• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ekskluzive/ Beqaj: Pse kjo rritje e lartë ekonomike gjatë vitit 2021?!

by Java News
03/10/2021 11:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një intervistë ekskluzive për JavaNews.al, ish ministri Ilir Beqaj shpjegon arsyet se përse do të ketë një rritje të fortë ekonomike për gjatë vitit 2021.

Zoti Beqaj, Së fundmi, është publikuar nga INSTAT rritja ekonomike e tremujorit të dytë të vitit 2021 dhe rezulton se kemi një nivel goxha të lartë rritje me rreth + 18 %. Menjëherë opozita ka reaguar duke deklaruar se kjo është tallje që i bëhet shqiptarëve. Cili është komenti juaj për rritjen ekonomike të tremujorit të dytë?

Me të drejtë ju i referoheni raportimit zyrtar të INSTAT. Besoj se të gjithë bashkë duhet të ndikojmë të konsolidojmë kulturën e përgjithshme se shifrat zyrtare nuk mund të vihen në dyshim. Kushdo është i lirë të komentojë, madje të “lexojë” sipas optikës së vet, por nuk duhet të debatohet rreth shifrës.

Shfira 18 % tregon se ekonomia shqiptare në periudhën tremujore prill – qershor 2021 ka prodhuar 18 % më shumë se në të njëjtën peridudhë të viti 2020. Ky është fakt. Opozita nuk mund të përdorë me entuziazëm të dhënat zyrtare të INSTAT kur këto të fundit tregojnë prirje negative të ekonomi, etj dhe të refuzojë të njohë këto të dhëna kur tregojnë prirje pozitive.

Por, cili do ishte “leximi” im:

Së pari, në prill – qershor 2020 vendi, si edhe e gjithë bota, është ballafaquar me ndalimin e shumë sektorëve të ekonomisë prej pandemisë së Covid 19. Prandaj të krahasosh një maiknë në lëvizje me një makinë të ndaluar është shumë e lehtë. Industria prodhuese u ndalua, industria e ndërtimit u ndalua, turizimi dhe shërbimet argëtuese u ndaluan, kontratat e punëve dhe shërbimeve publike u pezulluan, etj, etj.

Së dyti, tremujori prill – qershor 2021 ka qënë shumë më i lagësht krahasuar me të njëjtën periudhë të 2020, kështu që për arsye thjesht klimatike kemi patur rritje të ndjeshme të prodhimit të enrgjisë elektrike.

Së treti, në tremujorin prill – qershor 2021 janë aktive të gjithë kantieret e rindërtimit, ndërsa në të njëtën periudhë të 2020 këto kantiere nuk ishin çelur ende.

Së katërti, stimuli fiskal i dhënë nga qeveria për zbutje të efekteve negative të Covid 19 në ekonomi ka filluar të ndjehet në tremujorin e tretë të 2020

Mund të ketë edhe të tjera, por këto janë disa nga arsyet, sipas meje, që përligjin një shifër pazakonshëm të lartë të rritjes ekonomike. Edhe pse të krahasohesh me 2020 për mua është e pakuptimtë. Më me vend do të ishte, në këtë situate, të diskutojmë për krahasimin me të njëjtën periudhë të 2019. Nëse ekonomia është rikthyer në nivelin e 2019 athere ky po është lajm shumë i mirë.

Çfarë mendoni për pjesën e mbetur të vitit?

Të dhënat e tremujorit të tretë që ka përfunduar para pak ditësh do të bëhen publike në fund të vitit. Ndërsa ato të tremujroit të katërt në fund  të marsit 2022.

Besoj se janë të gjitha gjasat që edhe tremujori i tretë të ketë rritje të kënaqshme ekonomike. Në këtë tremujor peshën më të madhe besoj se do ta mbajë turizimi, me muajin gusht 2021 rekordin historik 30 vjeçar të musafirëve të huaj, me rritje dyshifrore në përqindje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Druhem për situatën e tremujorit të katërt 2021 si pasojë e ndikimit të disa faktorëve të jashtëm.

·         Ka shtrenjtim të ndjeshëm të çmimit, deri edhe në mungesë, të burimeve të jashtme të energjisë elektrike. Nëse do të kemi vjeshtë të thatë, nuk do ta përjashtoja skenarin e kthimit disa vite më parë me kufizime të imponuara të përdorimit të energjisë elektrike

·         Ka shtrenjtim të ndjeshëm të çmimit të karburanteve.

·         Ka shtrenjtim të ndjeshëm të çmimit të hekurit.

·         Ka shtrenjtim eksponencial të çmimit të transportit ndërkombëtar. Ka artikuj me vlerë të vogël por me volum të konsiderueshëm të cilëve 5-6 fishimi i transportit i bën jashtëzakisht të shtrenjtë. Kompanitë e mëdha amerikane kanë angazhuar avionë kargo për të mundur të ballancojnë shtrenjtimin e transportit klasik me konteiner.

·         Ka kërkesë në rritje të kërkesës së brendshme në Kinë. Pas daljes nga lockdown i Covid 19 demonstrohet një dëshirë e rritur për konsumizëm.

·         Ka ulje të prodhimit të brendshëm industrial në Kinë si pasojë e kufizimeve të imponuara nga qeveria kineze për ndotjen në mjedis. Sado që mund të duket problem minor, besoj se këtë dimër lodrat në prag të vitit të ri do të jenë me mungesa të mëdha.

·         Ka kërkesë në rritje të ndjeshme për mjete të transportit të mallrave shoqëruar me mungesë të theksuar të chip të kompjuterave.

·         Ekonomia kineze kërcënohet nga një krizë e rëndë e tregut të patundshmërisë.

Zoti Beqaj, me çfarë tregoni, e ardhmja e afërt duket shumë e pasigurtë. Çfarë do të duhet të bëjë qeveria?

Qeveria mund të jetë duke bërë planet e veta të kontigjencës. Nuk kam info të detajuar. Në fakt një nga mësimet më të rëndësishme që e gjithë bota ka nxjerrë nga pandemia është “Risilience”. Pra “recovery” nga pandemia dhe plane afatgjatë për ekonomi dhe sektorë shërbimesh resilient. Edhe zonja Von der Leyen e përcolli qartë këtë mesazh gjatë vizitës së Tiranë.

Qeveria do të duhet të përqëndrohet tek ajo çfarë mund të zgjidhë brenda vendit. Duke u përpjekur të dialogojë sa më shpejt hapur me operatorët me ndikim në tregjet e caktuara, duke komunikuar qartë dhe sinqerisht me publikun, duke rishikuar politikën fiskale qoftë edhe për një periudhë të shkurtër. Nuk do të përjashtoja edhe masa proteksionste, edhe pse ne jemi një shtet i vogël. Po risjell në kujtesë vetëm ndalimin për një periudhë të caktuar që presidenti Trump i bëri eksportit të vaksinave të Pfizer të prodhuara në territorin e SHBA-ve. Nuk dua të hap polemika. Janë tejet të dëmshme në kohë paqartësish në ekonomi. Por, po shtroj pyetjen. Kush do të ishte dakort që të kishte kufizime të brendshme në përdorimin e energjisë elektrike dhe të vijonte eksporti i energjisë elektrike të prodhuar në Ashtë, Ulëz e Shkopet, Devoll dhe Bistricë?

Next Post
VIDEO/ Gjeli terrorizon lagjen në New York duke sulmuar kalimtarët: Ai është në luftë, agresiv e djallëzor

VIDEO/ Gjeli terrorizon lagjen në New York duke sulmuar kalimtarët: Ai është në luftë, agresiv e djallëzor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Provimet e jurisprudencës do të jepen në shqip”/ Tubimi i studentëve në RMV, zëvendëskryeministri: Zërin e tyre e kemi dëgjuar

“Provimet e jurisprudencës do të jepen në shqip”/ Tubimi i studentëve në RMV, zëvendëskryeministri: Zërin e tyre e kemi dëgjuar

May 18, 2026
Ndodh sërish në Turqi, 4 të vrarë me armë zjarri! 17-vjeçari hyn në restorant dhe hap zjarr ndaj njerëzve

Ndodh sërish në Turqi, 4 të vrarë me armë zjarri! 17-vjeçari hyn në restorant dhe hap zjarr ndaj njerëzve

May 18, 2026
“Shqipëria po ndërton qytetet e së ardhmes!”, mesazhi i ministres Koçiu nga Forumi Botëror Urban 2026 në Baku

“Shqipëria po ndërton qytetet e së ardhmes!”, mesazhi i ministres Koçiu nga Forumi Botëror Urban 2026 në Baku

May 18, 2026
Protesta në Shkup për gjuhën shqipe/ Balla: Parlamenti dhe qeveria të gjejnë zgjidhje të drejta dhe të qendrueshme

Protesta në Shkup për gjuhën shqipe/ Balla: Parlamenti dhe qeveria të gjejnë zgjidhje të drejta dhe të qendrueshme

May 18, 2026
Përfundon pas dy orësh protesta e studentëve shqiptarë në Shkup

Përfundon pas dy orësh protesta e studentëve shqiptarë në Shkup

May 18, 2026
Thellohet bashkëpunimi SHBA-Shqipëri për të forcuar mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike

Thellohet bashkëpunimi SHBA-Shqipëri për të forcuar mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike

May 18, 2026
VLEN: Provimi jurisprudencës do jepet në gjuhen shqipe!

VLEN: Provimi jurisprudencës do jepet në gjuhen shqipe!

May 18, 2026
“SPAK po helmohet nga brenda!”, avokati: Prokurori Ols Dado nuk e ka vendin në sistemin e drejtësisë

“Berisha e kupton edhe vetë që është qesharak”, Beqiri: Zgjedhjet në PD farsë, është katandisur si “kal i ngordhur”

May 18, 2026
Protesta për gjuhën shqipe në RMV, organizatori: Po provokohemi gjatë tubimit!

Protesta për gjuhën shqipe në RMV, organizatori: Po provokohemi gjatë tubimit!

May 18, 2026
Balliu njofton ambasadat për marrjen “peng” të PD, akuzon Sali Berishën për mbylljen e garës për kreun e partisë

“PD e uzurpuar nga klani familjar”, Balliu: Me Salianjin në garë, Berisha do të humbte zgjedhjet për kreun e partisë

May 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In