• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ekspertiza / Policët grekë i fikën Pëllumbit cigare në trup

by A R
16/08/2016 08:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekspertët mjekoligjorë në Tiranë konfirmojnë dyshimet e familjes së Pëllumb Marnikollajt, se ndaj tij Policia greke ka ushtruar dhunë makabre. Fillimisht, ata këqyrën me sy të lirë trupin e viktimës 28- vjeçar, i mbërritur në Shqipëri mbrëmjen e së shtunës. “Panorama” shkruan sot se shenjat ishin të dukshme, por pas disa orësh nga verifikimi i imtësishëm, mësohet se mjekët shqiptarë pranojnë se mbi të riun shqiptar është ushtruar torturë.

Burime nga grupi hetimor, i cili është ngritur për këtë ngjarje të rëndë, të ndodhur më 3 gusht brenda rajonit të Policisë, në lagjen “Ano Patisia” në Athinë, bëjnë të ditur për gazetën se dhuna është e qartë.

“Mbi trupin e 28-vjeçarit Marnikollaj ka shenja të dukshme të dhunës. Janë konstatuar djegie nga shuarja në trup e cigareve. Të tilla shenja ka në gjoks dhe në shpinë. Ka nxirje në pjesë të ndryshme të trupit, hematoma të krijuara nga përdorimi i dhunës”, është bërë e njohur paraprakisht nga ekspertët mjekoligjorë të Tiranës.

Me gjithë këto të dhëna, pritet ende të përgatitet raporti përfundimtar mbi shkaqet e vdekjes së të riut nga fshati Rrilë i Lezhës. Nuk konfirmohet nëse vdekja Marnikollajt i është shkaktuar nga torturat fizike të ushtruara ndaj tij apo nga arsye të tjera. Nga ana e ekspertëve po punohet për të nxjerrë konkluzionin, i cili do t’i kalojë Prokurorisë së Lezhës, ku është regjistruar çështja penale për këtë ngjarje të rëndë.

Vështirësi ekspertët kanë hasur për shkak se i riu kishte mbi 10 ditë që kishte ndërruar jetë në momentin kur trupi i tij u transportua nga Athina për në morgun e Tiranës, kur iu nënshtrua ekspertizës. Pëllumb Marnikollaj ka ndërruar jetë në rrethana ende të pasqaruara zyrtarisht më 3 gusht të këtij viti, pak kohë pasi ishte kërkuar të shkonte në rajonin e policisë për disa sqarime.

Prej andej, trupi u mbajt në frigorifer në një spital të Athinës e më tej në një varrezë publike, aty ku u gjet nga familja dhe miqtë e viktimës. Sipas ekspertëve, shumë shpejt do të përfundojë raporti përfundimtar, për t’ia dërguar Prokurorisë së Lezhës. Në fakt, ky është i vetmi ekspertim mjekoligjor që u krye mbi viktimën, pasi siç dëshmojnë të njohurit e tij, policia greke jo vetëm që nuk ka bërë autopsinë, por ka tentuar ta zhdukë kufomën.

Familja e gjeti trupin e Pëllumb Marnikollajt vetëm pas 10 ditë kërkimesh. Nisur nga pamja makabre mbi trup, ku ata dalluan shenja dhune, familjarët iu drejtuan Policisë së Lezhës, duke bërë aty kallëzim penal për vrasjen e njeriut të tyre, në ambientet e Policisë greke.

Mbi bazën e raportit të mjekëve ligjorë do të vendoset mbi hetimin e kësaj çështjeje. Nëse do të konfirmojnë se vdekja e 28- vjeçarit erdhi nga dhuna fizike e punonjësve të Policisë, atëherë do të kërkohet hetim dhe vënia para përgjegjësisë e autorëve.

Next Post

Ministrja dorëhiqet se ishte… e dehur në timon!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama niset nesër drejt Uashingtonit, do të marrë pjesë në takimin e Bordit të Paqes me ftesë të Trump

Rama në Bordin e Paqes, Malaj për eurodeputetin gjerman: Gahler s’është shqiptar që të kuptojë marrëdhënien tonë me SHBA

February 19, 2026
Prodhonin veshje të falsifikuara të markave të njohura, bllokohen 103 mijë artikuj në Durrës

Prodhonin veshje të falsifikuara të markave të njohura, bllokohen 103 mijë artikuj në Durrës

February 19, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Rama në SHBA, Zogaj: Shqipëria s’ka luksin e vendeve të mëdha për të refuzuar nisma si Bordi i Paqes

February 19, 2026
Tragjedi në Kaliforni, orteku i merr jetën 8 skiatorëve

Tragjedi në Kaliforni, orteku i merr jetën 8 skiatorëve

February 19, 2026
Dita e sotme me kthjellime e alternime vranësirash, ulen temperaturat

Dita e sotme me kthjellime e alternime vranësirash, ulen temperaturat

February 19, 2026
Sot seancë parlamentare, çfarë pritet të ndodhë

Sot seancë parlamentare, çfarë pritet të ndodhë

February 19, 2026
Mblidhet Bordi i Paqes në Uashington, Trump dhe udhëheqësit botërorë diskutojnë sot për Gazën

Mblidhet Bordi i Paqes në Uashington, Trump dhe udhëheqësit botërorë diskutojnë sot për Gazën

February 19, 2026
Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

February 18, 2026
4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

February 18, 2026
Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In