• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Eksperti i Sigurisë Dyrmishi: ISIS ka ndryshuar strategji, guerilët e shpërndarë në botë rrezik i madh

by A R
28/12/2016 17:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

“Ka shumë të ngjarë që realiteti i ri që është krijuar nga bombardimet dhe luftimet, ku shteti i ashtuquajtur i Kalifatit po shkërmoqet, të sjellë dhe ndryshime të strategjisë së ISIS-it. Ata do të mund të jenë tashmë guerilë të shpërndarë në botë. Nuk dihet ende sesi do shkojë fati i tyre dhe sesi po operojnë pas grushtit të fuqishëm që po marrin ngado, porse të gjithë janë në pritje të strategjisë që ata do të përshtasin. Për momentin është herët të thuhet ndonjë gjë, pasi është një periudhë tranzitore për luftën me ISIS”, ka thënë Arjan Dyrmishi, ekspert i Sigurisë Kombëtare, për JAVAnews.

arjan-dyrimishiPak ditë më parë është folur se rreziku i madh i ISIS tashmë përfshin sinqerisht Ballkanin nga ardhja e luftëtarëve të ISIS. Madje, nga një organ prestigjioz britanik, është folur edhe për Tiranën si një objekt, ku mund të goditej me shumë gjasë Ambasada Ruse. Ndërsa javë më parë, Shërbimet Inteligjente vendase dhe të huaja eliminuan një akt terrorist ndaj përfaqësueses së Izraelit në futboll.

Joby Flarrick, që mori Pulitzer me një libër kushtuar ISIS, mëton se grupi militant Shteti Islamik, në formën që ka aktualisht, është rezultat i transformimit të një kryengritjeje të gjatë sunite, e cila ndjek si logjikë pushtimin amerikan të Irakut në vitin 2003.

Dhe, për publikun ai ka dhënë një kuriozitet se: Shteti Islamik nuk daton nga viti 2014, kur ka nisur të pushtojë territore, porse farat e tij janë mbjellë më shumë se një dekadë më parë. Autori mendon se përparësia e këtij shteti lidhet me gabimet që janë bërë kur SHBA ka ndërhyrë në Irak, “e papërgatitur për të menaxhuar një vend dhe e papërgatitur për të trajtuar konflikte etnike”.

Publiku shqiptar është i interesuar për çështjen lidhur me ISIS-in pasi pak ditë më parë, Ministri i Brendshëm i Kosovës përgënjeshtroi faktin se Lavdrim Muhaxhiri, një eksponent i lartë i ISIS-it me origjinë nga Kaçaniku dhe dhjetëra kosovarë janë rikthyer nga Siria në Kosovë via Maqedonia.

“Nuk e besoj të jetë lajmi i vërtetë për arsyen e vetme se në vendet shqiptare publiku është shumë kurioz dhe nuk do të kalonte pa u marrë vesh një ardhje kaq masive e këtyre njerëzve, porse rreziku që një pjesë të ketë ardhur është krejt eminent”, thotë Dyrmishi.

Shqipëria, por më shumë Kosova dhe Maqedonia, kanë shumë individë që gjenden të përfshirë në këtë luftë. Paçka se numri ekzakt nuk dihet, për një gjë duhet të jemi të sigurt se prania e shqiptarëve jo vetëm është e konfirmuar por i ashtuquajturi shteti islamik në organet e veta mediatike transmetoi edhe në shqip për shumë kohë.

Periudha gjatë të cilës shteti i ashtuquajtur i Kalifatit, po përmbyset, duket një periudhë që ende është e panjohur për specialistët, që u duhen të dhëna shtesa për të gjykuar. “Problemi më i madh i tyre është se tani mund ta shpërndajnë rrezikun, ngaqë do shërbejnë me disa vatra, por që kuptohet se pesha specifike e qendrës së tyre do të bjerë me kalimin e kohës, për shkak se tani s’kanë më një qendër nga ku mund të drejtojnë propagandën e tyre”, citohet specialisti për Javanews.

Pak kohë më parë, e përditshmja franceze Le Monde, bazuar në një raport publik nga Organizata e Kombeve të Bashkuara shkroi se janë rreth 150 shqiptarë që luftojnë nën flamurin e zi të shtetit Islamik. Ndërkohë që Kosova ka rreth 230 luftëtarë të numëruar. Shqipëria renditet e nënta mes 26 vendeve nga të cilët janë rekrutuar luftëtarët. Paradoksi është se në këtë raport Shqipëria ka bërë hapa më lart krahasuar edhe me vende myslimane si Maroku, Turqia apo Kuvajti.

Sot, pranohet se në Ballkan, Kosova, Bosnja e Hercegovina dhe Shqipëria ishin tre ndër vendet furnizuese me luftëtarë mes 10 vendeve që kanë më shumë shtetas në Siri dhe Irak në raport me popullsinë. Numri më i madh i luftëtarëve të ISIS-it vjen prej Azisë Qendrore dhe Rusisë dhe madje thuhet se rusishtja është gjuha më e folur nga militantët, pas arabishtes. Flarrik besonte se janë rreth 20.000 luftëtarë aktivë të ISIS, porse shifrat tashmë duhen marrë me rezervë nga goditjet e pamëshira që po marrin nga bombardimet e disa fuqive. (JAVAnews)

 

Next Post
“Samira”, vogëlushja tek seriali “Kloni”… është bërë një vajzë supersexy (FOTOT)

"Samira", vogëlushja tek seriali "Kloni"... është bërë një vajzë supersexy (FOTOT)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA bllokon portet e Iranit. Mbi 12 anije luftarake, aeroplanmbajtëse, forca amfibe dhe 100 avionë

SHBA bllokon portet e Iranit. Mbi 12 anije luftarake, aeroplanmbajtëse, forca amfibe dhe 100 avionë

April 19, 2026
Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

Tragjike në Milot–Rrëshen! Drejtuesi i automjetit përplas për vdekje të moshuarin

April 19, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, temperaturat deri në 25°C

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, temperaturat deri në 25°C

April 19, 2026
I presin sfida të vështira, janari parashikohet të jetë i vështirë për këto shenja të zodiakut

Kini kujdes me ta, këto shenja horoskopi bëhen të frikshme kur zemërohen

April 18, 2026
U arrestua në Dubai/ Kush është bosi famëkeq i mafias evropiane, për kokën e të cilit ishte caktuar një shpërblim prej 5 milionë dollarësh

U arrestua në Dubai/ Kush është bosi famëkeq i mafias evropiane, për kokën e të cilit ishte caktuar një shpërblim prej 5 milionë dollarësh

April 18, 2026
Zyrtari i lartë iranian: Anijet që paguajnë do të kenë përparësi në Ngushticën e Hormuzit

Zyrtari i lartë iranian: Anijet që paguajnë do të kenë përparësi në Ngushticën e Hormuzit

April 18, 2026
“Kemi qëndrime thelbësisht të ndryshme për Kosovën”, ministri Hoxha takon homologun serb: Do hapim konsullatë në Bujanoc

“Kemi qëndrime thelbësisht të ndryshme për Kosovën”, ministri Hoxha takon homologun serb: Do hapim konsullatë në Bujanoc

April 18, 2026
Ushtria izraelite jep detajet: Vriten luftëtarë të Hezbollahut në Liban, “shkelën armëpushimin”

Ushtria izraelite jep detajet: Vriten luftëtarë të Hezbollahut në Liban, “shkelën armëpushimin”

April 18, 2026
Fatmir Mediu, pushteti, imazhi dhe pyetjet që mbeten

Fatmir Mediu, pushteti, imazhi dhe pyetjet që mbeten

April 18, 2026
Nga Antalia, thirrje për një Ballkan më të lidhur: paqja kërkon bashkëpunim të përditshëm

Nga Antalia, thirrje për një Ballkan më të lidhur: paqja kërkon bashkëpunim të përditshëm

April 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In