• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Gjykimi i Hagës u bë në unison me Prokurorinë, vendimet janë pa sens juridik dhe armiqësore”

by A R
17/09/2026 14:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Konstitucionalisti Kadri Kryeziu, në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Prishtina për RTSH-24, e cilësoi vendimin për dënimin e ish-komandantëve të UÇK-së si një zhgënjim të jashtëzakonshëm për popullin e Kosovës dhe për shqiptarët kudo që janë.

Ai e përshkroi si një dënim të papritur, që ka tronditur opinionin publik, duke theksuar se katër të akuzuarit kanë qenë pjesë e UÇK-së dhe kanë luftuar kundër gjenocidit serb, krime që janë të dokumentuara dhe të njohura nga e gjithë bota.

“Pas atij vendimi unë kam menduar se pas një Europe të lirë nuk mund të dënohen luftëtarët e lirisë që kanë luftuar kundër gjenocidit serb, dhe kjo për mua ka qenë shumë e befasueshme dhe për të gjithë shqiptarët kudo ku janë. Ishte një dënim i papritur dhe një zhgënjim i madh i gjithë popullatës në Kosovë, për shkak se katër ata kanë qenë anëtarë të UÇK-së dhe kanë luftuar kundër gjenocidit serb, ku e gjithë bota e di që aparati i dhunës serbe ka vrarë fëmijë, gra, ka vrarë familje të tëra dhe ka bërë masakra,” tha Kryeziu.

Sipas Kryeziut, dënimet e dhëna kanë tejkaluar kuadrin ligjor të kohës, pasi veprat penale të dyshuara duhej të gjykoheshin sipas legjislacionit jugosllav, ku maksimumi i parashikuar ishte 15 vite burg.

Ai i cilësoi vendimet si “dragonike”, të ashpra dhe të papara në historinë europiane, duke shtuar se avokatët duhet të punojnë në apel për t’i kundërshtuar dhe për të sjellë prova të reja.

“Pra i kanë tejkaluar këto dhe kanë marrë masa të ashpra ndaj luftëtarëve të lirisë në shkallën e parë dhe ka mundësi që në shkallën e Apelit, avokatët duhet të punojnë në këtë drejtim që ky dënim ‘dragonik’ të eliminohet sepse është një dënim i paparë në historinë europiane,” u shpreh ai.

Eksperti ligjor shtoi se katër të akuzuarit, përmes avokatëve të tyre, duhet të bëjnë ankesë për masën e dënimit dhe të sjellin prova të reja e fakte kundërshtuese.

“Unë i konsideroj se gjyqtarët në Gjykatën e Hagës janë sjellë si armiq ndaj të pandehurve. Ata kanë qenë unison së bashku me prokurorinë. Unë e konsideroj që gjyqtari duhet të marrë vendim të paanshëm, jo në bazë të kërkesave që i jep prokuroria, përndryshe kjo nuk mund të quhet një gjykim i drejtë,” tha Kryeziu.

Ai specifikoi se për të arritur këto qëllime, avokatët duhet të punojnë në tre drejtime, së pari, të lirohen në tërësi, së dyti, të zvogëlohet dënimi, ose së treti, Gjykata e Apelit të përsërisë procedurën.

Kryeziu solli në kujtesë raste të mëparshme kur komandantë të UÇK-së janë dënuar në shkallën e parë me 18 vite, por më pas janë liruar, si dhe raste të ushtarëve kroatë që janë dënuar me 22 vite dhe më pas janë liruar në apel.

Ai kritikoi edhe formulën “Në emër të popullit të Kosovës” të përdorur në vendim, duke thënë se populli i Kosovës nuk do të kishte dënuar çlirimtarët e vet dhe se kjo shprehje nuk ka logjikë në këtë kontekst.

Për Kryeziun, dënimet janë politike dhe armiqësore, por nuk do të kenë ndikim mbi shtetësinë e Kosovës, pasi kanë karakter individual.

“Një tjetër element që ai e cilësoi pa sens ishte formula “Në emër të popullit të Kosovës”. “Populli i Kosovës nuk do i kishte dënuar çlirimtarët, por kjo në parim është një rregull formal. Në këtë kontekst nuk bën sens dhe nuk ka logjikë. Do të ishte dashur më mirë të thuhej ‘në emër të Europës’ apo ‘në emër të Gjykatës’, dhe jo të popullit të Kosovës,” theksoi Kryeziu.

Në fund ai tha se këto si dënime “dragonike”, jo reale, por politike dhe armiqësore.

“Kjo duhet të korrigjohet në të ardhmen në apel, dhe mendoj që në apelim ata do të lirohen në tërësi,” tha konstitucionalisti.

Sipas tij, nëse të akuzuarit do të ishin dënuar për vepra penale kundër njerëzimit, kjo do të kishte efekt mbi Kosovën, por dënimet e dhëna kanë më shumë karakter individual dhe nuk do të sjellin problem për shtetësinë dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës.

Next Post
Kryeministri i Suedisë jep dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve -

Kryeministri i Suedisë jep dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kërkesa e Netanyahut për Trump: Sulmo Iranin pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

Kërkesa e Netanyahut për Trump: Sulmo Iranin pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

November 2, 2026
Mot i keq në Itali, shpallet alarm portokalli dhe mbyllen shkollat në disa qytete

Mot i keq në Itali, shpallet alarm portokalli dhe mbyllen shkollat në disa qytete

November 2, 2026
J.D. Vance vishet si personazhi te Harry Potter për Halloween. Shpërthejnë komentet: Ky djalë s’do të bëhet kurrë president

J.D. Vance vishet si personazhi te Harry Potter për Halloween. Shpërthejnë komentet: Ky djalë s’do të bëhet kurrë president

November 2, 2026
Horoskopi për muajin Gusht, parashikimi nga Paolo Fox

Horoskopi mujor i Paolo Fox për Nëntor 2026 për të 12 shenjat e zodiakut

November 2, 2026
Erdogan në Korenë e Jugut: Mund të bashkëpunojmë për projektin bërthamor në Sinop

Erdogan në Korenë e Jugut: Mund të bashkëpunojmë për projektin bërthamor në Sinop

November 2, 2026
Kremlini ndërton “syrin e ri” mbi Evropën, radari rus me rreze 3,000 km mbulon hapësirën ajrore të NATO-s

Kremlini ndërton “syrin e ri” mbi Evropën, radari rus me rreze 3,000 km mbulon hapësirën ajrore të NATO-s

November 2, 2026
“Do biem, po na mbaron koha!” – Komunikimi tronditës para rrëzimit të avionit në Florida

“Do biem, po na mbaron koha!” – Komunikimi tronditës para rrëzimit të avionit në Florida

November 2, 2026
VIDEO TRONDITËSE/ Avioni bie pingul në tokë, publikohen pamjet e tragjedisë me 9 viktima

VIDEO TRONDITËSE/ Avioni bie pingul në tokë, publikohen pamjet e tragjedisë me 9 viktima

November 2, 2026
Venezuela sulmon kampin e ELN-së në kufi me Kolumbinë, të paktën 19 të vrarë

Venezuela sulmon kampin e ELN-së në kufi me Kolumbinë, të paktën 19 të vrarë

November 2, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Edi Rama refuzon kandidaturën e Sali Berishës për Inspektor të Përgjithshëm

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In