• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ekuipazhi i “Shenzhou-18” kryen eksperimente shkencore në hapësirë

by Java News
27/05/2024 17:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekuipazhi i “Shenzhou-18” ka kryer një sërë eksperimentesh shkencore gjatë muajit të kaluar që kur hyri në Stacionin Hapësinor të Kinës më 26 prill.

Tre astronautët kinezë, Ye Guangfu, Li Cong dhe Li Guangsu, u dërguan në stacionin hapësinor orbital për një mision gjashtëmujor më 25 prill.

Latër peshq zebër dhe bimë Ceratophyllum demersum u dërguan në orbitë nëpërmjet anijes kozmike “Shenzhou-18” për një eksperiment biologjik dhe ekologjik.

Deri më tani, astronautët kanë kryer me sukses marrjen e dy mostrave të ujit dhe zëvendësimin e enës së ushqimit të peshqve. Ata zbuluan disa sjellje jonormale të orientimit të peshqve zebër në mikrogravitet, të tilla si bërja e lëvizjeve rrotulluese, ecja në rrathë dhe madje edhe notimi me kokë poshtë.

Mostrat e ujit, vezët e peshkut dhe videot që regjistrojnë sjelljet e lëvizjes hapësinore të peshqve zebër do të dërgohen përsëri në Tokë, me qëllim që shkencëtarët të studiojnë ndikimin e mjedisit hapësinor në rritjen e sjelljet e vertebrorëve, të cilat do të shërbejnë si pikë referimi për studimet mbi qarkullimin e materialit të ekosistemeve autonome në hapësirë.

Foto nga VCG

Kabina eksperimentale me djegie është një nga tetë kabinat eksperimentale të mbartura nga “Mengtian”, një modul laboratorik i stacionit hapësinor të Kinës. Ajo mund t’i ndihmojë shkencëtarët të kryejnë kërkime të thelluara mbi problemet shkencore bazë të djegies, shtytjes në hapësirë, mbrojtjes nga zjarri të anijeve kozmike, kontrollit të ndotjes nga djegia dhe teknologjive të tjera bazë e të zbatuara.

Gjatë muajit të kaluar, anëtarët e ekuipazhit kanë përfunduar instalimin e kabllit të konvertimit të valvulës solenoide të djegies, e cila mund të kontrollojë nga larg çelësin e valvulës solenoide, për të kontrolluar me saktësi rrjedhën e karburantit gjatë eksperimentit.

Foto nga VCG

Ekuipazhi i “Shenzhou-18” kreu gjithashtu zëvendësimin e ndezësit, pastrimin, shkarkimin e gazit të mbetur dhe operacione të tjera në kabinën eksperimentale të djegies.

Tre astronautët gjithashtu përfunduan misionin për të zëvendësuar mostrat e kabinës së materialeve pa kontejnerë. Më parë, një numër projektesh kërkimore kyçe u kryen në kabinën pa kontejnerë e shumë grupe mostrash eksperimentale u sollën në Tokë për teste e kërkime të mëtejshme. Ekuipazhi gjithashtu montoi dhe testoi ekspozimin e materialeve të pajisjeve eksperimentale jashtë stacionit.

Astronautët në hapësirë përballen me një sërë sfidash fiziologjike të shkaktuara nga mjedisi i mikrogravitetit, duke përfshirë ndryshimet në sistemin kardiovaskular, atrofinë e muskujve dhe humbjen e densitetit të kockave.

Ata kanë kryer ushtrime të rregullta për mbrojtjen ndaj mungesës së peshës, si stërvitje në pistë vrapimi elektrike dhe stërvitje rezistence, për të ruajtur gjendjen e mirë fizike për misionin gjashtëmujor.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidenti serb në samitin e Ohrit, Çupiç përmend Ismail Kadarenë mes figurave të mëdha të Ballkanit

Presidenti serb në samitin e Ohrit, Çupiç përmend Ismail Kadarenë mes figurave të mëdha të Ballkanit

November 27, 2026
URDHRI/ Zgjedhjet vendore, PD nuk pret bashkimin dhe nis kërkimin për kandidatët! Udhëzimi surprizë për strukturat

Reforma Zgjedhore, PD i depoziton propozimet në Kuvend! Kërkon lista 100% të hapura, votë për 5 kandidatë dhe një zonë e vetme elektorale

November 27, 2026
Albana Vokshi e kishte paditur Taulant Ballën për shpifje, GJKKO pushon çështjen!

Albana Vokshi e kishte paditur Taulant Ballën për shpifje, GJKKO pushon çështjen!

November 27, 2026
Nis Samiti i “Growth Plan”, tryeza mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneres së BE-së! Mbërrin Marta Kos, pritet nga Rama

Rama priti liderët e Ballkanit Perëndimor, ministri Hoxha: Shqipëria do të marrë këstin e katërt prej 185.6 milionë euro nga Plani i Rritjes së BE

November 27, 2026
“Shajeni Ramën sa të doni, por shteti duhet ruajtur”, analisti krahason opozitën shqiptare me Le Pen në Francë

Një ditë para protestës kombëtare, Qeveria miraton aktin e ri normativ: Organizatorët mbajnë përgjegjësi financiare për shkatërrimet e dëmet!

November 27, 2026
Nga revolucioni permanent te djegia permanente; pse e gjitha është një boomerang politik?

‘Zogjtë’ e revolucionit e quajnë betejë finale dhunimin e Pavarësisë!

November 27, 2026
VENDIMET/ Nga akti për kompensimin e dëmeve nga dhuna në protesta, te agroturizmi dhe emergjencat, ja miratimet në mbledhjen e Qeverisë

VENDIMET/ Nga akti për kompensimin e dëmeve nga dhuna në protesta, te agroturizmi dhe emergjencat, ja miratimet në mbledhjen e Qeverisë

November 27, 2026
Video/ E vranë dhe e hodhën në liqenin e Shkopetit, si e rrëmbyen autorët Renis Dobrën

U rrëmbye dhe u hodh në liqenin e Ulzës pas torturës, SPAK dërgon në gjyq 4 autorët e vrasjes së Renis Dobrës! Zbardhet edhe skema

November 27, 2026
Gjermania dhe Austria kërkojnë pronësi të BE-së te “TikTok”, shqetësime dhe për sigurinë e të dhënave!

Gjermania dhe Austria kërkojnë pronësi të BE-së te “TikTok”, shqetësime dhe për sigurinë e të dhënave!

November 27, 2026
Tregtarët e tregut të Orizit në Vlorë protestë para prefekturës: Po nuk u hap tregu, duam pagën e luftës

Nisma ligjore/ Qeveria vendos monitorim dhe gjoba deri në 2 milionë lekë! Ja sa do të ulen çmimet në supermarkete nga 1 janari?

November 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In