• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ekonomia shqiptare, KE parashikon rritje 2.7 për qind

by A R
06/11/2015 08:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Europian publikoi parashikimin ekonomik të vjeshtës për vendet anëtare dhe ato kandidate, që rezulton më pak optimist se në pranverë.

Rimëkëmbja ekonomike e zonës Euro dhe e Bashkimit Europian konsiderohet e ngadaltë, edhe pse më elastike dhe e përhapur në të gjitha shtetet anëtare, përkundër rënies së çmimeve të naftës dhe vlerës, relativisht, më të dobët të monedhës euro, jashtë.

“Një ritëm modest pritet të vijojë edhe në vitet e ardhshme, pavarësisht kushteve sfiduese të ekonomisë botërore”, deklaroi gjatë prezantimit komisioneri përgjegjës i BE-së.

“Po të shohim parashikimin e vjeshtës, kemi një tablo më të përzier. Pjesët potenciale të rritjes ekonomike po rimëkëmben, vetëm se në mënyrë shumë të ngadaltë.  Kushtet e tregut të punës po përmirësohen, por mbeten pabarazi të larta. Raporti i borxhit ndaj GDP-së arriti kulmin në 2014 për zonën euro, por në disa shtete anëtare pritet të rritet edhe vitin e ardhshëm. Ndër to, unë do përmend Greqinë, Francën, Spanjën dhe Belgjikën”, deklaroi Pierre Moskovici, komisioner i BE-së për Ekonomi, Financa, Tatime e Dogana.

Për Shqipërinë, Komisioni Europian pret një forcim gradual të veprimtarisë ekonomike me ringjalljen e ciklit të investimeve. Politika monetare dhe konsolidimi fiskal parashikohet të vazhdojë me vendosmëri dhe norma e borxhit publik mund të nisë uljen gjatë vitit të ardhshëm, nga 72.4% të GDP-së këtë vit, në 72% gjatë 2016tës dhe  70.3% në 2017.

Ndryshe nga 6 muaj më parë, Komisioni Europian parashikon tashmë për Shqipërinë një rritje ekonomike prej 2.7% gjatë 2015-s dhe 3.3% vitin e ardhshëm, çfarë shënon 0.3% më pak në të dy rastet, krahasuar me parashikimin e pranverës.

Punësimi pritet të rritet në 1.7%  këtë vit, nga 1.3% që vlerësohej në maj, 1.9% për 2016-n dhe 2.3% në 2017. Papunësia parashikohet në nivelin 17.5%  këtë vit,  16.9% gjatë vitit të ardhshëm dhe 15.8% në 2017. Pavarësisht kreditimit të dobët të biznesit, investimet private parashikohen të mbeten të forta.

“Zhgënjyese” përkufizon Komisioni Europian të ardhurat në buxhet, falë “supozimeve tepër optimiste” për to, “pritshmërisë për një inflacion edhe më të ulët”, si dhe të ndikimit mbi të drejtat e pronësisë së Shqipërisë prej prodhuesve të naftës nga ulja e çmimeve në tregun ndërkombëtar.

Megjithë rishikimin e buxhetit në korrik, parashikimi për deficitin nuk ndryshon, 4% e GDP-së këtë vit, ndër të cilat 1.4% (e GDP-së) vlerësohen për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të qeverisë. Vendi parashikohet të arrijë kufirin e lejuar të deficitit në BE prej 3% vitin e ardhshëm dhe kjo normë pritet të ulet në 2.1% gjatë 2017-s.

“Situata në Greqi mbetet burim rreziku” për vendin tonë, “nisur nga numri i lartë i emigrantëve që përfaqësojnë ende pjesën më thelbësore të remitancave, edhe pse në rënie drejt Shqipërisë, çfarë pritet të ndikojë negativisht tek konsumatorët familjarë”,siç analizon në këtë dokument KE.

/ Top Channel

Next Post

Tahiri nxjerr shkresën e Nishanit për makinë të re

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Maldivet te Durrësi: zgjedhja surprizë e belgëve për pushimet verore

Nga Maldivet te Durrësi: zgjedhja surprizë e belgëve për pushimet verore

October 4, 2026
Fushata zgjedhore, PDK akuzon: Kosova është në krizë, u shkaktua nga Kurti

“Japim votat për presidentin”, Hamza pas takimit me Kurtin: Ligji për Specialen në fillim

October 4, 2026
Lula kundër Bolsonaros, gara e ‘zjarrtë’ në Brazil hyn në orët vendimtare

Lula kundër Bolsonaros, gara e ‘zjarrtë’ në Brazil hyn në orët vendimtare

October 4, 2026
VIDEO / Fëmijët e spektrit autik në fokus, Rama zbulon nismën e re

VIDEO / Fëmijët e spektrit autik në fokus, Rama zbulon nismën e re

October 4, 2026
Merz për luftën Rusi-Ukrainë: Do të përfundojë vetëm kur njëra palë të jetë e shteruar

15 mijë civilë të vrarë ose plagosur, kancelari gjerman me urgjencë në Ukrainë, Putini e vë në shënjestër

October 4, 2026
Me rrezikshmëri të lartë dhe i dënuar në Itali, kush është 40-vjeçari i arrestuar në Tiranë

Me rrezikshmëri të lartë dhe i dënuar në Itali, kush është 40-vjeçari i arrestuar në Tiranë

October 4, 2026
Ish-themeluesi i PD: ‘Partisë së Lalëzotësve’ i ka rënë plani për t’u shembur

Pax Europea dhe integrimi i fundmë i shtetit shqiptar

October 4, 2026
E rëndë në Korçë! Polici përplas për vdekje 60-vjeçarin. Vetë efektivi mbetet i plagosur rëndë

E rëndë në Korçë! Polici përplas për vdekje 60-vjeçarin. Vetë efektivi mbetet i plagosur rëndë

October 4, 2026
Moti për sot me kthjellime, reshje të pakta në këto zona

Mot i kthjellët dhe temperatura në rritje, deri në 28°C në vend

October 4, 2026
Diplomacia e padukshme për Kosovën, ambasadori Mazi prezanton në Grac librin që dokumenton vitet 1991–1999

Diplomacia e padukshme për Kosovën, ambasadori Mazi prezanton në Grac librin që dokumenton vitet 1991–1999

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com