• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Eksperti turk: Anët pozitive të Corona-s për botën dhe ç’na pret në verë

by Java News
17/04/2020 20:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eksperti dhe profesor i Universitetit Teknik të Stambollit (ITU) në Departamentin e Inxhinierisë Meteorologjike, Orhan Sen, beson se masat e marra për të parandaluar përhapjen e llojit të ri të koronavirusit, kryesisht ndalimi i lëvizjes dhe pezullimi i aktiviteteve industriale, kontribuojnë në uljen e emetimeve të gazrave serë, të cilat mund të ndikojnë për të ngadalësuar ngrohjen globale.

Sen tha se izolimi ka pasur disa efekte pozitive në natyrë, por për shkak të numrit të madh të vdekjeve, ky fakt është anashkaluar.

Ai kujtoi se ndalimi i qarkullimit ishte futur në zona me popullsi të dendur në Evropë, përfshirë Gjermaninë, Italinë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Spanjën, të cilat zvogëluan numrin e automjeteve në trafik. Aktiviteti industrial në Evropë u ul me rreth 50 përqind, duke çuar në një ulje të sasisë së gazrave serë në atmosferë.

Sen shtoi se masa të ngjashme janë futur dhe në Turqi.

“Sepse në vendet evropiane, prodhimi industrial është pothuajse përgjysmuar dhe emetimet e gazrave serë janë zvogëluar për gati 50 përqind. Marsi dhe prilli do të hyjnë në histori si muajt e ‘botës së pastër’”.

“Gjatë këtij izolimi shoqëror, bota po merr frymë “, tha Sen.

Duke zvogëluar lëvizjen njerëzore, kujton Sen, numri i ndotësve gjithashtu është zvogëluar.

Në të njëjtën kohë, përdorimi i karburanteve fosile të përdorura për prodhimin e energjisë është zvogëluar.

Sen beson se izolimi social do të ketë rezultate pozitive për ndryshimin e klimës globale.

“Për shkak të zvogëlimit të gazrave serë, ngrohja globale mund të ndalet ose të ngadalësohet,” tha Sen.

Ai është gjithashtu i bindur se izolimi do të ketë një efekt pozitiv në speciet e veçanta të peshkut pasi peshkimi është zvogëluar.

“Ky do të jetë një vit i mirë për krijesat e detit,” Sen.

Ai parashikon që efektet e pandemisë të ndihen gjatë verës.

“Këtë vit, për shkak të izolimit social, do të ketë një rritje të numrit të gjallësave në dete. Megjithëse nuk kandalim peshkimi, askush nuk është duke peshkuar”, tha Sen.

Ai shtoi se koronavirusit “nuk i pëlqen moti i ngrohtë”, por se është qasje e gabuar ajo që “virusi do të zhduket në mot të nxehtë”.

Ai shpjegoi se ndërsa temperatura rritet, koronavirusi përhapet më ngadalë.

“Temperatura më e përshtatshme për virusin është nga 4 deri në 11 gradë. Në hemisferën veriore, temperatura e ajrit në mars është në këto intervale. Kjo ka çuar në një përhapje të përshpejtuar të virusit. Sidoqoftë, është e gabuar të mendosh që ditët më të ngrohta do të bëjnë që virusi të zhduket. Temperaturat e ngritura do ta ngadalësojnë përhapjen e virusit. Kjo do të ndihmojë në marrjen kohë dhe zhvillimin e vaksinave dhe terapive të nevojshme”, arsyetoi Sen.

Ai gjithashtu iu referua rëndësisë së Vitaminës D për sistemin imunitar, niveli i të cilit në trup rritet kur ekspozohet nën rrezet e diellit. Ai gjithashtu beson se kjo do të çojë në rezistencë më të madhe ndaj virusit.

“Ne do të jemi me shumë diell këtë verë, por një valë e re mund të vijë nga vjeshta, kjo është arsyeja pse ne duhet të jemi vigjilentë”, tha Sen.

Next Post
Tre të vdekur të tjerë në Maqedoninë e Veriut nga koronavirusi, totali shkon në 49 viktima

Tre të vdekur të tjerë në Maqedoninë e Veriut nga koronavirusi, totali shkon në 49 viktima

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Debati për ushqimin në Kuvend, deputetët e PD përplasen me drejtuesen e AKU! Ngatërrohen dhe sëmundjet e mishit

Debati për ushqimin në Kuvend, deputetët e PD përplasen me drejtuesen e AKU! Ngatërrohen dhe sëmundjet e mishit

October 6, 2026
Nuk ndalen sherret me thika pranë shkollave – 13 vjeçari godet me mjet prerës të miturin në Sarandë

EMRI/ Ra nga skela përpara një jave teksa punonte, ndërron jetë 53-vjeçari në Sarandë (FOTO)

October 6, 2026
PDK i thotë “jo” propozimit të Kurtit, Hoxhaj për “Real Story”: Është gjuhë shantazhi dhe propozim jo serioz, nuk i nënshtrohemi!

PDK i thotë “jo” propozimit të Kurtit, Hoxhaj për “Real Story”: Është gjuhë shantazhi dhe propozim jo serioz, nuk i nënshtrohemi!

October 6, 2026
Videot intime të publikuara në rrjete, Monika Lubonja kallëzon në Polici kompozitorin Hila për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private! (FOTO)

Videot intime të publikuara në rrjete, Monika Lubonja kallëzon në Polici kompozitorin Hila për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private! (FOTO)

October 6, 2026
Kriza politike, Kurti vë kushte: Ia votojmë PDK-së ligjin, nëse votojnë për President mes Glauk Konjufcës dhe Feride Rushitit! (VIDEO)

Kriza politike, Kurti vë kushte: Ia votojmë PDK-së ligjin, nëse votojnë për President mes Glauk Konjufcës dhe Feride Rushitit! (VIDEO)

October 6, 2026
Trump reagon për protestat studentore në Francë: Nuk kanë të bëjnë me shkollat, Islami dëshiron të pushtojë vendin!

Trump reagon për protestat studentore në Francë: Nuk kanë të bëjnë me shkollat, Islami dëshiron të pushtojë vendin!

October 6, 2026
“Nuk turpërohem për dashurinë që kam dhënë”- Monika Lubonja reagon për herë të parë për videot intime: S’kisha dijeni se po filmohesha! Të ndalet baltosja

“Nuk turpërohem për dashurinë që kam dhënë”- Monika Lubonja reagon për herë të parë për videot intime: S’kisha dijeni se po filmohesha! Të ndalet baltosja

October 6, 2026
10-Vjetori i Sinodit të Shenjtë, Kryepeshkopi Joani merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare në Francë: Perspektiva e ardhshme për unitet dhe bashkëpunim

10-Vjetori i Sinodit të Shenjtë, Kryepeshkopi Joani merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare në Francë: Perspektiva e ardhshme për unitet dhe bashkëpunim

October 6, 2026
Berisha nga Lezha: Do rikthejmë rritjen ekonomike në mirëqenie për xhepat e qytetarëve! Do vendosim minimumin jetik 200 euro

Berisha nga Lezha: Do rikthejmë rritjen ekonomike në mirëqenie për xhepat e qytetarëve! Do vendosim minimumin jetik 200 euro

October 6, 2026
Shqipëria 2024, BB: Rritja ekonomike 3.3%, borxhi publik pritet të bjerë në 58.2%

Nga 3,7 në 3,4 për qind, Banka Botërore ul pritshmëritë për ekonominë shqiptare

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com