• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ekskluzive/ Detektivët privatë “zbresin” edhe në Shqipëri

by
27/04/2015 13:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detektivët privatë zbarkojnë zyrtarisht në Shqipëri. Tashmë edhe vendi ynë do të ketë detektivët e tij privatë për të hetuar lidhur me çështje nga më të ndryshmet dhe më socialët.

Kjo u konfirmua për Javaneës.al nga avokati Ndue Pjetra i cili i kontaktuar me telefon, bëri të ditur se profesioni i detektivit privat është ligjëruar dhe miratuar edhe nga Ministria e Mirëqënies Sociale.

Pjetra theksoi se tashmë është ngritur Instituti i detektivit privat dhe çdokush që përmbush kriteret, do të mund të ushtrojë profesionin e detektivit privat. Fillimisht detektivët privatë do të mund të merren me çështje që kanë të bëjnë me persona të rezultuar të humbur, vjedhjet e makinave, persona që i shmangen përmbarimit, apo edhe tradhëtitë bashkëshortore.

“Tashmë detektivi privat është një profesion i ligjshëm dhe i lirë në Shqipëri. Është miratuar nga Ministria e Mirëqënies Sociale, dhe është ngritur Instituti i detektivit privat. Çdokush që përmbush kriteret do mund të marrë liçensën e detektivit privat. Ata do kujdesen për çështje që kanë të bëjnë me vjedhjet e makinave, persona të humbur, persona që i shmangen zyrave të përmbarimit ose bankave që kanë marrë një kredi dhe si rezultat i kësaj nuk gjendet adresa. Detektivët do të mund të merren edhe me çështje të tradhëtisë bashkëshortore”. u shpreh Pjetra për Javaneës.al

Avokati nënvizoi faktin se së shpejti pritet të miratohet edhe ngritja e Dhomës Kombëtare të Detektivëve Privatë. Kjo siç sqaroi Pjetra do të mundësojë dhe t’i japë të drejtën detektivëve privatë që edhe të kryejnë arrestime apo qoftë edhe të mbrohen dhe paraqesin provat e mbledhura prej tyre në gjykatë.

“Së shpejti pritet të ngrihet edhe Dhoma Kombëtare e Detektivëve Privatë siç është në Kanda apo edhe SHBA. Kjo do u japë të drejtën atyre që të bëjnë arrestime, apo edhe të paraqesin provat dhe mbrohen në gjykatë. Tani kushdo nga detektivët privatë mund të regjistrojë pranë QKR aktivitetin e tij, qoftë në mënyrë individuale apo qoftë edhe një grup detektivësh.” përfundoi Pjetra

Pjetra tha se në faqen online të këtij Institutit të Detektivëve Privatë mund të gjenden kriteret që duhet të plotësojë çdo kandidat për t’u bërë dedektiv privat, për të cilët ka dhe një kod pune.

Redaksia Online

(Javanews.al)

Next Post

Video/ Morena tregon si bëhet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Korrupsioni te “Rrugorja”, gjykata lë në burg oficerin Edison Tabaku

Mbi 7 mijë gjoba dhe 19 të arrestuar në Elbasan, policia apel shoferëve: Respektoni rregullat!

March 4, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 5 Mars 2026

March 4, 2026
Çmimet rriten/ Shtrenjtohen sërish karburantet, nafta shitet me 185 lekë për litër, benzina arrin në 188 lekë për litër

Lufta me Iranin, autoritetet nisin monitorimin e karburanteve: Nëse rriten çmimet, do merren masa!

March 4, 2026
Zbulohet kush goditi anijen iraniane, mbi 140 të humbur

Zbulohet kush goditi anijen iraniane, mbi 140 të humbur

March 4, 2026
“Konsumi është motori kryesor që nxit rritjen ekonomike”

“Konsumi është motori kryesor që nxit rritjen ekonomike”

March 4, 2026
Vula e “The Telegraph” për turizmin shqiptar, Rama: Vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar

Vula e “The Telegraph” për turizmin shqiptar, Rama: Vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar

March 4, 2026
Katër skenarët për pasojat e sulmit amerikan-izraelit ndaj Iranit

Katër skenarët për pasojat e sulmit amerikan-izraelit ndaj Iranit

March 4, 2026
Zbulohen plot 160 predha të paplasura në Selenicë, i përkasin Luftës II Botërore

Zbulohen plot 160 predha të paplasura në Selenicë, i përkasin Luftës II Botërore

March 4, 2026
Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

March 4, 2026
Dhuna ndaj gazetarit në Kosovë, arrestohet reperi Mossi. Sherri që nisi me diss-e

Dhuna ndaj gazetarit në Kosovë, arrestohet reperi Mossi. Sherri që nisi me diss-e

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In