• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ekspozitë solidariteti në Galerinë e Artit/ Veliaj: Kemi nevojë të promovojmë të rinjtë, si shembuj të së mirës!

by
20/07/2022 16:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Galerinë e Artit të Tiranës u çel ekspozita e artistit të ri Dario Toska, një ekspozitë solidariteti, me kurator artistin dhe piktorin e mirënjohur, Helidon Haliti. Të ardhurat e mbledhura nga shitja e veprave të ekspozuara do të dhurohen në ndihmë të Shtëpisë Rosalba në Gjadër, Lezhë, e cila ndihmon rreth 500 familje në nevojë nga e gjithë Shqipëria.

Në përurimin e kësaj ekspozite të veçantë, në hapësirën e artit në Tiranë, mori pjesë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai vlerësoi artistin e ri për idenë e bukur dhe tha se ka edhe plot të rinj të tjerë, artistë, që kontribuojnë për njerëzit në nevojë, por duhen promovuar.

“Na duhet që artistët e rinj si Dario t’i gjejmë edhe t’i promovojmë. Në qoftë se të gjithë ju këtu bëheni pjesë e këtij pakti që po propozoj – atë të promovimit të së mirës, të bukurës, të estetikës, të shijes – atëherë është vetëm çështje kohe, që në lajme do të dëgjojmë më shumë për Dariot dhe më pak për banalitetet e atyre që ende sherrosen.

Duhet t’i largohemi banalitetit dhe ky është ilaçi që i duhet shoqërisë sonë”, tha Veliaj. Artisti dhe piktori Helidon Haliti tha:

“Kur u përurua kjo galeri më kujtohet kur kryetari tha se kjo sallë do të zbulojë talente. Është qëllimi i saj, t’i japim patjetër vend të rinjve. Unë e pata shumë të lehtë ta pranoja ftesën e Darios, me të cilin kemi bërë bisedime që kur ai ishte i vogël, prandaj e përgëzoj jashtëzakonisht shumë. I falenderoj të zotët e shtëpisë, që kanë krijuar një fole vërtet kaq të ngrohtë, po e shikoni se ka fluks kërkesash dhe për këtë më vjen jashtëzakonisht mirë. Është viti i rinisë për Tiranën dhe jam i bindur se përveç atyre një mijë e disa aktiviteteve që janë bërë deri tani, pas kësaj do të vijnë edhe më shumë”. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në 22 korrik në Galerinë e Artit të Tiranës.

/e.d

Next Post
“Çmenduri”/ Rama i acaruar edhe në festën e ditëlindjes: Një turp që lidhet me frymën e devijuar të zgjerimit

Hakerat kërkuan 30 milionë euro pas sulmit kibernetik? Rama: Nuk është e vërtetë! As të dhënat nuk janë shkatërruar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

October 3, 2026
Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

October 3, 2026
Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!

Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!

October 3, 2026
K*rvat e vërteta të një shoqërie!

K*rvat e vërteta të një shoqërie!

October 3, 2026
Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë

Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë

October 3, 2026
Anglia shkatërron Kroacinë, 7 gola në 90 minuta, Kane e Saka shënojnë dopietë!

Anglia shkatërron Kroacinë, 7 gola në 90 minuta, Kane e Saka shënojnë dopietë!

October 3, 2026
Dhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në banesë, autori dyshohet se e goditi me sëpatë

Policia zbardh detajet e helmimit të 6 fëmijëve në një kopsht në Korçë, nën hetim për shpërdorim detyre drejtoresha e institucionit dhe një mjeke

October 3, 2026
Indeksim, rritje pensionesh, apo…/ Çfarë pritet të ndodhë duke nisur nga 1 tetori, ja sa para më shumë do të hyjnë në xhepat e pensionistëve shqiptar

Pensionet në pritje të rritjes, qeveria zbulon çfarë pritet të ndodhë me pagesat për 755 mijë qytetarë

October 3, 2026
Ja shenjat e horoskopit që nuk falin gabimet

Ja shenjat e horoskopit që nuk falin gabimet

October 3, 2026
Polonia përgatit “ligjin para luftës”, ja çfarë ndryshon në rast të një kërcënimi ndaj vendit

Polonia përgatit “ligjin para luftës”, ja çfarë ndryshon në rast të një kërcënimi ndaj vendit

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com