• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ekspertët në gjykata, del udhëzmi si duhen regjistruar në Regjistrin Elektronik

by Java News
12/07/2018 07:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të gjithë ekspertët që ushtrojnë aktivitetin pranë gjykatave në vend do të duhet që të regjistrohen në Regjistrin Elektronik të Ekspertëve, proces që ka nisur nga e marta e kësaj jave pas një kërkese të Ministrisë së Drejtësisë.

Kjo e fundit sqaron kriteret që duhet të përmbushin ekspertët që regjistrohen në regjistër ku mes të tjerave të kenë dhjetë vjet përvojë profesionale në fushën specifike apo të ngjashme, të kenë pesë vjet përvojë profesionale nëse aplikanti ka përfunduar një trajnim profesional në fushën përkatëse, të kenë zotësi të plotë për të vepruar, të jenë të regjistruar dhe të kenë përmbushur në mënyrë të rregullt detyrimet në organet tatimore.

Po kështu kërkohet që të mos jenë dënuar për veprën penale të ekspertimit të rremë apo për ndonjë vepër tjetër penale që lidhet me ushtrimin e ekspertizës së ofruar.

“Aplikimi për regjistrimin në Regjistrin Elektronik të Ekspertëve bëhet pranë Ministrisë së Drejtësisë në rrugë postare në adresën: Ministria e Drejtësisë, Blvd. “Zogu I”, Tiranë. Aplikanti i interesuar për regjistrimin në Regjistrin Elektronik të Ekspertëve duhet të klikojë në linkun “Formular apilikimi per regjistrimin e eksperteve”. Pasi e shkarkon elektronikisht formularin e kërkesës plotëson aplikimin, sipas të dhënave të kërkuara, duke bashkëlidhur dokumentacionin shoqërues përkatës.

Aplikantët e interesuar për regjistrimin në Regjistrin Elektronik të Ekspertëve paraqesin të plotësuar formularin e kërkesës të shoqëruar me dokumentacionin e mëposhtëm:

i. jetëshkrimin e plotësuar sipas formatit të përcaktuar në linkun “Jeteshkrimi_model”; kopje të pasaportës apo kartës së identitetit;

ii. formularin e plotësuar të vetëdeklarimit të gjendjes gjyqësore;

iii. vërtetimet e licencimit dhe kualifikimit si ekspert në fushën përkatëse të ekspertizës;

iv. vërtetime mbi përvojën profesionale si ekspert në fushën specifike apo të ngjashme;

v. vërtetim mbi trajnimin profesional në fushën përkatëse;

vi. vërtetim nga organet tatimore për përmbushjen e rregullt të detyrimeve;

vii. të dhënat e numrit të NIPT-it;

viii. librezën e punës apo librezën e sigurimeve shoqërore ku të përfshihen të dhënat që vërtetojnë pagesën e kontributeve shoqërore;

ix. vërtetim nga gjykata që gëzon zotësi të plotë për të vepruar.

Aplikimi dhe dokumentet shoqëruese do t’i nënshtrohen procedurës administrative të shqyrtimit dhe verifikimit nga Ministria e Drejtësisë. Në rast se gjatë procedurës së shqyrtimit të aplikimit do të konstatohen mospërputhje, Ministria e Drejtësisë do të kërkojë informacion shtesë dhe verifikim të të dhënave nga institucioni që ka licencuar ekspertin. Aplikanti do të njoftohet me shkrim, në adresën e komunikimit të deklaruar në formularin e aplikimit, mbi ecurinë e procesit të shqyrtimit të aplikimit” sqaron Ministria e Drejtësisë.

Ekspertët që ushtrojnë aktivitetin e tyre pranë gjykatave mund ti përkasin disa kategorive si auditues ligjorë, ekspertë fiskalë, ekspertë minerar, vlerësues të dëmeve në sigurime të licencuar nga AMF, anëtarë të shoqatës së vlerësuesve të pasurive të paluajtshme. Monitor

ma.me

 

Next Post
Ministria e Kulturës publikon kalendarin turistik veror 2018

Ministria e Kulturës publikon kalendarin turistik veror 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gëzon Beogradi! Daçiç: Aktgjykimi konfirmon pretendimet tona për UÇK-në

Gëzon Beogradi! Daçiç: Aktgjykimi konfirmon pretendimet tona për UÇK-në

September 16, 2026
Asambleja e PS në shtator, gazetarja zbulon datat që janë në diskutim, ja çfarë pritet të vendoset për qeverinë e Ramës

VIDEO / Rama: Njësitë e mëdha administrative, mundësi për akses në fondet e BE-së

September 16, 2026
Nuk besoj se ka shqiptarë që nuk proteston e nuk do të protestonte për UÇK!

Një gjyq kundër kombit shqiptar

September 16, 2026
Tirana, fushëbeteja kryesore për zgjedhjet e 11 Majit/ Çupi: Berisha në Parlament, fyerje për popullin

Lotët pas dënimit të UÇK ishin si fjalë në varrim

September 16, 2026
Gjykata e Lartë rishikon “arrestin me burg”, debat mes gjyqtarit dhe prokurorit për barrën e provës

Gjykata e Lartë kundër projektligjit për pagat e magjistratëve: Kuvendi të mos e votojë!

September 16, 2026
“Vetëm bashkimi e shpëton kombin”, protestuesi me lot në sy: Vendimi i Speciales i padrejtë, dënon luftën çlirimtare!

“Vetëm bashkimi e shpëton kombin”, protestuesi me lot në sy: Vendimi i Speciales i padrejtë, dënon luftën çlirimtare!

September 16, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Hashim, sot po të shkruaj si mik

September 16, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Urime Albin Kurti… Por, historia nuk mund të apelohet!

September 16, 2026
Osmani: Asnjë aktgjykim nuk mund ta zhbëjë të vërtetën e luftës në Kosovë

Osmani: Asnjë aktgjykim nuk mund ta zhbëjë të vërtetën e luftës në Kosovë

September 16, 2026
Drafti për pagat e magjistratëve, Prokuroria e Përgjithshme kundër propozimit të PS

Drafti për pagat e magjistratëve, Prokuroria e Përgjithshme kundër propozimit të PS

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com