• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Eksportet shqiptare, rënie mbi 9 përqind për tetorin

by A R
27/11/2015 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vetëm në tetor, eksportet ranë 9.3%. Krahas “mineraleve, lëndëve djegëse e energjisë”, fillon dhe tkurrja e grupit të tretë më të madh “materiale ndërtimi dhe metale”. Rriten ndjeshëm eksportet e “ushqime, pije e duhan”…

Eksportet arritën në 205.8 miliardë lekë për 10-mujorin e këtij viti, duke shënuar rënie me 4.3% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas statistikave të publikuara sot nga INSTAT. Ritmet e rënies janë përshpejtuar, në raport me 9 mujorin, ku tkurrja ishte 3.7%.

Rënia e thellë e grupit “minerale, lëndë djegëse, energji” po “gropos” eksportet totale, ndërsa për herë të parë gjatë këtij viti edhe grupi i tretë më i madh “material ndërtimi dhe metale” ka shënuar ecuri negative.

Grupet e tjera janë në përmirësim, të ndjeshëm, sidomos “pijet, ushqimet e duhani” dhe “makineri e pajisje”, por pesha e tyre e vogël, në raport me totalin, bën që ato të mos kenë ndikimin në trendin e përgjithshëm të eksporteve.

Eksportet e “minerale, lëndë djegëse, energji” ranë me 23%, në 57 miliardë lekë me bazë vjetore për periudhën janar-tetor. Koniunktura e pafavorshme ndërkombëtare, sidomos për naftën, është arsyeja kryesore e rënies, teksa operatorët nuk kanë interes të prodhojnë e eksportojnë, kur çmimet kanë prekur fundin. Edhe importet e energjisë janë në rënie, për shkak të rritjes së prodhimit vendas dhe thatwsirws sw tetorit. Beralb, prodhuesi i kromit pezulloi aktivitetin në shtator.

Eksportet e tekstile e këpucëve u rritën me 3.1% në gati 75 miliardë lekë për 10-mujorin, duke qenë grupi më i madh i eksportuar në vend me 36% të totalit (një vit më parë kryesonin lëndët djegëse e energjia me 34% të totalit). Ndonëse ky grup e ka marrë veten, pas rënies në muajt e parë të vitit, sërish ai mbetet larg rritjeve dyshifrore që u panë vitin e kaluar. Aktorët e tregut pohojnë se rritja e ndjeshme e kostove të aktivitetit po e bën këtë industri më pak konkurruese, ndërkohë që kërkesat nga partnerët e huaj nuk po mungojnë.

Materialet e ndërtimit dhe metalet shënuan rënie për herë të parë për 10 mujorin, si rrjedhojë e tkurrjes së fortë në tetor, me 16% në tetor, duke rezultuar me eksporte prej 30.8 miliardë lekësh, për periudhën janar-tetor. Kompania Kurum ka kaluar një periudhë të vështirë në periudhën shtator-tetor, duke ndikuar në performancën negative të këtij grupi.

Eksportet e ushqimeve, pijeve e duhanit kanë shënuar rritjen më të madhe në vlerë absolute për 10-mujorin, duke u zgjeruar me gati 3.3 miliardë lekë, apo 25%, për të arritur në 16.5 miliardë lekë.

Eksportet e makinerive dhe pajisjeve kanë ngadalësuar rritjen në raport me pjesën e parë të vitit, megjithatë janë rritur me ritme dyshifrore, me 27% në 9.3 miliardë lekë.

Eksportet e drurit dhe letrës, një grup që u rrit me ritme dy shifrore vitin e kaluar ka rezultuar me rënie këtë vit, duke u ulur me 9.6% për 10 mujorin, në 6.8 miliardë lekë. Kompania “Center Shqiptare”, me qendër në Berat, që vitin e kaluar shënoi një lulëzim të eksporteve të çantave të letrës dhe kartonëve në vendet e BE-së, rezulton të ketë frenuar aktivtetin këtë vit.

Për 10-mujorin, grupi më i eksportuar ishin tekstilet e këpucët, me 36% të totalit, ndërsa “Mineralet, lëndët djegëse e energjia” kanë zbritur në vendin e dytë me 28% të totalit, nga 34% që zinin për të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në tetor, eksportet ranë 9.3%

Në muajin Tetor 2015 eksportet e mallrave arritën vlerën 20 mld lekë, duke u ulur me 9,3 % në krahasim me Tetor 2014 dhe 1,0 % në krahasim me Shtator 2015. Importet e mallrave në muajin Tetor 2015 arritën vlerën 50 mld lekë, duke u ulur me 4,3 % në krahasim me Tetor 2014 dhe duke u rritur me 14,0 % në krahasim me Shtator 2015. Deficiti tregtar i këtij muaji është 30 mld lekë, duke u ulur me 0,6 % krahasuar me Tetor 2014 dhe duke u rritur me 27,0 % në krahasim me Shtator 2015.

Ulja vjetore e eksporteve prej 9,3 % këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -8,7 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -2,4 pikë përqindje, “Prodhime druri dhe letre” me -0,9 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të eksporteve kanë ndikuar pozitivisht grupet: “Tekstile dhe këpucë” me +2,3 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” kanë kontribuar me +1,0 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me +0,4 pikë përqindje.

MONITOR

eksporte

Next Post

Dorëheqja e Frrokut, plas sherri për mandatin e deputetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In