• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ekzekutimi i Behar Sofisë/ Identifikohet autori i pestë, GJKKO i komunikon akuzën në qelitë e burgut! Ndërmjetësuesi i vrasjes, kushëri i Nazime Vishës

by Java News
27/12/2021 16:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur kanë kaluar 10 muaj nga ekzekutimi i biznesmenit Behar Sofia në Tiranë, Policia ka arritur të identifikojë edhe autorin e pestë të ngjarjes, i cili dyshohet se ka pasur rolin e vëzhguesit.

Ai është Bujar Leza, 45 vjeç, nga fshati Larushk i Krujës, të cilit Policia i ka komunikuar akuzën në qelitë e burgut, pasi është arrestuar më parë për dhunë në familje. Policia tha dje zyrtarisht se në drejtimin e SPAK-ut, për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur më datë 25 shkurt 2021, ku u vra me armë zjarri shtetasi Behar Sofia, 66 vjeç, si rezultat i hetimeve dhe provave të grumbulluara, është bërë i mundur identifikimi i bashkëpunëtorit në këtë vrasje.

“Bazuar në provat e grumbulluara, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për shtetasin B. L., 45 vjeç, banues në Larushk, Krujë”, tha dje zyrtarisht Policia e Tiranës. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në DVP Tiranë kanë bërë ekzekutimin e masës së sigurisë ndaj këtij shtetasi në ambientet e burgut të Fushë Krujës, i cili ndodhet i paraburgosur për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, në ngarkim të shtetasit Bujar Leza, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

ROLET E TE ARRESTUARVE

Personi që dyshohet se ka qëlluar për vdekje biznesmenin Behar Sofia, 24-vjeçari Ernejt Shyti, rezulton se të paktën një muaj ka vëzhguar me detaje edhe të gjitha lëvizjet 66-vjeçarit. Ndërsa Skënder Vathi, i cili konsiderohet si organizator i këtij krimi të rëndë, e kishte shoqëruar disa herë Ernejt Shytin me qëllim që ta njihte nga afër viktimën.

Policia dhe prokuroria thonë se logohen të gjithë telefonat që mbanin personat e dyshuar në të njëjtin vend. Ndërkohë që përveç faktit se Skënder Vathi dhe Leonar Xhixha e kishin shoqëruar me automjetin e tyre të dyshuarin Ernejt Shyti që ta njihte viktimën, edhe vetë ata kanë vëzhguar lëvizjet e Sofisë.

Një ditë përpara se Behar Sofia të ekzekutohej, në një kamera sigurie shfaqet organizatori Skënder Vathi, i cili qëndron në një tavolinë larg disa metra nga Behar Sofia, i cili sapo kishte kaluar COVID-19 dhe kishte filluar të lëvizte.

Në dëshmi, Ernejt Shyti jep detaje para hetuesve për njerëzit që kishin organizuar krimin dhe e kishin rekrutuar për të kryer vrasjen, madje thekson se Skënder Vathi fillimisht ia kishte kërkuar që krimin ta kryente Xhuliano Visha, por ai nuk kishte pranuar, sepse e kishte vëzhguar për një kohë të gjatë viktimën dhe kishte dyshime se 66-vjeçari Behar Sofia mund ta njihte dhe identifikonte atë, dhe mund t’i shmangej, e kështu të mos realizohej plani./m.j

Next Post
Ne politikanët jemi Kanan Tafilët, gjuha e politikës ka humbur thagmën, kërcet si teneqe

Ne politikanët jemi Kanan Tafilët, gjuha e politikës ka humbur thagmën, kërcet si teneqe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 3 Prill 2026

April 2, 2026
Gjykata heq “pezullimin nga detyra” për kreun e IMT-së Tiranë

Gjykata heq “pezullimin nga detyra” për kreun e IMT-së Tiranë

April 2, 2026
Fushata elektorale/ Çupi del me parashikimin për zgjedhjet e 14 majit: Ja çfarë do të ndodhë të dielën

2 Prill, si mbetën të kënaqur vrasësit dhe të vrarët!?

April 2, 2026
Arsenal armësh në një studio tatuazhesh në Durrës, arrestohet 44-vjeçari

Arsenal armësh në një studio tatuazhesh në Durrës, arrestohet 44-vjeçari

April 2, 2026
Interpelanca/ Balliu: Efektivët janë të inkriminuar. Lamallari: Ka probleme, por s’mund të hedhim baltë politike mbi faktet

Interpelanca/ Balliu: Efektivët janë të inkriminuar. Lamallari: Ka probleme, por s’mund të hedhim baltë politike mbi faktet

April 2, 2026
Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, takim me homologen Davkova! Çfarë do të diskutohet

Presidenca i përgjigjet PD-së: Këshilli i Sigurimit nuk merr vendime! Begaj, në kontakt me institucionet dhe partnerët

April 2, 2026
35-vjetori i 2 Prillit, Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot më aktuale se kurrë

35-vjetori i 2 Prillit, Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot më aktuale se kurrë

April 2, 2026
Gjendet i pajetë dhe me shenja dhune 78-vjeçari në Korçë

Gjendet i pajetë dhe me shenja dhune 78-vjeçari në Korçë

April 2, 2026
Presidenti Begaj uron besimtarët për ditën e Sulltan Novruzit: Na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit

Begaj: Përkujdesja për personat me çrregullim të spektrit të autizmit, tregues i humanizmit të një shoqërie

April 2, 2026
Berisha: Paralajmërimi i SHBA nuk është pa bazë, NATO të forcojë mbrojtjen ajrore

Berisha: Paralajmërimi i SHBA nuk është pa bazë, NATO të forcojë mbrojtjen ajrore

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In