• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ekzekutimi i Edmond Sulës, Policia ushtron kontrolle në 4 banesat e një fisi në Bërxullë, disa të shoqëruar! Ja për çfarë dyshohet

by A. Q
07/08/2026 10:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekzekutimi i Edmond Sulës vijon të mbetet pa persona të arrestuar, por Policia e Tiranës vijon kërkimet intensive për autorët e krimit të rëndë.

Mësohet se orët e fundit, pas disa informacioneve në rrugë operative, uniformat blu kanë ndërmarrë një operacion të befasishëm me kontrollesh në zonën e Bërxullës.

Me vendim të gjykatës, efektivët e policisë kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në 4 banesa. Mësohet se fokusi i këtyre kontrolleve ka qenë në pronat dhe banesat e pjesëtarëve të familjes Loci, ku janë kërkuar prova materiale që mund t’i shërbejnë zbardhjes së ngjarjes.

Aty janë fokusuar edhe dyshimet e para për shkak të konflikteve dhe mbetet pista kryesore e hetimit.

Gjatë operacionit, policia ka shoqëruar disa persona në komisariat, të cilët po pyeten nga grupi hetimor në lidhje me rrethanat e krimit dhe njohjen e tyre me viktimën.

Pista kryesore ku po përqendrohen hetuesit lidhet me një konflikt të mundshëm pronësie mes viktimës Edmond Sula dhe personave të shoqëruar e dyshuar.

Krimi dyshohet se është kryer me porosi dhe pagesë. Ngjarja ndodhi më 12 korrik.

Sipas hetimeve, atentatori i cili nuk ka lënë asnjë gjurmë në vendngjarje dhe ende nuk është identifikuar, e ka pritur shënjestrën derisa sa zbriti nga automjeti dhe po i afrohej derës së banesës së tij.

Më një tek plumb pas koke, nga një distancë e largët, vrasësi e la të pajetë 50-vjeçarin,

I vetmi moment kur ai është pikasur, është nga një kamer sigurie teksa largohet në këmbë nga vendi i krimit, por pa elementë të dukshëm që mund t’i zbulojnë identitetin.

Persona të tjerë mendohet ta kenë pritur në distancë me një automjet, me të cilin mund të jetë larguar.

Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe identifikimin e përgjegjësve.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PS voton për heqjen e deputetes Elisa Spiropali nga Grupi Parlamentar! Çuçi dhe Braçe abstenuan

November 24, 2026
Kryebashkiaku Veliaj përballet me seancën e radhës në GJKKO, mbërrin në Gjykatën e Posaçme avokati i tij!

Kryebashkiaku Veliaj përballet me seancën e radhës në GJKKO, mbërrin në Gjykatën e Posaçme avokati i tij!

November 24, 2026
Po shkëlqen në Greqi dhe në Champions, AEK-u “blindon” shqiptarin Stavro Pilo! Ja lëvizja e fundit në merkato

Po shkëlqen në Greqi dhe në Champions, AEK-u “blindon” shqiptarin Stavro Pilo! Ja lëvizja e fundit në merkato

November 24, 2026
Takimi në Nju Jork, Zelensky dhe von der Leyen flasin mbi stabilitetin financiar të Ukrainës -

BE-ja përgatit paketën e 22-të të sanksioneve kundër Rusisë, në shënjestër bankat dhe kriptomonedhat

November 24, 2026
Tentoi të vrasë kushëririn e tij, arrestohet pas një viti në kërkim 32-vjeçari

I prenë rrugën dhe tentuan ta rrëmbenin pas konfliktit, arrestohen xhaxha dhe nip në Kukës, ishin në kërkim!

November 24, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

Gara e Tiranës nuk zgjidhet dot me një formulë të thjeshtë aritmetike

November 24, 2026
E vranë në oborrin e banesës, Policia reagon për atentatin në familjen Hasani, gjendet e djegur makina e autorëve

DETAJET/ Atentati me dy të vrarë në Fier, autorët përdorën uniforma policie dhe dron për të vëzhguar “Sel Çamin”! Ekzekutimi u bë me pistoleta me silenciator

November 24, 2026
Papa Françesku paralajmëron liderët botërorë për rreziqet nga inteligjenca artificiale

Dëshmia tronditëse nga ditari i Papa Françeskut, zbulohet në librin e ri: E pashë djallin tri herë, kishte sy kërcënues dhe flakë zjarri!

November 24, 2026
Ish-kandidati i Bashkisë së Himarës sërish në dyert e SPAK, Petro Gjikuria paraqitet për të dorëzuar…!

Ish-kandidati i Bashkisë së Himarës sërish në dyert e SPAK, Petro Gjikuria paraqitet për të dorëzuar…!

November 24, 2026
Arrestimi i Erzen Breçanit, në pranga edhe djali i tij. Akuzat: Trafik droge, vrasje, pastrim parash…!

I pandehur për dy akuza, Gjykata e Tiranës shpall të pafajshëm Erzen Breçanin! Reagon ish-zyrtari i Policisë: Drejtësia u vu në vend!

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In