• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Ekspertja: 80 mijë shqiptarë investojnë në kriptomonedhë, fitimet sa 1/3 e buxhetit të shtetit

by Os De
17/09/2025 11:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tashmë nuk tingëllon më e çuditshme, pasi një portofol virtual mund të bëhet burim të ardhurash reale. Kjo është bindja e ekspertes së kriptovalutave Denisa Kele, e cila ishte e ftuar në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan. 

Me një qëndrim entuziast ndaj teknologjisë që qëndron pas monedhave digjitale, Kele e cilësoi kripton si një “revolucion financiar” dhe vuri në dukje një fakt befasues: vlera e transaksioneve me kriptovaluta që kalojnë përmes Shqipërisë përllogaritet të jetë sa një e treta e buxhetit të shtetit. 

Në një treg që mbetet njëkohësisht premtues dhe i rrezikshëm, ajo nuk ngurroi të përmendë edhe anën e errët, mundësinë e përdorimit të kriptomonedhave për pastrim parash, për shkak të nivelit të lartë të anonimatit. Por sa i informuar është publiku shqiptar? Dhe sa i rrezikshëm është ky “revolucion”? 

Denisa Kele: Disa persona e përdorin edhe si investim, në sensin që ti krijon një portofol tëndin, ku ti atje nuk ke vetëm bitcoin, por edhe monedha të tjera. 

Aldo: Pse duhet që të investosh në kripto. 

Denisa Kele: Unë jam fanatike e kriptovalutave në sensin edhe të energjisë mbi të cilën ato mbështeten. Në perceptimin tim është një lloj revolucion financiar. Një person i cili është i disiplinuar dhe ka një lloj dijeje financiare, mund të nxjerrë dhe të bëjë një rrogë shumë të mirë nëse është pjesë e këtij tregu. Ai që merr vesh ia vlen shumë. 

Aldo: Ju keni informacion se sa janë shtuar apo pakësuar shqiptarët që merren me këtë? 

Denisa Kele: Unë kam thënë që diku nga Shqipëria, pavarësisht se nuk mund të bësh një përllogaritje të saktë janë diku tek 80 mijë shqiptarë. Dhe presupozohet që e gjithë vlera e kriptove e cila kalon nga Shqipëria në transaksione si në blerje ashtu edhe në shitje, përllogaritet sa 1/3 e buxhetit të shtetit. Që do të thotë se këtu kalon shumë para sa i përket personave që merren me kriptovaluta. 

Aldo: A mund të shërbejë kriptovaluta për të pastruar para në këto momente që flasim. 

Denisa Kele: Mund të shërbejë, ka shërbyer, sepse ka avantazhin dhe disavantazhin njëkohësisht që ruhet anonimati i personit, që e hap atë portofolin e caktuar, edhe pse tani rregullat janë shtrënguar, janë bërë strikte. 

 

Next Post
Detaje nga Konferenca e Kryetarëve/ Programi qeverisës, opozita kërkon debat pa kufizim kohor në Kuvend

Detaje nga Konferenca e Kryetarëve/ Programi qeverisës, opozita kërkon debat pa kufizim kohor në Kuvend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In