• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

EKSKLUZIVE/ Ndoka: Shqiponjën po e dhunojnë ata që deklarojnë se kanë ‘babë’ Erdoganin

by Java News
20/10/2016 14:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Armando Meta

EKSKLUZIVE/ Nard Ndoka, kryetar i PDK-së dhe njëkohësisht deputet në Kuvendin e Shqipërisë, ndan një këndvështrim krejt të kundërt me të gjithë komentuesit, lidhur me veshjen që ai përdori në spektaklin “Dance Ëith Me”, ku shfaqej simboli ynë kombëtarë shqiponja, e stilizuar me simbolin e svastikes e ndare në katër pjesë. Një reminishencë kjo e kryqit nazist. Në një prononcim për Javanews, Ndoka shprehet se këndvështrimi i debatuesve më shumë është bërë për sencasion dhe tërheqje vëmendje, sesa të jenë thelluar sadopak në simbolikën që realisht ka përfaqësuar ai stilizim në veshje. Sipas tij, nuk ka asnjë mëdyshje që duhet respektuar shqiponja e Gjergj Kastriotit, por të gjithë ata që çirren në emër të Skënderbeut, as më shumë e as më pak kërkojnë të kenë për ‘babë’, reminishenca të kohës së Skënderbeut që shkaktuan jo pa tragjedi për kombin tonë.

“Dance With Me” është një spektakël vallezimi, ku amatorët përpiqen të ngrihen në nivelin e profesionistëve të kercimit. Mision pothuajse i pamundur për shumicën e konkurentëve! Ndaj për të dhuruar spektakël, produksioni ka ndërthurur intervista, debate, kritika, humor dhe çdo gjë tjetër në funksion të një magjie televizive. Çdo konkurent, flet për fushën nga vjen. Flitet për kuzhinën, artin, humorin deri edhe tallavanë, politiken dhe çdo gjë tjetër që përfshihet apo del nga skenari. Robert Alija shquhet për lirinë e tij, duke bërë kritikun e pamëshirshëm, por brilant në stilin e tij, ai ka zgjedhur të na vendosë përpara të papriturave duke dalë nga konturet strikte të skenarit. Fati më ka ndeshur edhe mua, që të perballem me idetë dhe stilizimet e ‘shfrenuara’ të Bertit. Më ka kërkuar të kërcej me tanga. Më ka dhuruar një bluzë me simbolin e kanabasit dhe së fundmi një tjetër me shqiponjën e stilizuar të ‘ndarë’ në katër pjesë”, sqaron Ndoka për Javaneës.

Deputeti shprehet se personalisht respekton idetë dhe kauzat e çdo njeriu, pavarësisht se jo gjithmonë është dakord.

“Të japësh një gjykim vetëm në 4-5 sekonda për një ide të ballafaquar befas përballë teje nuk është e lehtë, por nuhatja e politikanit duhet të jetë e shpejtë dhe e pagabueshme gjithmonë. Gjetja dhe ideja e Robertit, menjëherë mu duk interesante, jo nga stilizimi i shqiponjës, se atë nuk mund ta gjykoj as më shumë se pesë sekonda, por mesazhi ishte interesant. Një shqiponjë e trazuar në katër pjesë, ashtu siç kombi ynë është i ndarë. Kjo kauzë bashkohej me shqetësimin tim të akumuluar prej vitesh, të shprehur në menyra të ndryshme edhe publikisht”, komenton Ndoka, duke shprehur në këtë mënyrë edhe këndvështrimin e tij ndaj stilizimit të shqiponjës.

Kreu demokristian kundërsulmon duke u shprehur se ata që po lëndojnë shqiponjën realisht janë politikanët shqiptarë kudo që janë, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni. Sipas tij, në Shqipëri me sherre pafund dhe pa një orientim të qartë për kombin shqiptar dhe të ardhmen tonë, ndërsa në Kosovë ka një tendencë të hapur tashmë zyrtare pro orientale, anadollake, duke zgjedhur Turqinë në raport me SHBA-të dhe Europën, duke thënë publikisht se Erdogani është vëllai ynë.

“Ky deklarim nuk bëhet nga ‘hoxha i fshatit”, por nga kryeministrat dhe presidentët shqiptarë. Kjo është goditja më e madhe, që i bëhet shqiponjës së Gjergj Kastriotit, që luftoi në shekuj kundër pushtuesve osmanlli. Në Maqedoni politikanët shqiptarë, pretendojnë se vendi i tyre është i tybeve dhe xhamive dhe jo i Nënë Terezës. Duke e shpallur edhe ato de fakto, Erdoganin si mbrojtësin e tyre. Dhe shqiponja ‘habitet’, drobitet, nuk e di se sa shumë, por edhe unë thellë në shpirt trazohem dhe shqetësohem, se si këta burra shteti nuk orientohen në rrugën drejt Europës, por mëndjen dhe zemren e kanë akoma në Anadoll. Ndaj shqiponja është e trazuar, e ndarë, në dileme, e pa orientuar akoma, ndaj stilizimi i piktorit të shfrenuar Robert Aliaj mu duk interesant, në pesë sekonda gjykim”, deklaron Ndoka për Javanews.

Sipas tij, të gjithë duhet të respektojmë “Shqiponjën e Gjergj Kastriotit”, të respektojme Memedheun tonë të shenjtë, jo të kërkojmë ‘babën’, që historia dhe fati yne është treguar i pameshirshëm me ne!

“Ata që bëjnë patriotin dhe ngatërrojne artin me politiken duhet ta dinë se ta duash atdheun do të thotë të mos e vjedhësh, të mos e tradhëtosh, të mos e denigrosh, të mos e trajtosh si plaçkë lufte e prone private siç kanë bërë e po bëjnë disa prej tyre në Tiranë, Prishtinë e Tetovë”, përfundon Ndoka, në deklarimin e tij për Javanews.

Next Post
Gardisti flet në gjyq: Grabisja pasi kisha shumë borxhe për të larë

Gardisti flet në gjyq: Grabisja pasi kisha shumë borxhe për të larë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spartak Ngjela: Ja frika e Sali Berishës nga SPAK

“Komedi për ne, tragjedi për vendin”, Ngjela ironizon qëndrimet e Berishës ndaj Ramës: Shiheni se kush na ka drejtuar si kryeministër!

May 4, 2026
Të shpallur në kërkim për drogë/ Arrestohen dy të rinjtë në Tiranë, njëri prej tyre do ekstradohet në Itali

Të shpallur në kërkim për drogë/ Arrestohen dy të rinjtë në Tiranë, njëri prej tyre do ekstradohet në Itali

May 4, 2026

Akuzat simetrike, po sikur të gjithë të kenë të drejtë?

May 4, 2026
SHBA aktivizon operacionin detar, kalojnë me sukses dy anijet e para në Hormuz

SHBA aktivizon operacionin detar, kalojnë me sukses dy anijet e para në Hormuz

May 4, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

May 4, 2026
Berisha akuza të rënda Dumanit: Bleu apartament me 390 €/m², Vettingu thotë se banonte…

Berisha sulmon Dumanin, hesht për akuzat: strategji apo panik?

May 4, 2026
Çfarë po ndodh me negociatat? Ferit Hoxha mohon veto nga vendet e BE për Shqipërinë

Çfarë po ndodh me negociatat? Ferit Hoxha mohon veto nga vendet e BE për Shqipërinë

May 4, 2026
Katër shenjat e zodiakut që mendojnë se janë superiorë ndaj të tjerëve

Parashikimi i horoskopit për majin, rritje në karrierë dhe kthesa në marrëdhënie! Ja shenjat më të favorizuara

May 4, 2026
Arrestohet 54-vjeçari në Tiranë, administronte lokal për baste sportive

Arrestohet 54-vjeçari në Tiranë, administronte lokal për baste sportive

May 4, 2026
Shërbim Prove….

I “vrau” të gjithë…

May 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In