• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama takon këtë të hënë Presidentin francez, Hollande

by Aalison Pearse Stevens
30/05/2016 11:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

EKSKLUZIVE/ Kryeministri Edi Rama, do të takojë këtë të hënë në orën 17:00 Presidentin francez François Hollande në Paris. Lajmi bëhet i ditur për Javanews nga burime të besueshme diplomatike. Takimi mes kreut të qeverisë shqiptare dhe Presidentit francez, pritet të zhvillohet në kuadër të dhënies së çmimit “Komandantit të Legjionit të Nderit”, shkrimtarit të njohur shqiptarë, Ismail Kadare. Ky i fundit ishte pjesë e një liste prej 600 personalitetesh të fushave të ndryshme, të nderuar me medalje në fillim të vitit nga shteti francez.

Mes personave të dekoruar janë edhe 20 emra, heronj dhe viktima të sulmeve terroriste që goditen Francën vitin që lamë pas. Do të jetë vetë kryeministri Rama, ai i cili ka vendosur të jetë i pranishëm gjatë kohës që Presidenti francez, do t’i dorëzojë çmimin shkrimtarit të shquar, Ismail Kadare. Pas kësaj ceremonie pritet që dy drejtuesit e lartë të zhvillojnë edhe takimin mes tyre.

Nuk bëhet e ditur se cila do të jetë tematika e bisedimeve mes Ramës dhe Hollande, por pritet që në qendër të këtij takimi të jetë forcimi i marrdhënieve mes dy vendeve, mbështetja e Francës për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, si dhe forcimi i bashkëpunimit në fusha të ndryshme, me karakter ekonomik, në luftën kundër terrorizmit, etj.

Ky është takimi i tretë mes kreut të qeverisë shqiptare dhe presidentit francez. Takimi i parë mes tyre është zhvilluar me 11 qershor 2014 kur Kryeministri Edi Rama u prit në një takim të veçantë nga Presidenti i Francës, në Pallatin Elysee. Ndërsa takimi i dytë është zhvilluar pas aktit terrorist ndaj redaksisë së revistës satirike “Charlie Hebdo”, ku një delegacion i zgjeruar nga Shqipëria u bë pjesë e marshimit të Unitetit në Paris, në nder të viktimave që humbën jetën nga sulmi. Delegacioni shqiptar ishte i përbërë jo vetëm nga zyrtarë të lartë si kryeministri Edi Rama, por edhe nga 4 përfaqësues të komuniteteve fetare të vendit.

(javanews.al) Me. Ar

Next Post

Rrëfehet Ardit Gjebrea: Si e bëra për vete Anilën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deri në 150 $ për fuçi nafte në Azi, a po vjen goditja në Europë?

Deri në 150 $ për fuçi nafte në Azi, a po vjen goditja në Europë?

March 20, 2026
Paraja nuk blen lumturinë, ‘surprizon’ Kosova në indeksin e fundit

Paraja nuk blen lumturinë, ‘surprizon’ Kosova në indeksin e fundit

March 20, 2026
“Fitër Bajrami”, kryeministri Rama uron besimtarët myslimanë me një foto të veçantë

“Fitër Bajrami”, kryeministri Rama uron besimtarët myslimanë me një foto të veçantë

March 20, 2026
Rrëfimi i veçantë i Rey Manajt: Kur mora rrogën e parë, hoqa mamin nga puna!

Rrëfimi i veçantë i Rey Manajt: Kur mora rrogën e parë, hoqa mamin nga puna!

March 20, 2026
Shqiptarët po blejnë makina nga Koreja dhe Kina, çfarë po ndodh me tregun?

Shqiptarët po blejnë makina nga Koreja dhe Kina, çfarë po ndodh me tregun?

March 20, 2026
Përshkallëzon lufta, sulmi në South Pars shtrenjton naftën dhe gazin në mënyrë drastike

Përshkallëzon lufta, sulmi në South Pars shtrenjton naftën dhe gazin në mënyrë drastike

March 20, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash

March 20, 2026
FOTO LAJM/ Monika Kryemadhi dezinfekton karrigen ku ishte ulur Basha në emision

“Basha do drejtonte PD-në ndërsa Veliaj PS-në”, Kryemadhi: Dumani i premtoi Juri Kimit se do fuste në burg Berishën dhe Metën nëse…

March 20, 2026
Sot “Fitër Bajrami”, besimtarët falin namazin në Sheshin Skënderbej. Spahiu: Festë e mirësisë dhe faljes

Sot “Fitër Bajrami”, besimtarët falin namazin në Sheshin Skënderbej. Spahiu: Festë e mirësisë dhe faljes

March 20, 2026

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In