• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Eksportet rriten në maj, INSTAT: Është ngushtuar deficiti tregtar gjatë 5 muajve të parë të 2025

by B K
17/06/2025 19:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në majin e këtij viti, eksportet, edhe pse me një rritje të vogël prej 1.2% më shumë se i njëjti muaj i një viti më parë, i janë kthyer trendit pozitiv.

Kjo rritje, sipas Institutit të Statistikave, erdhi kryesisht nga grupet “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike”, si dhe nga eksportet e produkteve ushqimore dhe veshjeve. Megjithatë, një ndikim negativ në total ka pasur grupi i “Materialeve të ndërtimit dhe metaleve”.

Për gjithë pesëmujorin janar-maj, eksportet arritën në 168 miliardë lekë, me një rritje vjetore prej 2.1%. Ndërkohë që importet për muajin maj u ulën me 2.1% krahasuar me majin e kaluar, por duke shënuar një rritje prej 2.6% në krahasim me muajin paraardhës.

Kjo ulje vjetore është ndikuar kryesisht nga tkurrja e importeve të “mineraleve dhe energjisë”, si dhe të “materialeve të ndërtimit dhe metaleve”. Në të kundërt, janë rritur importet e produkteve ushqimore, kimikateve dhe tekstileve.

Edhe pse deficiti tregtar në 5 muajt e parë të vitit është ngushtuar, ai sërish mbetet në shifra të larta, në vlerë prej 187 miliardë lekësh, çka do të thotë se vendi ynë vijon të jetë një vend që importon shumë më tepër sesa eksporton.

Në ndarjen sipas vendeve, rritja më e fortë e eksporteve në maj është regjistruar drejt Kosovës, Turqisë dhe Spanjës, ndërsa janë tkurrur eksportet drejt Italisë, Greqisë dhe Gjermanisë.

Sa i përket importeve, krahas rritjes nga Kina, është shënuar një rritje edhe nga Greqia dhe Gjermania, ndërsa Italia dhe Turqia kanë shënuar rënie.

Next Post
Manja pret Presidentin e Eurojust: Shqipëria, partnere kyçe në drejtësinë ndërkombëtare

Manja pret Presidentin e Eurojust: Shqipëria, partnere kyçe në drejtësinë ndërkombëtare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Valbona Zeneli, ekspertja e Atlantic Council dëshmon në Kongresin amerikan për ndikimin e Kinës në Europë: Të forcohet mbrojtja kibernetike!

Valbona Zeneli, ekspertja e Atlantic Council dëshmon në Kongresin amerikan për ndikimin e Kinës në Europë: Të forcohet mbrojtja kibernetike!

March 5, 2026
Albulena Haxhiu pranon amendamentet e Vjosa Osmanit: Presidenti të zgjidhet nga populli

Albulena Haxhiu pranon amendamentet e Vjosa Osmanit: Presidenti të zgjidhet nga populli

March 5, 2026
Rama dënon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Regjimi i Teheranit duhet izoluar nga çdo cep i botës!

Rama dënon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Regjimi i Teheranit duhet izoluar nga çdo cep i botës!

March 5, 2026
“Ferit Hoxha ka bashkëpunuar me Metën”, ish-Presidenti i përgjigjet Ballës: Nuk doja ta bëja ambasador

“Ferit Hoxha ka bashkëpunuar me Metën”, ish-Presidenti i përgjigjet Ballës: Nuk doja ta bëja ambasador

March 5, 2026
Me pistoletë në dorë, duke goditur derën me shkelma, pamje nga grabitja e exchange-it në Tiranë

Me pistoletë në dorë, duke goditur derën me shkelma, pamje nga grabitja e exchange-it në Tiranë

March 5, 2026
‘Në Sofrën e Hënës’/ Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri me fjalimet e mbajtura në iftare ndër vite

Rama promovon librin “Në sofrën e hënës”, kryeministri: Mora shtysë nga disa miq myslimanë

March 5, 2026
PD ka humbur sensin e jetës politike

PD ka humbur sensin e jetës politike

March 5, 2026
Ministrat e BE-së dënojnë sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjirit: Kërcënohet siguria rajonale dhe globale

Ministrat e BE-së dënojnë sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjirit: Kërcënohet siguria rajonale dhe globale

March 5, 2026
Shoqata Shqiptare e Bankave: Kujdes nga telefonatat mashtruese që kërkojnë të dhënat!

Shoqata Shqiptare e Bankave: Kujdes nga telefonatat mashtruese që kërkojnë të dhënat!

March 5, 2026
Ngërçi për presidentin në Kosovë, Osmani: Kryetari i shtetit të zgjidhet nga populli

Ngërçi për presidentin në Kosovë, Osmani: Kryetari i shtetit të zgjidhet nga populli

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In