• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ekspertiza mjeko-ligjore zbulon shkakun e helmimit të protestuesve të PD-së

by Java News
11/07/2017 22:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Instituti i Mjekësisë Ligjore e konsideron të zbuluar shkakun e helmimit masiv që ndodhi tek 76 qytetarë mbështetës të opozitës, në mitingun hapës të fushatës elektorale të PD për zgjedhjet e 25 qershorit në Tiranë.

Gazeta “Panorama” ka mësuar nga burime të konfirmuara se këto ditë, Mjekësia Ligjore ka dorëzuar në prokurori aktin e ekspertimit në lidhje me problemet shëndetësore të 76 protestuesve përfshi edhe kryetarin e PD, Lulzim Basha që mori ndihmë mjekësore 7 orë pas mitingut hapës të fushatës elektorale.

“Probabiliteti më i lartë për problemet shëndetësore të konstatuara tek 50 mostrat e marra në analizë është që ato të jenë shkaktuar si pasojë e rrezatimit të prozhektorëve si pasojë e qëndrimit nën këtë efekt për 2-3 orë”, thuhet ndër të tjera në aktin e ekspertimit të Mjekësisë Ligjore.

Hetuesit thonë se mjekësia ligjore e ka bazuar ekspertimin në analizimin e të dhënave nga mostrat e marra tek 50 shtetas nga totali prej 76 personash që u patraqitën me shqetësime në spital (QSUT).  Personat u paraqitën në urgjencë më 28 maj, një ditë pasi kishin marrë pjesë në hapjen e fushatës së opozitës më 27 maj 2017 në Tiranë.

Prokuroria e Tiranës mësohet se e ka administruar në dosje këtë dokument, ndërsa është në pritje të mbërritjes së analizave nga Gjermania ku është kërkuar me letërporosi, një ekzaminim më i thelluar për shkakun e shqetësimeve shëndetësore që shfaqen protestuesit e opozitës.

Vetëm 7 orë pas pjesëmarrjes në tubimin e zhvilluar në bulevardin tek kryeministria, 230 persona përfshi edhe kryetarin e PD Lulzim Basha, u paraqitën me simptoma të skuqjes, enjtes dhe irritimit në fytyrë, në kokë dhe në qafë. Disa prej pjesëmarrësve kishin skuqje e irritim edhe në pjesën e krahëve.

Pak javë më parë në prokurori mbërriti edhe një përgjigje e organeve të specializuara të ushtrisë shqiptare e cila theksonte se një ditë pas mitingut të PD, në bulevard nuk janë gjetur mostra lëndësh kimike apo ushtarake helmuese.

Ushtria u përfshi në hetimin e rastit bashkë me policinë, prokurorinë dhe SHISH-in pas dyshimeve për një akt të mundshëm sabotazhi.

Prokuroria po i vazhdon hetimet për këtë rast me akuzën e pengimit të subjekteve zgjedhore dhe ndotjes së ambientit deri në mbërritjen e përgjigjes së analizave shkencore të kërkuara në Gjermani në lidhje me shkakun e problemeve shëndetësore që u shkaktuan tek rreth 230 protestues të PD.

Policia aludoi që në fillim për efekte të shkaktuara nga prozhektorët, madje disa prej tyre u sekuestruan por përfaqësuesit e kompanisë paraqitën dokumente për cilësinë e pajisjeve dhe për përdorimin e ndriçuesve në aktivitete të tjera si mitingje partish apo koncerte ku nuk ishte raportuar asnjë problem shëndetësor tek pjesëmarrësit./panorama

a.ç

Next Post
VIDEO/ Burri shkon me striptiste në bankë: Kështu duhet t’i trajtoni klientët”

VIDEO/ Burri shkon me striptiste në bankë: Kështu duhet t’i trajtoni klientët”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet për ishujt Falkland rriten, Argjentina kërcënon Britaninë me betejë ligjore

Tensionet për ishujt Falkland rriten, Argjentina kërcënon Britaninë me betejë ligjore

September 29, 2026
I armatosur me thikë dhe dy çekiçë, i riu shqiptar terrorizon kalimtarët në Romano di Lombardia

I armatosur me thikë dhe dy çekiçë, i riu shqiptar terrorizon kalimtarët në Romano di Lombardia

September 29, 2026
Zelensky: Mbi 8 mijë trupa të Koresë së Veriut ndodhen në Rusi, po përgatitet dërgimi i 10 mijë të tjerëve

Zelensky: Mbi 8 mijë trupa të Koresë së Veriut ndodhen në Rusi, po përgatitet dërgimi i 10 mijë të tjerëve

September 29, 2026
“Euronews”: Shqipëria, në krye të listës botërore për progresin më të shpejtë në turizëm

“Euronews”: Shqipëria, në krye të listës botërore për progresin më të shpejtë në turizëm

September 29, 2026
Komploti për sulm terrorist në bazën amerikane në Britani, Rubio: I përfshirë një aktor i huaj

Komploti për sulm terrorist në bazën amerikane në Britani, Rubio: I përfshirë një aktor i huaj

September 29, 2026
U kap me doza kokaine për shitje në lokalin e marrë me qira, arrestohet 57-vjeçari

U kap me doza kokaine për shitje në lokalin e marrë me qira, arrestohet 57-vjeçari

September 29, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

TOP BAROMETER: PS-ja zbret në dyshemenë e saj elektorale, por…

September 29, 2026
Valë e fuqishme dronësh mbi Ukrainë, goditet Akademia e Shkencave në Kiev! Shënohen disa viktima

Valë e fuqishme dronësh mbi Ukrainë, goditet Akademia e Shkencave në Kiev! Shënohen disa viktima

September 29, 2026
Rama sot në Bruksel, merr pjesë në Samitin e Euronews për Turizmin

Rama sot në Bruksel, merr pjesë në Samitin e Euronews për Turizmin

September 29, 2026
Horoskopi javor sipas Paolo Fox për datat 18 deri me 24 Prill 2022

Horoskopi i Paolo Fox për sot, e martë 29 shtator 2026: Peshqit afrohen te një vendim i madh në dashuri

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com