• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ekzektuan 45-vjeçarin në Krujë, arrest me burg për 6 të arrestuarit

by Java News
23/01/2016 11:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Krujës kërkon caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për 6 shtetas, të dyshuar për veprën penale të “Vjedhjes me me pasojë vdekjen, të kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake..”. këta shtetas akuzohen se, në dt. 19.01.2016, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë zënë pritë për të grabitur shtetasin Fatmir Pula. Gjatë tentativës për ta grabitur, njëri prej personave të dyshuar e ka qëlluar me armë automatik, duke i shkaktuar vdekjen shtetasin Pula. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zezë të Komunës Nikël, në Krujë.

Info më i zgjeruar
Më daten 19.01.2016, rreth orës 20.30, nga ana e Komisariatit të Policisë Krujë është njoftuar se ne vendin e quajtur Fshatin Zeze Komuna Nikel, ështe gjetur i vrare me arme zjarri shtetasi Fatmir Pula, i datelindjes 1971, me banim ne fshatin Zeze- Komuna Nikel/Kruje.

Menjëherë pas kësaj është ngritur grupi hetimor në drejtimin e Prokurorit, në përbërje të së cilit ka pasur oficerë të policisë gjyqësore të sektorit per Krime të Rënda të Komisariatit të Policisë Krujë dhe Drejtorisë së Policisë Vendore Durrës. Pas kryerjes së veprimeve paraprake hetimor të cilat filluan qysh në momentin e njoftimit për vrasjen dhe vazhduan deri në mengjesin e datës 20.01.2016, nëpërmjet hetimeve proaktive në bashkëpunim me forcat e Policisë së Shtetit, është bërë e mundur të siguroheshin të dhëna lidhur me autorin e dyshuar të vrasjes, konkretisht shtetasin Admir Haka. Ky shtetas rezulton të ishte banor i fshatit “Zezë-Nikël” dhe njëkohësisht fqinj me viktimën. Veprimet hetimore të mëtejshme provuan se nuk kishim të bënim me veprën penale të “Vrasjes me Paramendim”, por qëllimi parësor i autorëve ishte shtënia në dorë e pasurisë së viktimës, veprime të cilat sollën si pasojë vrasjen e viktimës Fatmir Pula.

Po kështu rezultoi se personi i dyshuar Admir Haka për këtë qëllim kishte organizuar dhe ekzekutuar planin kriminal në bashkëpunim me shtetasit Herton Haka, Aleksandër Haka, Otion Metuku, Hekuran Boci dhe E.C. Në këtë kuadër është urdhëruar arrestimi në flagrancë i shtetasve të mësipërm, si edhe është shpallur në kërkim shtetasi E.C.

Konkretisht ngjarja rezulton të ketë ndodhur në këto rrethana:
Të arrestuarit Admir Haka, Herton Haka, Aleksandër Haka, Hekuran Buci, Olti Metuku dhe E.C. kanë lidhje familjare dhe njohje të mëparshme me njëri-tjetrin.

Pas një plani paraprak që ka pasur për qëllim vjedhjen e pasurisë së viktimës Fatmir Pula të hartuar qysh më parë ndërjmjet shtetasve Admir Haka, Oltion Metuku dhe E.C., ne datë 19.01.2016 rreth orës 20.00, shtetasit Admir Haka dhe E.C, kanë shkuar në afërsi të shtëpisë së viktimës Fatmir Pula. Pasi kanë marrë më parë armën që e kishin fshehur te vëllai i shtetasit Admir Haka, kanë vënë thasë në rrugën që të conte në banesën e viktimës. Pasi i kanë bërë thirrje për të ndaluar këtij të fundit, kanë kapërcyer gardhin duke qëlluar në drejtim të shtetasit Fatmir Pula, pasi ky i fundit doli jashtë mjetit të tij.

Vepra penale e mësipërme është dokumentuar dhe për këtë qëllim personat e arrestuar janë dërguar në gjykatën e shkallës së parë Krujë për “vleftësimin si të ligjshëm të arrestmit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” në ngarkim të personave të arrestuar si bashkëpunëtorë në kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes me me pasojë vdekjen, të kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.

Next Post

Testimi i mësuesve, Boçi: Bie në kundërshtim me ligjin për Arsimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

February 20, 2026
Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In