• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

by A R
20/03/2026 22:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vetëm 21 ditë që nga nisja e konfliktit në Lindjen e Mesme, efektet ndihen edhe në Shqipëri, kryesisht te çmimi i naftës. Për këtë të fundit, ka pasur edhe diskutime të tipit se po tregtohet karburanti që është blerë me çmimin e mëparshëm, por tashmë me vlerë të shtuar.

Eksperti i ekonomisë, Enio Civici, në lidhje të drejtpërdrejtë në “Përballë Lajmit”, në Klan News, me gazetarin Besard Jacaj, është shprehur se pavarësisht bllokimit në Ngushticën e Hormuzit, rritja e çmimit të naftës do të reflektohej sërish. Shkaku bëhet lufta, e cila po zhvillohet në rezervat dhe kapacitetet prodhuese të energjisë, e jo në zona të banuara.

I pyetur se përse edhe në kohë paqeje, Shqipëria e ka çmimin e naftës relativisht më të lartë krahasuar me vendet e rajonit, Civici ia atribuon “fajin” taksës së qarkullimit. Vendi ynë e ka këtë taksë të përfshirë brenda vlerës së karburantit që konsumatori paguan, ndërsa fqinjët e kanë në fatura të tjera.

“Rreth 50-60% e çmimit të naftës që ne paguajmë janë taksa. 80 lekë është çmimi i importit, 70-90 lekë janë taksa, 15-20 lekë është marzhi i fitimit të kompanisë. Ka një arsye pse e kemi aq të lartë, sepse taksën e qarkullimit e kemi brenda çmimit. Shtetet e tjera e kanë në fatura të tjera apo si pagesë direkte. Që këtu e ke 27 lekë/litër.

Sa i përket Bordit të Transparencës dhe uljes së akcizës me 20%, eksperti i ekonomisë u shpreh se qeveria jonë ka zhvilluar takime për të arritur në një ndërmjetësim, i cili sipas tij do të bëhet shumë shpejt publik.

“Më lejoni t’ju them që në dy ditët e kaluara, përfshirë edhe ditën e sotme, besoj ditën e nesërme do të kemi lajmërim zyrtar, qeveria shqiptare ka zhvilluar takime për të arritur në një farë ndërmjetësimi që shumë shpejt do të bëhet publik. U lajmërua dje dhe gjatë ditës së sotme, por janë ende pa një vendim zyrtar, sepse janë ato specifika teknike që çojnë në vendimin e qeverisë dhe të aplikohet mbi sektorin. Ka katër ndërhyrje që janë bërë në BE apo edhe shtetet e tjera, dhe këto janë katër ndërhyrjet e mundura.

E para lidhet me transparencën, me Bordin e Transparencës që ne e quajmë, por është bashkë i lidhur me tavanin e marzheve të fitimit. Masa e dytë është ulja e akcizës, meqë është direkt taksa e parë që aplikohet, është edhe taksa që ka peshën më të madhe, 37 lekë/litër. Ka një diskutim që të ulet 20%. Unë besoj duhet ulur më shumë. Masa e tretë, që do të aktivizohet tani apo më vonë, është ajo e mbështetjes, atë që e quajmë mbështetje subvencionuese. Transporti dhe bujqësia janë ata që e ndjejnë të parët dhe njëkohësisht që e transmetojnë të parët. Aty qeveria diskuton mbështetjen e kostove të rritura. E katërta lidhet me gjetjen e tregjeve alternative.

Këto janë katër masa që do të diskutohen”, u shpreh ai.

Next Post
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
Protesta e opozitës/ Militantët hodhën flakadanë e gurë, 4 efektivë policie pësuan djegie e dëmtime fizike

Rënia e tezës së “bllokimit nga BE” si ajo e Ramaduros

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In