• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ekspertë nga SHBA e Gjermania për luftën ndaj pastrimit të parave dhe krimit

by Java News
28/05/2018 11:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekspertë gjermanë dhe amerikanë do vijnë në Shqipëri për të mbështetur agjencitë ligjzbatuese në luftën ndaj pastrimit të parave.

Ministria e Brendshme dhe ajo e Financave kanë firmosur një marrëveshje me ‘Ernest&Yang’ për luftën ndaj krimit dhe pastrimint të parave.

Rama deklaroi se janë disa eskpertë amerikanë dhe gjermanë që do vendosen në Shqipëri për luftën ndaj krimit ekonomik

Rama u bëri thirrje agjencive ligjzbatuese për koordinim dhe ndërveprim dhe ftoi Prokurorinë të bashkëpunojë

“Është një skuadër gjermano-amerikane. Eskpertë amerikanë dhe gjermanë do vendosen në Shqipëri për luftën ndaj krimit ekonomik. Janë identifikuar dhe ka filluar ngrirja e aseteve financiare të krimit.  Ekspertët e huaj do të bashkëpunojnë me agjencitë tona. Lufta ndaj krimit, korrupsionit dhe pastrimit të parave do të marrë zgjidhje”, tha Rama

Kryeministri deklaroi se “Forca e Ligjit” është shembull i adresimit në mënyrë prioritare i një fenomeni problematik për shoqërinë.

“Operacioni “Forca ligjit” është shembull kuptimplotë i faktit se përtej punës së përditshme, adresimi në mënyrë prioritare i një fenomeni problematik për shoqërinë siç është sot goditja e rrjeteve të krimit të organizuar kërkon një ndërveprim dhe koordinim midis shumë strukturash dhe nuk mjafton vetëm struktura që është e angazhuar në rutinën e përditshme”, tha ai.

Xhafaj vlerësoi nënshkrimin e marrëveshjes së Ministrisë së Brendshme dhe ‘Ernest&Yang’ për pastrimin e parave, duke shtuar se qeveria ka një plan veprimi në këtë fushë.

“Janë një sërë veprash penale për t’u verifikuar. Policia e Shtetit është në një moment reformimi në këtë fushë, në kuadrin e reformimit të policisë kriminale. Miratimi i planit të veprimit për këtë çështje është hap i rëndësishëm përpara, që do ta vërë këtë çështje në prioritetet e qeverisë, por dhe koordinimi më i mirë mes agjencive ligjzbatuese që operojnë në këtë fushë. Operacioni Forca e Ligjit na ka dhënë një mësim të rëndësishëm, sado e fortë të jetë një agjenci, nëse nuk kemi koordinim të mirë mes të gjitha agjencive nuk mund të kemi suksesin e duhur.Në kontekstin e këtij plani veprimi, kjo mbetet një nga domosdoshmëritë për të pasur sukses. Ofrimi i një kompanie të tillë me eksperiencë ndërkombëtare do të jetë vlerë e shtuar për analiza të rëndësishme, për të kuptuar cila është qasja më e mirë në vendin tonë. Për të identifikuar cilat mund të jenë organizimet më të rëndësishme, për të rritur nivelin e trajnimit të kapaciteteve që kemi, për të koordinuar jo vetëm ndërveprimin mes aktorëve shqiptarë, por dhe me aktorët ndërkombëtarë që operojnë në fushën e pastrimit të parave.Një gjë është shumë e rëndësishme, trajtimi i gjithë këtyre raporteve, burimeve, të dhënave, që kërkojnë kompani të aftë për ta bërë këtë gjë. Shpresoj që nënshkrimi i kësaj marrëveshje do të jetë kontribut në fushën e luftës kundër krimit ekonomik, pastrimit të parave dhe korrupsionit.“, tha Xhafaj

Javanews.al/a.ç

Next Post
Digjet automjeti i pjesëtarit serb të FSK-së, zjarrvënia e qëllimshme

Digjet automjeti i pjesëtarit serb të FSK-së, zjarrvënia e qëllimshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In