Një 47 vjeçar italian i dënuar në Turqi me 7 vite burg dhe në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar ditën e sotme nga Tirana.
I ekstraduari është shtetasi italian Donato Crastolla, 47 vjeç, banues në Brindizi të Italisë. Sipas policisë, Gjykata e Izmirit në Turqi, me vendimin datë 24.09.2014, e ka dënuar me 7 vjet burg për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”, i cili ju dorëzua oficerëve të eskortës turke.