• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Eksportohen të dhënat e TIMS”, Flamur Noka: Kam zbuluar operacionin Rama-Balla për të prishur provat

by A R
07/08/2023 15:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Flamur Noka ka akuzuar kryeministrin Rama dhe Ministrin e Brendshëm Balla se me urdhër të tyre janë eksportuar të gjitha të dhënat e sistemit Tims në Qipro. Sipas Nokës, ky veprim është kryer me qëllimin e vetëm që pushtetarët të prishin provat që i implikon ata në takimet me element të krimit të organizuar.

DEKLARATË PËR MEDIA E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM, FLAMUR NOKA

Prej dy ditësh ka shpërthyer superskandali i vjedhjes dhe eksportimit të të gjitha të dhënave të sistemit të TIMS të narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, të Krim-ministrit, Edi Rama.

Më datën 2 gusht 2023 Ervin Muça, Drejtori i Departamentit të Teknologjisë së Informacionit në Policinë e Shtetit, i sapo-emëruari me urdhër direkt dhe jashtë çdo kriteri, dhe në kundershtim flagrant me ligjin, nga Krim-Ministri Edi Rama, ka urdhëruar verbalisht gjithë punonjësit e databazës dhe serverave të kryejnë eksportim të menjëhershëm të të gjitha bazës së të dhënave të TIMS në një harddisk të jashtëm, që mbahej personalisht nga ky person.

Këto të dhëna sekrete, sipas ekspertëve që njohin sistemin, përfshijnë të gjitha hyrjet dhe daljet e personave nga kufijtë e vendit, dokumentet biometrike, gjeneralitetet, ngjarjet kriminale dhe jo kriminale, aksionet e policisë, dosjet hetimore, lista terroristash, gjobat e makinave, informacion territorial sekret etj.

Këtë urdhër te paligjshëm gojor e ka kundërshtuar menjëherë shefi i sektorit të sistemit Ardit Muça, i cili ka informuar eproret nga ministri te drejtori i Përgjithshëm i Policisë e poshtë. Por njoftimi i tij ka rënë në vesh të shurdhër, dhe Ervin Muça, duke përdorur punonjës të dy kompanive private të IT Soft & Solution të Ermal Beqirit, dhe kompaninë “Horizon”, të cilët kanë ardhur gjatë orarit të mbasdites pranë laboratorit të DTI-së, në rrugën “Mine Peza”, kanë kryer eksportin e të dhënave.

Gjatë pritjes së përfundimit të procesit të eksportit, këta persona janë shprehur se janë, njëri punonjës IT i QKB, dhe dy të tjerë nga kompania “Horizon”. Por sipas burimeve te mirëinformuara punonjësit janë nga kompania “Horizon”, me NIPT K52225004V, kanë eksportuar në Qipro databazen e të dhënave te sistemit TIMS. Procesi i eksportimit u bë në prani të Besjon Tanuzit, që ka një javë që me urdhër të Taulant Ballës, në kundërshtim me ligjin, dhe pa certifikatë sigurie, ka ardhur si drejtor me mision pikërisht këtë vjedhje.

Gjatë eksportit kanë qenë të pranishëm nga DTI e Policisë, Albana Vrapi nga Sektori i databazës, Enkli Hoxha nga Sektori i serverave, Egis Hidri nga Sektori i Serverave, Xhulja Çollaku nga Sektori i Serverave, Elvis Hysi nga Sektori i Serverave.

Kurse dërgimi i të dhënave te mediat e qeverisë ka qëllime kriminale. Një gjë është e sigurt, se ato do përdoren për tregti të dhënash me bandat e krimit, për pazare dhe shantazhe dhe prishje provash thelbësore të veprimeve kriminale të pushtetarëve të sotëm të regjistruara në sistemin TIMS.

Rikujtojmë këtu se në këtë sistem janë të regjistruara të gjitha udhëtimet jashtë vendit te Olsi Ramës, me grupin e Hakmarrjes për Drejtësi të Xibrakës, janë të regjistruara 54 udhëtimet e Taulant Ballës me Edmond Begon, trafikantin dhe zëvendësin e Aldo Bares, janë të regjistruara hyrjet dhe daljet dhe takimet me Edi Ramën të anëtarëve të kartelit të Sinaloas të Meksikës.

Partia Demokratike denoncon me forcën më të madhe këtë operacion shtetëror kriminal të Edi Ramës dhe Taulant Ballës, i cili rrezikon shumë sigurinë e vendit, të rajonit dhe të Europës.

Ajo garanton shqiptarët se, në kuadrin e luftës me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar, porositësit e këtij operacioni kriminal Edi Rama-Taulant Balla, dhe zbatuesit Ervin Muça dhe çdo njeri që mori pjesë në këtë krim te shëmtuar do të përballen me ligjin dhe të gjithë forcën e tij.

/a.r

Next Post
Flasin fqinjët e viktimës në Qerret: Sot nisën punimet, Shabani po prishte banesën e vjetër…

Flasin fqinjët e viktimës në Qerret: Sot nisën punimet, Shabani po prishte banesën e vjetër…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet/ Protestuesit bllokojnë rrugën dhe kërkojnë të hyjnë në ambientet e Kryeministrisë, Policia rrethon godinën (FOTO)

Tensionet/ Protestuesit bllokojnë rrugën dhe kërkojnë të hyjnë në ambientet e Kryeministrisë, Policia rrethon godinën (FOTO)

September 1, 2026
Hita gradon ‘Kryekomisar’ efektivin që shpëtoi 24-vjeçaren e marrë peng në Roskovec! Shpërblim dhe për ata që kapën vrasësin e portugezit

Hita gradon ‘Kryekomisar’ efektivin që shpëtoi 24-vjeçaren e marrë peng në Roskovec! Shpërblim dhe për ata që kapën vrasësin e portugezit

September 1, 2026
Kriza në Ceuta, 22 vende të BE-së kërkojnë takim urgjent për valën e emigrantëve -

Ceuta kthehet në skenë horrori, u denoncuan 23 sulme seksuale, 9 prej tyre ndaj fëmijëve!

September 1, 2026
Rriten tensionet/ Gjermania akuzoi zyrtarisht Rusinë për sulmin me dron në Lajpcig, NATO dhe BE i dalin në mbështetje!

Rriten tensionet/ Gjermania akuzoi zyrtarisht Rusinë për sulmin me dron në Lajpcig, NATO dhe BE i dalin në mbështetje!

September 1, 2026
Tragjedia në Vaun e Dejës, Urgjenca sqaron vonesën e ambulancës: Ishte me defekt, dy mjete u nisën nga Shkodra dhe…

Tragjedia në Vaun e Dejës, Urgjenca sqaron vonesën e ambulancës: Ishte me defekt, dy mjete u nisën nga Shkodra dhe…

September 1, 2026
Motivi sekret i nxitimit të Sali Berishës për në SHBA

Motivi sekret i nxitimit të Sali Berishës për në SHBA

September 1, 2026
Vajza 42-vjeçare e Brigitte Macron, në një lidhje romantike me studentin 20 vjet më të vogël

Vajza 42-vjeçare e Brigitte Macron, në një lidhje romantike me studentin 20 vjet më të vogël

September 1, 2026
Kina “bashkoi” Tokën me Hënën me një lazer: Imazh 8K i transmetuar në vetëm 12 sekonda

Kina “bashkoi” Tokën me Hënën me një lazer: Imazh 8K i transmetuar në vetëm 12 sekonda

September 1, 2026
Rekordi i ri i Yamal çmend Barcelonën, kalon Mbappé, Haaland dhe Messin!

Rekordi i ri i Yamal çmend Barcelonën, kalon Mbappé, Haaland dhe Messin!

September 1, 2026
SHKRESA/ Aplikimet në Akademinë e Sigurisë, Lamallari firmos urdhrin që rishikon kufirin e moshës për pranimet në Polici: Vendim i drejtë, ofron barazi!

SHKRESA/ Aplikimet në Akademinë e Sigurisë, Lamallari firmos urdhrin që rishikon kufirin e moshës për pranimet në Polici: Vendim i drejtë, ofron barazi!

September 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com