• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Testimi i mësuesve, Boçi: Bie në kundërshtim me ligjin për Arsimin

by Java News
23/01/2016 11:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht kreu i Departamentit të Arsimit, Luciano Boçi ka reguar sot në lidhje me testimin e mësuesve.

Me anë të një deklarate për shtyp, deputeti Boçi ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama dhe Ministren e Arsimit, Lindita Nikolla se po detyrojnë sot me përdhunë mësuesit, t’i nënshtrohen një testimi politik, krejtësisht të paligjshëm.

“Testimi i sotëm, bie në kundërshtim me ligjin për Arsimin parauniversitar dhe dispozitat normative për zhvillimin profesional dhe pikërisht me nenin 58 të tyre. Ai shkel cdo kod moral, etik e ligjor, për vlerësimin e punës së mësuesit. Rama dhe Nikolla, kanë gati tre vite që i kërcënojnë ata, i poshtërojnë, i nxjerrin gjuhën, i mashtrojnë, i transferojnë, i pushojnë sipas interesit, sipas klientelës, sipas bindjes politike”, ka theksuar Boçi.

“Pasi i hoqën pa pikë përgjegjësie dhe morali pagën e 13-të, pasi i mbajtën varë për një vit, pa kontratën kolektive të punës, pasi i listuan në gusht, pabesisht, sipas përkatësisë partiake, në bazë të fakteve të denoncuara në këtë foltore, pasi i kërcënuan me vendin e punës për ti marrë votën, siç përcaktoi dhe raporti i OSBE-ODIHR-it, shpikën më në fund dhe këtë testim. Kanë tre vite që lodhen e sorrollaten për të hartuar e zbatuar, këtë procesion lincimi të mësuesve. Ndonëse, udhëzimi i vetë kësaj ministrie, që prej kohësh luan sport e tallet me mësuesit, përcakton se testimi bëhet në rrugë digitale, pa identifikim, një tjetër copë letre, e dalë nga zyra e Nikollës, i detyron mësuesit, ti nënshtrohen, në kundërshtim me vetë udhëzimin, një provimi me shkrim, me emër e mbiemër”, është shprehu Boçi.

Sipas deputetit demokrat, “kjo nuk është thjesht vetëm prerje në besë, por është njëkohësisht, një maskaradë e një akt turpi i kësaj qeverie të pa turp”.

“Ky testim nuk i shërben zhvillimit profesional, por realizon goditjen profesioniste denigruese të misionit dhe rolit fisnik të mësuesit. Mësuesit, do të dinë mirë ti japin notën e merituar kësaj qeverisje të dështuar”, ka përfundurar deklaratën e tij deputeti Luçiano Boçi.

Next Post

Besa çmend të rinjtë, zhvishet edhe në dimër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com