• #960158 (no title)
  • Different-Banners-Test
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • home test
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 27, 2021
  • Login
Javanews
  • Kreu
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
    • Rajon
No Result
View All Result
Javanews
Home Intervistë

Ekskluzive/ Haradinaj: Veprimet e Thaçit dhe Mustafës s’janë larg tradhtisë kombëtare

Java News by Java News
09/01/2016 14:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK-së) shprehet te Javanews në mënyrë të përmbledhur dhe konçize për një sërë çështjesh, që e mbajnë sot pezull Kosovën. Është i besimit se qeveria e ka humbur legjitimitetin e vet, ashtu si ka përgjigje konkrete për shumë çështje që sot e shqetësojnë Kosovën

Intervistoi Ben Andoni

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj as me emër nuk e përmend në këtë intervistë për Javanews, Murat Mehën, kryetarin e Komisionit për përcaktimin e pikës kufitare me Malin e Zi. Pak kohë më parë, ai ia përplasi në sy hartat që kishin të bënin me demarkacionin me shtetin fqinj.

Haradinaj në këtë intervistë sqaron qëndrimin e Opozitës dhe shtjellon mendimin se Pozita e tanishme e ka humbur krejt legjitimitetin e vet. “Unë kam shpresuar se liderët e partive të koalicionit qeveritar,  Mustafa dhe Thaçi, nuk do të ngulnin këmbë në zbatimin e dy marrëveshjeve, asaj për kufirin dhe marrëveshjes për krijimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe, sepse ishte e qartë se me to rrezikohej edhe territori edhe sovraniteti.

Tash që ata nuk e kanë përfillur as vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit marrëveshja për Asociacionin e komunave është në kundërshtim me kushtetutën, nuk mbetët asnjë rrugë tjetër për të dalë nga kriza politike, përpos dorëheqjes së kësaj qeverisë dhe mbajtjes së zgjedhjeve”, shprehet ai.

Z.Haradinaj ka përgjigje edhe për situatën e bisedimeve dhe e përjashton apriori afrimin në qeveri, pasi na ka arrestuar plot 13 deputetë, cilëson. Por, ajo që thekson është gjithnjë e prerë, kjo qeveri nuk respekton as kushtetutën dhe si mund të dëgjohet nga populli. Duket se Kosova nga fjalët e tij ka vetëm një udhë dhe këto janë dorëheqja e qeverisë dhe kuptohet zgjedhjet e parakohshme. Protesta e ditës së shtunë (9 Janar 2016) do të tregojë shumë për të ardhmen e Kosovës…

Ramush-Haradinaj-12_BIG

Zoti Haradinaj, në stadin e mosmarrëveshjeve që po ndodhet Kosova, a mendoni se zgjedhjet janë e vetmja mundësi e zgjidhjes së ngërçit?

“Po duket që po. Unë kam shpresuar se liderët e partive të koalicionit qeveritar,  Mustafa dhe Thaçi, nuk do të ngulnin këmbë në zbatimin e dy marrëveshjeve, asaj për kufirin dhe marrëveshjes për krijimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe, sepse ishte e qartë se me to rrezikohej edhe territori edhe sovraniteti.

Tash që ata nuk e kanë përfillur as vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit marrëveshja për Asociacionin e komunave është në kundërshtim me kushtetutën, nuk mbetët asnjë rrugë tjetër për të dalë nga kriza politike, përpos dorëheqjes së kësaj qeverisë dhe mbajtjes së zgjedhjeve”.

07.04.2011-ZKM-02

Ju po ininconi me pjesën tjetër të opozitës protesta të vazhdueshme, që thoni se do vazhdojnë deri në rrëzimin e qeverisë. A nuk mendoni se këto janë disi sfilitëse për elektoratin kosovar të lodhur nga kriza dhe keqkuptimet politike?

“Po varet se për çka protestohet dhe cila është kauza. Ne nuk po bëjmë protesta për qejfin tonë, por sepse me dy marrëveshjet që i kanë nënshkruar Isa Mustafa e Hashim Thaçi, është rrezikuar shteti. Nuk është fjala për keqkuptime politike, por për veprime që mund të kategorizohen edhe në tradhti kombëtare.

Sfilitëse ka qenë edhe lufta që kemi bërë, por nuk kishim zgjidhje tjetër”.

Pse edhe pas verdiktit të Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin, ka lexime të ndryshme nga palët në Kosovë?

“Qytetarët e Kosovës, opinioni publik dhe media e kanë lexuar drejt. Vendim i është kollaj i lexueshëm. ‘Marrëveshjen për Asociacionin, është në kundërshtim me frymën e Kushtetutës’.

Prandaj nuk ka lexime të ndryshme, por  thjesht ka injorim të një fakti. Qeveria Mustafa, e ka kuptuar se ka bërë gabim të rëndë dhe në Kosovë, për gabime të tilla, bjen nga pushteti”.  

gjykata-kushtetiese-qekiqi

Si e konsideron z.Haradinaj, elektoratin e partisë së tij, në rritje apo në stanjacion?

“Elektorati i AAK-së, është në rritje. Sipas disa sondazheve të kundërshtarëve tanë politikë, ne jemi diku te 20 pikë përqind”.

Në rast zgjedhjesh të parakohshme, a mund të dilni me kandidatë të përbashkët me pjesën tjetër të Opozitës?

“Lista e përbashkët e opozitës, është opsionale. Por nuk kemi biseduar për një gjë të tillë akoma”.

opozita-ne-konference5-7040-635x356-c1200x600

Mali i Zi ka dhënë shenja mirëkuptimi për zgjidhjen e problemit të demarkacionit, ku ju personalisht jeni shumë aktiv në kundërshtimin e tij. Nuk mund t’u lihet specialistëve ta zgjidhin këtë, sipas jush?

“Ne pikërisht këtë e kemi bërë dhe këtë e kemi kërkuar. Kanë qenë ekspertët, duke përfshirë këtu edhe ata të Partisë së Kryeministrit, të cilët e kanë argumentuar me fakte se Kosova me këtë marrëveshje do të humbiste 8 mijë e sa hektarë. Unë po flas me emra të përveçëm. Unë krejt çka kam kërku, ka qenë që të shkarkohej komisioni politik, i korruptuar e i kriminalizuar qeveritar, që ka bërë kasaphane më kufirin, e të emërohej një komision i ekspertëve. Por qeveria ka bërë përpjekje t’i fsheh gabimet e veta, sepse e ka ditur që kjo mund ta përmbys nga pushteti”.

Cili është qëndrimi juaj personal për Asosacionin? A nuk mendoni se edhe serbët kanë nevojë që të organizohen, por brenda ligjit kushtetues të Republikës së Kosovës dhe nën respektin për të?

“Është e mundur që ju nuk i keni informacionet e duhura, sepse edhe jeni larg Prishtinës, edhe nga mediat nuk mund të kuptoni gjithçka. Ne i kemi votuar parimet për krijimin e një Asociacioni të tillë si përshkruani ju. Por jo të një Asociacioni, përmes së cilit do të na kthehej Serbia në Kosovë. Ne jemi kundër këtij të dytit. Këtë të dytin e ka “kryqëzuar” edhe Kushtetuesja”.

Nëse do ishit sërish kryeministër, si do t’i zhvillonit bisedimet me palën serbe?

“Varet se çka kuptoni me palën serbe. Nëse mendoni me serbët e Kosovës, po aty duhet të bëhen bisedime të sinqerta, për cilësinë e jetesës së tyre, për integrimin e tyre dhe për krejt shqetësimet që kanë.

Nëse e mendoni Serbinë, aty ndryshon puna. Nuk mund të bëhen bisedime me Serbinë pambarimisht dhe pa kornizë dhe për më keq edhe pa rezultat. Ne fillimisht duhet të flasim për njohjen e ndërsjellë, e mëpastaj për çdo problem tjeter, si me gjithë fqinjët”.

Ndërkohë që Kosova po humbet kohën me mosmarrëveshje, gjendja ekonomike është shumë e vështirë. Por, ju dhe pjesa tjetër e Opozitës, nuk i keni kushtuar aq vëmendje. Si e mendoni rikuperimin e ekonomisë kosovare?

“Jo kjo nuk është e vërtetë. Por është vështirë të flitet për ekonominë, kur jemi bërë vendi me shkallën më të lartë të korrupsionit e të krimit të organizuar në Evropë; vendi me shkallën më të lartë të papunësisë; vendi me trendet më të larta të largimit të qytetarëve nëpër botë; me rritje të papërfillshme ekonomike…dhe e gjitha kjo nën këtë qeverisje ku krerët e saj poashtu, janë të përfolur për korrupsion e për krim”.

Ka një përfolje të vazhdueshme për luftën e UÇK-së, ku juve jeni një nga protagonistët. Mendoni se kjo është e orkestruar për ta nënvleftësuar apo ka ardhur koha të ketë një vlerësim real të saj?

“Secila pjesë e historisë duhet të zbardhet deri në fund. Në mungesë të një debati shkencor për rolin e UÇK-së, mund të dalin grupe e individë që edhe mund ta kenë për qëllim nënvlerësimin e UÇK-së”.

uck kosove

A ju duket pak e tepërt që qeveria Mustafa jo vetëm nuk e vlerëson Opozitën, por ka shpallur gati hapur strukturën e re të Kosovës, me një president të ri. Si e vlerësoni z.Thaçi dhe punën e tij, por edhe mëtimin e tij për president?

“Mustafa dhe Thaçi janë të mbaruar. Ata nuk mund të qeverisin më me këtë mendësi. Prandaj po mundohen ta promovojnë njëri tjetrin.

Thaçi nuk është kandidat imi e as i partisë sime. Ai nuk është kandidat që përfaqëson unitetin e popullit. Ai mund të jetë kandidat i partisë së tij, por për president kërkohet më shumë se kaq”.

A mund të bashkoheni me qeverinë, nëse ju propozojnë e ju kërkojnë bashkëpunim?

“Jo me këtë qeveri që na i ka burgosur 13 deputetë. Jo me këtë qeveri që po e përdorë krejt aparatin shtetëror për mbrojtjen e lëkurës së vet. Unë jam treguar shumë kooperativ me ta. I kam lutur si për gjak, të mos e nënshkruajnë marrëveshjen për kufirin. U kam ofruar dokumente, u kam ofruar ekspertë. Të njëjtën gjë e kam bërë edhe për plot gjëra të tjera, por këta janë të pa marrun vesh, prandaj është e pamundur të bashkëpunosh me ta”.

Prishtine-Qeveria-Kuvendi-Kosove-foto-ATSH-Behlul-Jashari1

Next Post

Prishtinë/ Nis protesta, opozita: Janë dhunuar tubuesit, përgënjeshtron policia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published.

e-albania e-albania e-albania

LAJMET E FUNDIT

Mjerimi i gazetarisë italiane

Afera e Kompleksit Partizani nuk është e kaluara, por një kërcënim që Berisha dhe Basha e premtojnë për të ardhmen

February 26, 2021
Aksidenti i rëndë te “Rruga e Kombit”/ Ja kush është 35-vjeçari që ndërroi jetë

Aksidenti i rëndë te “Rruga e Kombit”/ Ja kush është 35-vjeçari që ndërroi jetë

February 26, 2021
Lajm i mirë nga studimi izraelit/ Zbulohet se sa efektive është vaksina e Pfizer, pas dozës së parë

Studimi: Një dozë e vetme e ‘Pfizer’ zvogëlon rrezikun e transmetimit të virusit nga asimptomatikët dhe mbron të tjerët

February 26, 2021
Mandati që vjen nga revolucioni i diasporës

Dikush duhet t’i shpjegojë Bashës sistemin e ri elektoral!

February 26, 2021
Situata nga pandemia/ Rakacolli: S’ndryshon ora policore, masat kufizuese do të qëndrojnë në fuqi

“Të hënën vijnë 15 mijë vaksina të Pfizer në Shqipëri”/ Racakolli: Ka një tendencë të rënies së rasteve, nuk sugjerojmë mbyllje totale

February 26, 2021
Masat në Greqi/ E pësojnë emigrantët shqiptarë në pikat kufijtare. Kushtet e reja nga data 1 mars

Masat në Greqi/ E pësojnë emigrantët shqiptarë në pikat kufijtare. Kushtet e reja nga data 1 mars

February 26, 2021
Rritet numri i viktimave në Itali, ulen rastet pozitive

Ekspertët në Itali japin alarmin: Sapo ulim masat, infeksioni merr vrull, po ulet mosha mesatare

February 26, 2021
Covid-19/ Specialistja e ISHP-së konfirmon: Virusi ka gjetur terren. Pritej rritje e numrit te të infektuarve

“Situata është delikate”/ Tomini: Ka prekje të grupmoshave të reja. Këto indikatorë tregojnë që COVID po…

February 26, 2021
Topalli për Berishën: Është opozitar i fortë, por s’flas për ata që e kanë dorëzuar karrigen

Topalli për Berishën: Është opozitar i fortë, por s’flas për ata që e kanë dorëzuar karrigen

February 26, 2021
Topalli nuk i ndahet Bashës: Është në pazar me Ramën. E pamundur t’i ndash

Topalli: Opozita ka dezertuar! Rama, Basha dhe Meta e shantazhojnë mirë njëri-tjetrin

February 26, 2021
JavaNews.al

  • Adresa: Rruga “Gjik Kuqali”, Pallati 2, Shkalla 2, Apartamenti 4, Tiranë
  • Email: [email protected]
  • #960158 (no title)
  • Different-Banners-Test
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • home test
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
    • Rajon

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In