• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ekzekutimi i Çakës në Elbasan/ Gazetari: Një person u shoqërua pas ngjarjes por u arratis nga komisariati, shfrytëzoi momentin…

by Java News
14/05/2021 22:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e Everest Çakës në Elbasan, ku bëhet me dije se për ekzekutimin e tij Policia shoqëroi pas ngjarjes një person të identifikuar si Mirjan Dedja. Gazetari Eni Ferhati tha në emisionin “Pa Protokoll” në “Report TV” se Dedja u shoqërua si një person që mund të kishte dijeni për ngjarjen, pasi edhe ai sapo ishte kthyer nga Spanja, vend ku edhe viktima shkonte shpesh. Por pas më shumë se 48 orësh në komisariatin e Elbasanit, ai u arratis duke shfrytëzuar një moment që shkoi në tualet.

Sipas gazetarit, Dedja ka mohuar përfshirjen në ngjarje, ndërsa ka dhënë edhe një alibi, duke treguar me detaje se ku ka qenë në momentin që ka ndodhur ngjarja.

“Pas ekzekutimit policia ka shoqëruar disa persona, mes tyre edhe Dedja, si person q mund të kishte dijeni për ngjarje. U bë lidhja sepse edhe ky person ishte kthyer nga Spanja dhe mund të ketë patur rol në ekzekutimin e tij. Ai është mbajtur i shoqëruar edhe përtej orës që lejon ligji në komisariat. Nuk ka pranuar se ka lidhje me ngjarjen ka dhënë edhe një alibi me detaje se ku ka qenë. Në një moment të caktuar ai ka mundur të arratiset nga dhomat e shërimit në policinë e Elbasanit, ka shfrytëzuar një moment që shkoi në banjë dhe është larguar. Ka qenë orët e para të mëngjesit ku edhe vigjilenca e efektivëve bie. Ai ka thënë në një intervistë sot që është i gatshëm të vetëdorëzohet në rast se i japin garanci se nuk do arrestohet”, tha gazetari në “Pa Protokoll”.

Everest Çaka u ekzekutua në një atentat të mirëorganizuar tre ditë më parë, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar nga Policia në lidhje me shoqërimin e Mirjan Dedjas dhe më pas arratisjen e tij dhe po ashtu as emra personash të dyshuar si të përfshirë në ngjarje.

Dyshohet se urdhri për ekzekutimin e Çakës ka ardhur nga jashtë Shqipërisë, pasi Çaka kishte marrë drejtimin e pazareve të drogës në Europë, pas vrasjes së Arjan Spahiut në nëntor të vitit të kaluar në Belgjikë. Kjo është pista kryesore ku po heton prokuroria, ndërsa një pistë tjetër është edhe ajo e hakmarrjes, për shkak të hasmërisë që viktima kishte, pasi 11 vite më parë i është ekzekutuar në Barcelonë vëllai, ku të dyshuar për vrasjen e këtij të fundit kanë qenë Florenc Alikaj dhe Zenel Mahmuti. Pas vrasjes së vëllait të Everest Çakës, katër vrasje të tjera u regjistruan në Elbasan, që ishin të afërm të dy personave të dyshuar si autorë të ekzekutimit të tij.

g.kosovari

Next Post
Netanyahu s’tërhiqet: Hamasi do ta paguajë shtrenjtë. Izraeli do të veprojë me të gjitha forcat

Netanyahu s'tërhiqet: Hamasi do ta paguajë shtrenjtë. Izraeli do të veprojë me të gjitha forcat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD bllokon foltoren, mazhoranca miraton projektligjet mes flakadanëve dhe tymueseve

PD bllokon foltoren, mazhoranca miraton projektligjet mes flakadanëve dhe tymueseve

October 29, 2026
Rusia godet me dron trenin e pasagjerëve në Dnipro të Ukrainës, 13 të vdekur dhe disa të plagosur

Rusia godet me dron trenin e pasagjerëve në Dnipro të Ukrainës, 13 të vdekur dhe disa të plagosur

October 29, 2026
Lidhje me Shtetin Islamik, Iraku dënon me burgim të përjetshëm tre francezë

Lidhje me Shtetin Islamik, Iraku dënon me burgim të përjetshëm tre francezë

October 29, 2026
COVID-19, ja ku po shfaqet dinamika e re e tij

Një shënim për Erion Veliajn

October 29, 2026
Policia mbyll hetimin për vdekjen e aktores Hayden Panettiere, çfarë zbuloi autopsia

Policia mbyll hetimin për vdekjen e aktores Hayden Panettiere, çfarë zbuloi autopsia

October 29, 2026
Sekuestrohen 265 kg kanabis dhe 2 mina antitank në Shkodër, 4 të arrestuar dhe 3 në kërkim

Sekuestrohen 265 kg kanabis dhe 2 mina antitank në Shkodër, 4 të arrestuar dhe 3 në kërkim

October 29, 2026
Protesta masive më 31 tetor, Gen Z letër të hapur Kancelarit Merz: Mjaft kemi duruar, po na shkatërroni të ardhmen

Protesta masive më 31 tetor, Gen Z letër të hapur Kancelarit Merz: Mjaft kemi duruar, po na shkatërroni të ardhmen

October 29, 2026
Protestë në Kosovë në mbrojtje të grave, kërkohet llogaridhënie nga institucionet përgjegjëse pas vrasjes në Pejë

Protestë në Kosovë në mbrojtje të grave, kërkohet llogaridhënie nga institucionet përgjegjëse pas vrasjes në Pejë

October 29, 2026
Presidentja Bankës Qendrore Evropiane do të japë dorëheqjen disa muaj para mbarimit të mandatit të saj

Presidentja Bankës Qendrore Evropiane do të japë dorëheqjen disa muaj para mbarimit të mandatit të saj

October 29, 2026
Deputetët e PD hedhin sende drejt Ramës, Kryeministri largohet pas votimit për projektiligjin për BSH

Deputetët e PD hedhin sende drejt Ramës, Kryeministri largohet pas votimit për projektiligjin për BSH

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In