• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Eksperimenti social i Lulit me sekretaren Godole

by Mero Baze
31/08/2021 18:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Është shumë argëtuese ta shikosh emërimin e Jonila Godolos sekretare në Partinë Demokratike. Ta them që në fillim se Jonila është një gazetare e cila ka përparuar në karrierën e saj si pedagoge e studiuese dhe është mbi nivelin mesatar të Kryesisë së PD. Nuk po e fus Bashën në garë krahasuese, se ai nuk lexon libra. Kam frikë se as të vetin se ka lexuar.

Por nuk po merrem me vlerat e Jonilës, pasi ajo e mbron vetë punën e saj. Po merrem me eksperimentin social që ka bërë Lulzim Basha, duke e emëruar sekretare për të përndjekurit në PD.

Kjo është fantastike, nëse e ka bërë me vetëdije të plotë.

Është fantastike, pasi është një provokim interesant mbi shtresën konservatore të PD, dhe sidomos pjesën e lidhur shpirtërisht me Sali Berishën.

Jonila që në deklaratën e saj të parë publike, ka thënë atë që duhet të thoshte Lulzim Basha para 4 muajsh. Ka kërkuar distancimin e PD nga Berisha.

Ky është lajmi i parë. Dhe ky është i vërtetë.

Lajmi i dytë është se deklaratën e ka botuar RD, një blog stalinist, sa i përket idolatrisë së Berishës.

Për lajmin e parë është meritë e Jonilës. Kushdo që e njeh, e di që ajo ka një formim anti-Berishë në gjithë hapat e saj në jetë, si gazetarja më agresive e gazetës “Koha Jonë” deri më 1997, e persekutuar nga Berisha, dhe më pas në rrugëtimin e saj si pedagoge e studiuese, por mbi të gjitha si mendje e lirë.

Nuk ka asnjë sforcim dhe as që mendohet dy herë t’i thotë Berishës “ik p…” edhe në sy.

Lajmet e tjera pastaj duhen parë nëse janë të rastësishme, aksidentale apo të menduara mirë nga Basha si provokim.

Fillimisht duhet parë nëse botimi në blogun e RD, ka qenë si provokim për të testuar reaksionin që ngjall kërkesa për largimin e Berishës, apo nuk e kanë lexuar fare.

Komentet poshtë lajmit janë tërësisht agresive dhe linçuese për të. Madje njëra nga komentueset, në përpjekje për të treguar sa e rëndë ishte ajo që kishte shkruar, i kujtonte një Godole “tjetër” të vitit 97 kundër Berishës dhe e krahasonte me të. Ajo është zonjë, ajo, dhe është shumë e mirë.

Më tej duhet parë sa e menduar është zgjedhja e Lulit, si e ka organizuar si provokim, apo si alibi për të mos e sulmuar më Berishën.

Dhe të gjitha këto aludime më venë dëm e ngjaj si idiot, kur mendoj që Lulzim Basha ndoshta se ka njohur fare kush është Jonila, por ka menduar meqë është tek Instituti i Studimit të Krimeve të Komunizmit, me siguri është antikomuniste dhe e persekutuar. Ndoshta as që e di që e ka propozuar PS aty.

Kjo pastaj i tejkalon gjithë hamendjet tona që lodhemi kot të kuptojmë skemat e Lulit. Ai më 97 ka qenë emigrant dhe jetonte me gruan dhe kunatin nga një familje enveristësh, dhe as ka idenë pse turfullojnë ato gratë e shkreta të mitingjeve për Berishën.

Por dhe nëse është kështu, pra dhe nëse stërhollimet e mija për Jonilën si eksperiment social kundër Berishës, janë kot, pasi Luli as e ka ditur fare këtë, përsëri tregon se Luli vlen si kryetar në PD.

Vlen edhe si idiot. Këtë eksperiment për shembull, rrallë guxojnë ta bëjnë nga ata që duken si më të mençur e më trima.

Next Post
FOTOT/ Në pritje të përballjes finale me talebanët, stërvitja e luftëtarëve në bastionin e fundit të rezistencës afgane. “Luani i Panjshirit” tregon “dhëmbët”

FOTOT/ Në pritje të përballjes finale me talebanët, stërvitja e luftëtarëve në bastionin e fundit të rezistencës afgane. "Luani i Panjshirit" tregon "dhëmbët"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti me Flamur Nokën në Vorë, Celibashi shkarkon të gjithë vëzhguesit

Zgjedhjet 2027, Celibashi: Inteligjenca Artificale mund të numërojë fletët e votimit në Tiranë

October 28, 2026
SHBA vendos sistem shtesë “Patriot” dhe përforcon praninë ushtarake në Izrael

SHBA vendos sistem shtesë “Patriot” dhe përforcon praninë ushtarake në Izrael

October 28, 2026
Horoskopi i Brankos për të mërkurën, 28 tetor 2026

Horoskopi i Brankos për të mërkurën, 28 tetor 2026

October 28, 2026
Kina thirrje Gjermanisë dhe BE-së të jenë racionale në çështjet e tregtisë: Jemi partner i besueshëm

Kina thirrje Gjermanisë dhe BE-së të jenë racionale në çështjet e tregtisë: Jemi partner i besueshëm

October 28, 2026
E rrëfeu krimin para se të ekzekutohej, ADN konfirmon se vrasësi serial Ted Bundy vrau 17-vjeçaren Laura në vitin 1974

E rrëfeu krimin para se të ekzekutohej, ADN konfirmon se vrasësi serial Ted Bundy vrau 17-vjeçaren Laura në vitin 1974

October 28, 2026
Sulm me thika para ambasadës izraelite në Beograd, vritet autori dhe plagoset polici

Sulm me thika para ambasadës izraelite në Beograd, vritet autori dhe plagoset polici

October 28, 2026
Pogradec, theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, arrestohet Denis Meçe

Pogradec, theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, arrestohet Denis Meçe

October 28, 2026
Raporti thirrje OKB: Ndryshimi i klimës të shpallet emergjencë shëndetësore, ndikimet nuk mund të injorohen më

Raporti thirrje OKB: Ndryshimi i klimës të shpallet emergjencë shëndetësore, ndikimet nuk mund të injorohen më

October 28, 2026
Vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait në Kosovë! Pas dy ditëve në arrati, kapet autori

Vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait në Kosovë! Pas dy ditëve në arrati, kapet autori

October 28, 2026
Arabia Saudite marrëveshje 1 miliard dollarëshe me Iranin për të ndalur sulmet e Huthëve! Prapaskenat e negociatave sekrete

Arabia Saudite marrëveshje 1 miliard dollarëshe me Iranin për të ndalur sulmet e Huthëve! Prapaskenat e negociatave sekrete

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In