” dhe “vepra penale te kryera nga grupi strukturuar kriminal”.

Sipas SPAK është mundësuar zbardhja e një skeme të organizuar kriminale e përfshirë në:

-Vrasje me pagesë dhe për gjakmarrje, përfshirë fshehjen e kufomave dhe mbajtjen pa leje të armëve të zjarrit;

-Pastrimin e produkteve të veprës penale përmes investimeve të dyshimta në Shqipëri dhe jashtë saj;

Njoftimi i SPAK

Hetimet u përqendruan tek disa shtetas shqiptarë të përfshirë në organizimin dhe realizimin e vrasjeve në territorin e Republikës së Shqipërisë, kundrejt përfitimit të shumave të ndryshme monetare. Personat e përfshirë duke bashkëpunuar me njëri tjetrin kanë arritur të sigurojnë shuma të konsiderueshme parash, të kontraktojnë persona për kryerjen e vrasjeve me pagesë për hakmarrje personale apo gjakmarrje. Disa anëtarë të këtij grupi kriminal dyshohet se kanë mundësuar depërtimin e sasive të konsiderueshme të parave të përftuara në mënyrë të paligjshme në sistemin financiar shqiptar, përmes investimeve me karakter dyshues dhe duke përdorur këto shuma parash për kryerjen e veprave penale kundër jetës dhe shëndetit.

Gjatë hetimeve intensive të kryera nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), nën drejtimin e prokurorëve të posaçëm është dokumentuar aktiviteti kriminal si dhe identifikimi i disa prej autorëve të dyshuar të veprave penale të përmendura, një pjesë e të cilave është kryer në bashkëpunim, në formë e grupit të strukturuar kriminal.

Identifikimi i autorëve të dyshuar për vrasjen për gjakmarrje të shtetasit, K.LL më datë 05.08.2020, në qytetin e Burrelit dhe më pas fshehja e kufomës së viktimës K.LL, duke u varrosur në fshatin Shpërdhet të Njësisë Administrative Mamurras, Bashkia Kurbin. Eshtrat e viktimës u zbuluan më datë 8.12.2020. Dyshohet se vrasja është kryer me armë zjarri dhe kundrejt pagesës prej 50.000 eurove.

Veprimet e kundërligjshme të vrasjes për gjakmarrje, mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, si dhe fshehja e kufomës janë kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Si drejtues i grupit të strukturuar kriminal dhe si porositës i vrasjes për gjakmarrje dyshohet të jetë shtetasi A.K (alias A.H), në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e vëllait të tij në Mbretërinë e Bashkuar, në vitin 2012.

Si ndihmës dhe ndërmjetës dyshohet të jetë shtetasi, A.K, ndërsa si ekzekutor dyshohet të jetë shtetasi S.N. Në lidhje me këtë fakt po hetohet për identifikimin e personave të tjerë , të cilët mund të jenë të përfshirë në këtë ngjarje kriminale.

Gjithashtu nga provat e administruara rezulton se shtetasi A.K (alias A.H), në rolin e krijuesit, drejtuesit dhe organizatorit, ka krijuar një grup të strukturuar kriminal, me synimin për kryerjen e veprimtarisë së kundërligjshme të pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, ku pjesëtarë të këtij grupi të strukturuar kriminal janë shtetasi S.L dhe shtetas të tjerë të paidentifikuar.

Të ardhurat e kundërligjshme, dyshohen se janë krijuar nga aktiviteti i kundra ligjshëm i trafikimit të narkotikëve nga vendet e Amerikës së Jugut, drejt vendeve të Bashkimit Evropian dhe Shqipëri. Informacionet e mësipërme janë administruar nga autoritetet ligjzbatuese të disa vendeve të Bashkimit Europian si dhe nga analiza e komunikimeve në platformën e enkriptuar SkyECC.

Nga ky aktivitet i paligjshëm dyshohet se janë krijuar të ardhura monetare të cilat kanë shërbyer për investime në aktivitete tregtare, pasuri të paluajtshme dhe pasuri të luajtshme, këmbimin apo transferimin e pasurive, me qëllim fshehjen ose mbulimin e origjinës së paligjshme të tyre, kryerjes së veprimeve financiare ose transaksioneve të copëzuara për shmangien nga raportimi, sipas legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave.

Pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin nr.98, më datë 25.9.2025, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale ndaj katër shtetasve shqiptarë:

A.K (alias A.H), i datëlindjes 06.12.1989, i dyshuar për veprat penale:

– “Vrasje për gjakmarrje”, në dëm të viktimës K.LL, në datën 05.08.2020, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78/a dhe 28/4 të Kodit Penal; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1 dhe 28/4; “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, në dëm të viktimës K.LL, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 303 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal;

– “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 287/1, germa “b” dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal. ;

S.N, i datëlindjes 25.06.1994, i dyshuar për veprat penale të “Vrasje për gjakmarrje”, në dëm të viktimës K.LL, në datën 05.08.2020, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78/a dhe 28/4 të Kodit Penal; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1 dhe 28/4; “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, në dëm të viktimës K.LL, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 303 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal. ;

S.K, i datëlindjes 19.05.1982, i dyshuar për veprat penale të “Vrasje për gjakmarrje”, në dëm të viktimës K.LL, në datën 05.08.2020, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78/a dhe 28/4 të Kodit Penal; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1 dhe 28/4; “Fshehja ose asgjesimi i kufomës”, në dëm të viktimës K.LL, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 303 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal. ;

S.L, i datëlindjes 30.12.1994, i dyshuar për veprat penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 287/1, gërma “b” dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal.

Prokurorët e Posaçëm kanë nxjerrë urdhërat e ekzekutimit të masave të sigurimit më datë 25.09.2025.

Zbatimi i masave të sigurisë ndaj shtetasve S.N. dhe S.L, është bërë i mundur nga hetuesit e BKH-së dhe strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ndërsa po vazhdojnë kërkimet për krijuesin, organizatorin dhe drejtuesin e grupit të strukturuar kriminal shtetasin A.K (alias A.H).

Next Post
Aksident tragjik në Kosovë, humb jetën vëllai i Gjestit të ‘Big Brother’

Aksident tragjik në Kosovë, humb jetën vëllai i Gjestit të 'Big Brother'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Do t’i ekspozojmë të gjithë: Nga protesta e flamingove te dhuna e ANTIFA dhe emrat pas saj

Do t’i ekspozojmë të gjithë: Nga protesta e flamingove te dhuna e ANTIFA dhe emrat pas saj

October 23, 2026
“Nata me yje” e Van Gogh-ut nuk ishte një figurë e imagjinatës së tij – Çfarë thonë studimet e reja

“Nata me yje” e Van Gogh-ut nuk ishte një figurë e imagjinatës së tij – Çfarë thonë studimet e reja

October 23, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor mbahet më 25 nëntor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat

Samiti BE-Ballkani Perëndimor mbahet më 25 nëntor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat

October 23, 2026
Nga Tirana drejt Mamurrasit për të shitur kokainë, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohen 126 doza

Nga Tirana drejt Mamurrasit për të shitur kokainë, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohen 126 doza

October 23, 2026
Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund. Do bëjmë orë shtesë

Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund. Do bëjmë orë shtesë

October 23, 2026
Rama publikon të dhëna për protestuesit e dhunshëm: U paguan nga krimi i organizuar! Janë me precedentë kriminalë

Rama publikon të dhëna për protestuesit e dhunshëm: U paguan nga krimi i organizuar! Janë me precedentë kriminalë

October 23, 2026
Inteligjenca italiane heton “modelin Ceuta” pas trazirave në Milano, priten protesta të reja

Inteligjenca italiane heton “modelin Ceuta” pas trazirave në Milano, priten protesta të reja

October 23, 2026
Sulmuan kolegët socialistë, “Etika” përjashton me 60 ditë nga Kuvendi 6 deputetët e PD

Sulmuan kolegët socialistë, “Etika” përjashton me 60 ditë nga Kuvendi 6 deputetët e PD

October 23, 2026
VIDEO / Shkrumbohet nga flakët ‘Dritare TV’, ja dyshimet e para. Flet Rudina Xhunga

VIDEO / Shkrumbohet nga flakët ‘Dritare TV’, ja dyshimet e para. Flet Rudina Xhunga

October 23, 2026
Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar

Pagat në ndërtim u rritën me 22,1%, mbi dyfishin e mesatares kombëtare

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In