• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Eksportet blegtorale “Made in Albania”, Krifca: Është kryer me sukses exporti i parë i mishit të qingjave në Arabinë Saudite

by A R
26/12/2022 13:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria nis eksportet e mishit drejt Arabisë Saudite duke shënuar kështu një zhvillim madhor për blegtorinë dhe tregjet e reja të eksporteve.

Lajmin e dha ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca, duke vlerësuar punën e madhe të bërë nga strukturat për hapjen këtij tregu të ri.

“Pas një pune të fortë institucionale në ndjekjen e procedurave të certifikimit të fermave e thertoreve “Hallall”, 40 qingjat e parë u eksportuan sot drejt tregut të Arabisë Saudite duke nisur kështu edhe zbatimin e marrëveshjes së MBZHR me këtë shtet”, u shpreh ministrja Krifca.

Flukset në rritje të eksporteve bujqësore po shënojnë progres, jo vetëm në sektorin e futave-perimeve, por tashmë edhe në eksportin e produkteve blegtorale.

Ministrja informoi se, nga therrtorja Gramsh është kryer me sukses exporti i parë i mishit të kuq ( Qingja) për në shtetin e Arabisë Saudite, teksa e gjithë procedura u ndoq në mënyrë korrekte nga shërbimi veterinar .

Sipas saj, ngarkesa me mish të kuq me origjinë nga Zhulati i Gjirokastrës, u administrua në thertoren e licencuar hallall në Gramsh, sipas standardeve dhe nën vëzhgimin e veterinerëve të Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, u paketuan, etiketuan dhe certifikuan për eksport.

“Kjo është një ngarkes e parë e cila teston një treg tejet të rëndësishëm për ne, i cili ka potencialin ta çoj nivelin e blegtoris në një stad të ri zhvillimi”, tha Krifca.

Ministrja shprehu bindjen se ky produkt do të pëlqehet nga tregu Saudit dhe blegtoria shqiptare do të shënoj një hov të ri progresi. “Ne do të kemi mundësi ta tregtojmë mishin e qingjave me çmime të larta për cilësinë dhe shijen e veçantë që ka, pasi qingjat rriten dhe ushqehen kryesisht në kullotë të lirë, çka e bën këtë produkt akoma më tërheqës për tregun e huaj”.

Ministrja vuri në dukje punën e madhe që është bërë për hapjen e këtij tregu të ri për ekportet blegtorale shqiptare, punë e cila nisi me urdhër të Kryeministrit Rama.

Princi i Arabise Saudite me porosi të Kryeministrit Rama ,dërgoi një ekip ekspertësh të sigurisë ushqimore për hapjen e eksporteve blegtorale me ArabineSaudite per mishin “Hallall” të qingjave.

Grupi i eksperteve, kontrolluan disa subjekte,thertore dhe fabrika përpunimit të mishit dhe përgjigja për plotësimin e kushteve erdhi “pozitive”, dhe një kompani shqiptare, kërkoi licesimin e një thertore ” Hallall” në Gramsh. Në këto dy vite është bërë një një punë e madhe ku janë anagazhur të gjitha struktura për përmbushjen e standardeve të sigurisë ushqimore.

Drejtoria Rajonale e Veterinarisë Elbasan, ndoqi procesin e licensimit,bashkë me autoritete e Arabisë Saudite, pas inspektimit ” on line” , dhe pas një procesi 1 vjeçar të ndjekjes së thertores nga kompania e certifikimit ndërkombëtare ” Hallall”  nga shteti i Greqisë.

Në fund të këtij vti thertorja  ‘Jonida Koci ‘ Gramsh  u certifikua për therjet “HALLALL” subjekti “Bio Commerc Internacional” realizoi me sukses procesin e blerjes së qingjave  në fermë të shëndetshme, të kontrolluar nga sherbimi veterinar,  trasportoi sipas kushteve për në thertore 43  krerë qingja .

AKVMB ka ndjekur hap pas hapi të gjithë procesin dhe është e gatshme që të përmbush të gjitha kërkesat për çertifikimin dhe garantimin e procesit të të gjitha eksporteve të këtij lloji.

Bujqësia mbetet sektori më vital i ekonomisë shqiptare, qëndikon pozitivisht në ekonominë tonë.

“Rritje në shifra dyshifrore e eksporteve bujqësore shqiptareështë dëshmi e politikave të drejta që ka ndjekur qeveria edhe nëkushtet e krizës , duke bërë si asnjë herë më parë mbështetjen e duhur për fermerin, bujqësinë, agroindustrinë dhe sektorin rural në tërësi”, tha ministrja Krifca.

/a.r

Next Post
“Një grua shiste kokainë”/ Eksperti tregon dy ngjarjet alarmante në shkollë: Dy nxënës në banjo me lëndë narkotike

"Një grua shiste kokainë"/ Eksperti tregon dy ngjarjet alarmante në shkollë: Dy nxënës në banjo me lëndë narkotike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta, Berisha: Mbështesim lëvizjen e fuqishme rinore, nuk jemi kundër investimeve

Berisha mesazh Ramës: Protesta është Vaterloja jote, largohu dhe përballu me drejtësinë

June 21, 2026

Votimi ndan shapin nga sheqeri

June 21, 2026
Sekuestrohen 798 steka cigare në Portin e Durrësit, kapet 34-vjeçari me armë automatike

Sekuestrohen 798 steka cigare në Portin e Durrësit, kapet 34-vjeçari me armë automatike

June 21, 2026
“Vetëvrasje e vrasje të dyshimta”, politologia: Pakënaqësi e përçarje në elitën ruse

“Vetëvrasje e vrasje të dyshimta”, politologia: Pakënaqësi e përçarje në elitën ruse

June 21, 2026
Sondazhi: Nëntë në 10 izraelitë besojnë se Irani e fitoi luftën me SHBA-në

Sondazhi: Nëntë në 10 izraelitë besojnë se Irani e fitoi luftën me SHBA-në

June 21, 2026
Aksident në rrugën Sarandë-Ksamil, plagosen dy të rinj që udhëtonin me motor

Aksident tragjik në rrugën e vjetër Fushë-Krujë–Laç, humb jetën motoristi (EMRI)

June 21, 2026
Temperaturat e larta “përvëlojnë” Francën, qeveria ndërhyn me masa drastike në eventet masive

Temperaturat e larta “përvëlojnë” Francën, qeveria ndërhyn me masa drastike në eventet masive

June 21, 2026
“Tokat e të parëve do t’i mbrojmë me gjak”/ Protestë në Kakome, banorët shembin me forcë rrethimin

“Tokat e të parëve do t’i mbrojmë me gjak”/ Protestë në Kakome, banorët shembin me forcë rrethimin

June 21, 2026
Bisedimet me SHBA, Irani: Nuk kërkojmë bombë atomike, por nuk heqim dorë nga pasurimi i uraniumit

Bisedimet me SHBA, Irani: Nuk kërkojmë bombë atomike, por nuk heqim dorë nga pasurimi i uraniumit

June 21, 2026
Nga idealizmi i protestës te realpolitika e pushtetit

Nga idealizmi i protestës te realpolitika e pushtetit

June 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In