• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ekzekutimet me pagesë/ Vrasja e vëllezërve Haxhia, Nuredin Dumani dhe Klevis Alla ballafaqohen me njëri-tjetrin

by Java News
04/07/2022 17:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy bashkëpunëtorët e prokurorisë së Posaçme SPAK, Nuredin Dumani dhe Klevis Alla, të cilët kanë qenë së bashku protagonistë në vrasjen e vëllezërve, Besmir dhe Viktor Haxhiaj si dhe në ekzekutimin e Dorian Shkozës e Anxhelo Avdisë, kanë pasur një përplasje të madhe mes tyre për sa i përket tregimit të dy ngjarjeve kriminale, të ndodhura në vitin 2020 në Durrës.

Bashkëpunëtori i Drejtësisë, Klevis Alla, në 3 dëshmitë e  dhëna në 30 prill 2020, 6 maj 2020 dhe 26 shkurt 2021, ku jepen rrëfime kontradiktore për sa i përket emrave të ekzekutorëve, takimeve dhe mënyrës së ndodhjes së dy ngjarjeve të rënda informon Ora News.

Për shkak se dy bashkëpunëtorët Dumani dhe Alla, nuk përputhen me njëri-tjetrin, pak ditë më parë prokurorët e SPAK, kanë zhvilluar një seancë ballafaqimi mes Klevis Allës, bashkëpunëtorit të parë të SPAK dhe Nuredin Dumanit, bashkëpunëtorit të 4-rt, që SPAK ka në dosjen penale, ku flitet për disa vrasje në Durrës, Rrogozhinë dhe Elbasan.

3 nga katër rrëfimet që ka dhënë Klevis Alla nga muaji Prill 2020 e deri më sot, ai akuzon në mënyrë të përsëritur se autorë të vrasjes së vëllezërve Haxhiaj, Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdia, kanë qenë ai vetë, Altin Ndoci dhe Talo Çela.

Alla tregon se në të dyja rastet ai ka qënë në dijeni të vrasjes dhe protagonist. Madje tek rasti i ekzekutimit të vëllezërve Haxhiaj, ai thotë se ishte shofer i makinës “Toyota”, që Nuredin Dumani e kishte marrë tek Plaurent Dervishaj në Durrës.

Por si ekzekutorë në këtë krim të rëndë, Alla përcakton në 3 dëshmitë e tij se njerëzit që kanë qëlluar ishin Altin Ndoci dhe Talo Çela.

Nga ana tjetër në dëshminë që vetë Nuredin Dumani ka dhënë para prokurorëve dhe ku tregon vrasjen e vëllezërve Haxhiaj, ai rrëfen se vrasjen e tyre e kishte bërë ai vetë së bashku me Henrik Hoxhaj dhe Klevis Allën, të cilën i thërrisnin “Çapaçul”.

Një fakt të tillë e tregon dhe bashkëpunëtori i tretë i kësaj dosje, Henrik Hoxhaj, duke shmangur nga pjesëmarrja në krim dhe përgjegjësia penale Talo Çelën dhe Altin Ndocin.

Në 3 dëshmitë që ka dhënë Klevis Alla në prokurori, ku vetëm në 30 Prill 2020 është pyetur dy herë nga prokurori Gëzim Veizi dhe oficeri Lorenc Dervishi, ai tregon se vrasjen e 4 personave e kishte kryer Talo Çela, Altin Ndoci.

Këto dëshmi Alla, i ka dhënë në një kohë kur ai para se të arrestohej nga policia, ishte takuar me Nuredin Dumanit, dhe mund të jetë instruktuar prej tij, mbi qëndrimin që duhet të mbante.

Pasi dhe vetë Dumani ishte në dijeni që Klevis Allën e thërrisnin në polici dhe e pyesnin për vrasjen e dy vëllezërve. Vetëm në dëshminë e 4, të dhënë në datën 26 shkurt 2021 para prokurorëve Altin Dumani dhe Doloreza Musabelliu, Klevis Alla, ka përfshirë Nuredin Dumanin si ekzekutor të vëllezërve Haxhiaj, Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdisë.

Por megjithëse Alla ka qënë në të njëjtën makinë me vrasësit, çuditërisht ai nuk ka përmendur në asnjë rresht të 4 dëshmive të tij, emrin e Henrik Hoxhaj, i cili në rëfimin e tij pranon se ka vrarë bashku me Dumanin vëllezërit në Durrës dhe së bashku me Eljo Bitrin kanë vrarë Dorian Shkozën dhe Anxhelo Avdinë.

Në këtë dëshmi të katërt, Klevis Alla, thotë se në makinën tip “Toyota”, ndodhej ai vetë në timon, Nuredin Dumani në sediljen e parë, ndërsa Talo Çela dhe Altin Ndoci ndodheshin me automatikë në sediljen e pasme.

Por edhe ky moment ka ngritur për prokurorët mjaft pikëpyetje në vërtetësinë e deklaratave të Allës, pasi dy bashkëpunëtorët e tjerë, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj, tregojnë se në këtë periudhë ata kërkonin me insistim lokalizimin dhe vrasjen e Talo Çelës dhe Altin Ndocit.

Ndërsa Klevis Alla në rrëfimin para prokurorëve, rezulton se i fut hasmit në një makinë dhe i implikon ata së bashku, në dy ngjarje të rënda kriminale, me 4 të vdekur.

Për shkak se Klevis Alla ka pasur mospërputhje të thellë në tregimin e ngjarjes, prokurorët e kanë pyetur atë se pse ai nuk kishte treguar emrin e Nuredin Dumanit, por Alla është shfajësuar duke pohuar se Dumani e kishte kërcënuar se do i vriste motrën e vogël. /m.j

Next Post
FOTO/ Ishte i varur nga pornografia, filmonte pacientet në tualet dhe vodhi llogaritë e Icloud-it të kolegeve, arrestohet mjeku

FOTO/ Ishte i varur nga pornografia, filmonte pacientet në tualet dhe vodhi llogaritë e Icloud-it të kolegeve, arrestohet mjeku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com