• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

EKSKLUZIVE / Genc Salihu: Muzika shqiptare ka rënë në duar të gabuara

by Java News
21/09/2015 15:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Genc Salihu, një prej emrave më të njohur të muzikës në Kosovë dhe në Shqipëri, por dhe më gjerë, në një intervistë ekskluzive për Javaneës shprehet se muzika shqiptare aktualisht është në duar të gabuara. Sipas tij, tregtarët e pakualifikuar të muzikës jo vetëm po krijojnë muzikë të dobët, por edhe po e çkulturojnë konsumatorin shqiptar. Pavarësisht kësaj situate, ai shprehet se kohët e fundit vihet re se ka shenja për një rilindje të muzikës shqiptare, por që është ende njw rilindje e brishtë. Në këtë intervistë Salihu flet edhe për rikonfirmimin e tij si trajner në “The voice of Albania”5, si dhe për mungesën e trajneres, Elsa Lila.       

Cili është vlerësimi juaj për gjendjen në të cilën gjendet muzika shqiptare? A jeni dakord me mënyrën sesi po kompozohet dhe interpretohet muzika shqiptare?

Unë me të vërtetë besoj se problemi nuk është te krijuesit e muzikës, por te industria, apo mungesa e saj. Nga niveli legjislativ e deri te rafti në dyqan, muzika është në duar të gabuara. Akoma nuk është gjeneruar mjaft vullnet politik që të rregullohen çështjet e shitjes së muzikës; nuk e kemi arritur atë moment, nivel, apo pjekuri. Prandaj tregëtarët e thjeshtë e të pakualifikuar e kanë sot në dorë, prej të cilëve nuk mund të pritet më shumë se një qasje krejt ditore, tejet sipërfaqësore, ndaj mallit që tregtojnë. E arteve u duhet shumë më shumë kujdes se kaq. Menaxhimi i keq me artet ka pasoja shoqërore dhe kulturore, dhe këtë më së miri e dinë popujt e ish bllokut komunist.
Një shembull tipik: një shtëpi botuese muzikore që vepron sot në treg nuk është në gjendje ta kalkulojë faktin se, duke shitur mall të dobët, krijon konsumatorë të dobët dhe eventualisht dështon sepse aq shumë e ka degraduar shijen e konsumatorit, sa e ka çkulturuar atë totalisht, e ka çkyçur nga çdo sistem estetik, dhe ai më nuk i përmbush kriteret themelore të të qenit konsumator. Kjo shtëpi botuese nuk është në gjendje të projektojë kualitet, konsistencë apo zhvillim me prodhimet e veta, prandaj nuk mirret seriozisht dhe nuk e ka jetën e gjatë, e në proces shkakton dëm të hatashëm kulturor, si në qasjen e konsumatorit ndaj dëgjimit të muzikës, ashtu dhe në mënyrën se si ai e përjeton ambientin publik. Këtë lloj çkulturimi e kam parë me sytë e mi duke ndodhur në një shkallë të ekzagjëruar në Kosovë në vitet ’90, kur u mbyllën institucionet dhe muzika, filmi dhe zbavitja ranë në duar të oportunistëve tregtarë.
Kjo është diçka që nuk rregullohet pa marrë drejtim nga politika qëndrore, dhe natyrisht se jo me anë të cenzurës apo rregullimit të tregut, por me vënien në fuqi të ligjeve të duhura dhe me nxitjen e investimeve në fushën e muzikës, filmit, prodhimit televiziv dhe show biznesit. Në anën tjetër, nuk mund të them se s’kanë filluar të duken shenjat e para të një skene të mirë muzikore në Shqipëri dhe Kosovë, me gjithë të këqijat. Në fakt, muzika po e përjeton një renesansë të vogël për momentin te shqiptarët gjithandej. Por është akoma e vockël, memzi shihet. Shpresoj që kjo ta zgjojë interesimin e duhur në vendet e duhura për ta rregullur të ardhmen e muzikës shqiptare.

Jeni konfirmuar sërish trajner i “The Voice of Albania” 5. Si e komentoni këtë fakt?

Sezoni i kaluar ka qenë fantastik. Kam kaluar çaste të paharrueshme profesionalisht, por dhe në prapaskenat e “The Voice”, miqësisht, me gjithë ata njerëz të mirë që e realizojnë këtë shoë. Kam qenë i mahnitur me nivelin e profesionalizmit që e kam hasur në Top Channel dhe kam mësuar shumë. Me fjalë të tjera, memzi e pres fillimin e sezonit të ri.

Ju ishit trajner i fituesit të “The Voice of Albania” 4 , Aslaidon Zaimaj. Si e keni përjetuar këtë ngjarje? A përbën sfidë për në “The voice” 5 fakti që vini si trajner fitues i “The voice” 4?

Rrugëtimi me Aslaidonin dhe grupin nëpër sfidat e spektaklit më ka dhënë kënaqësi të madhe. Ishte një përvojë që i përfshiu të gjitha: muzikën, këndimin, garën, shoqërinë, dramën, mediat, pritjet, paragjykimet, marrëdhëniet dhe shkëmbimet ndërshqiptare, Tiranën… Pastaj fitorja ishte si një finale e madhe simfonike – një bombë drite në fund të një lufte të madhe e të bukur. Sa i përket sezonit të ri, e di që fituesi ka presion të shtuar gjithmonë. Kam menduar për këtë. Kam logjikuar thjeshtë: meqë hera e parë ishte mahnitëse sepse u lëshova në të si në lum të rrëmbyeshëm, pa vënë gjë në pyetje, por duke qëndruar sa më shumë vetvetja, dhe kjo më shpërbleu me një përvojë të paharrueshme, them, pse mos t’ia bëj prapë kështu?

Shpesh dëgjojmë nga trajnerët të thuhet pas çdo Voice se nuk dihet nëse do të jetë i mundur Voice i rradhës pasi zërat e mirë sa vinë e rrallohen. Por sërish dalin zëra të mirë. E keni këtë mëdyshje që zërat e mirë sa vinë e rrallohen?

Më besoni, zërat e mirë sa vinë e shtohen! Sa vinë e shtohen! Kjo është natyra e muzikës, poashtu dhe e vetë njerëzimit.

Elsa Lila nuk do të jetë këtë rradhë trajnere e “The voice” 5. Çfarë do tu mungojë ju si trajnerë nga mungesa e saj?

Elsa është njeri i jashtëzakonshëm. Tepër intenzive, tepër pasionante, krejt e vetme në luftën e saj, si një balenë në oqean. Kemi qenë shumë të afërt gjatë spektaklit. Definitivisht do të më mungojë ajo shija e egër, krejt e pakompromis, që ajo ia dha emisionit.

Next Post

1 vit nga vizita e Papës, Nishani: Shqiponja e Flamurit na forcon shpresën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Silicon Valley në frontin ukrainas, ministri 35-vjeçar që po sfidon Putinin

Nga Silicon Valley në frontin ukrainas, ministri 35-vjeçar që po sfidon Putinin

May 18, 2026
Kriza e naftës, Berisha: Rama po vjel nga qytetarët miliona pa u dhënë asnjë ndihmë

“Raporti i IBAR nuk miratohet” / Sondazhi: 76.6 për qind e shqiptarëve mendojnë ndryshe nga Berisha

May 18, 2026
Blindohet spitali i Traumës, një nga të plagosurit e atentatit në Durrës i plagosur rëndë

E plagosën me armën e tij, polici transportohet te Trauma, mjekët: Gjendja e 20-vjeçarit është…

May 18, 2026
Zv.ministri i Arsimit në RMV: Studentët do ta japin provimin në gjuhën shqipe

Zv.ministri i Arsimit në RMV: Studentët do ta japin provimin në gjuhën shqipe

May 18, 2026
“Kosova nuk është Shqipëri, pranojeni!”, Spahiu: Duan që t’i shkojë Edi Rama dhe t’u fshijë plehrat…

“Kosova nuk është Shqipëri, pranojeni!”, Spahiu: Duan që t’i shkojë Edi Rama dhe t’u fshijë plehrat…

May 18, 2026
E padëgjuar! Ish-nusja jeton me burrë tjetër, mban dhomën e vjehrrës të kyçur për 15 vjet

E padëgjuar! Ish-nusja jeton me burrë tjetër, mban dhomën e vjehrrës të kyçur për 15 vjet

May 18, 2026
Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Mexhiti: Mickoski së shpejti në Tiranë

“Do ta japin shqip provimin”, Mexhiti u jep lajmin studentëve shqiptarë pas protestës

May 18, 2026
Avokati i Thaçit kritika Speciales: Për më shumë se 5 vitesh s’na ka pranuar asnjë ankesë!

Avokati i Thaçit kritika Speciales: Për më shumë se 5 vitesh s’na ka pranuar asnjë ankesë!

May 18, 2026
Ministria e Drejtësisë: Banka Botërore e konfirmon, besimi i shqiptarëve tek gjykatat u dyfishua në pesë vjet

Ministria e Drejtësisë: Banka Botërore e konfirmon, besimi i shqiptarëve tek gjykatat u dyfishua në pesë vjet

May 18, 2026
Trafikonin drogë në vende të ndryshme të Europës, Europoli vë në pranga 25 shqiptarë (Foto)

EUROPOL shënjestron propagandën online të Gardës Revolucionare të Iranit

May 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In