Tensionet e fundit në Lindjen e Mesme, të nxitura nga veprimet e Iranit, po krijojnë një valë paniku dhe spekulimi në tregjet globale. Goditja ndaj njërës prej rafinerive më të mëdha prodhuese të gazit dhe paralajmërimet publike drejtuar Europës se “do të paguajë çmimin”, kanë shkaktuar një përkeqësim të menjëhershëm të situatës ekonomike.
Për të folur më tepër në lidhje me këtë temë, i ftuar në emisionin “Alert”, ishte Zef Preçi, ekspert ekonomie, i cili shprehu se bota ndodhet ende në fazën e parë të panikut dhe spekulimeve.
“Po kështu dhe Europën, për të cilën kanë thënë publikisht që pse mos të hesht se do paguajë çmimin. Dhe çmimi është pikërisht përkeqësimi i situatës në tregje.
Po kaq e vërtetë është që Shtetet e Bashkuara janë angazhuar për të garantuar lundrimin e lirë në ngushticën e Hormuzit, çka do të thotë që edhe në qoftë se ka një lloj vetëfrenimi të tregtisë apo të një numri anijesh që kalojnë në atë ngushticë, është 20% e tregtisë botërore, përsëri pritet që të ketë një lloj normalizimi.
Pra është një lloj angazhimi, një lloj detyrimi që Shtetet e Bashkuara kanë në raport me pjesën tjetër të botës. Pa hequr dorë nga objektivi strategjik i tyre që është ndryshimi i regjimit në Iran.
Kështu që e parë, jemi në fillimet e këtij procesi dhe është e vështirë të thuash sa mund të ndikojë.
Ajo që pranohet gjerësisht tashmë është që ndikimi ka filluar edhe pse janë vetëm pak ditë, por mendoj që jemi akoma në fazën e panikut dhe të spekulimit.
Është e lexueshme që ndryshimet në strategjinë që ndjek Irani duke sulmuar pikat nevralgjike, kryesisht burimet e energjisë, sepse ai territor, Lindja e Mesme ka më shumë se 60% të potencialit botëror të lëndëve energjitike, naftë dhe gaz, kuptohet që goditja e tyre ndikon në zhbalancimin e raportit kërkesë-ofertë”, u shpreh Preçi.










