• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ekonomia rritet me rreth 3% nga call center dhe punët publike

by Java News
11/01/2016 15:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Produkti i Brëndshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e tretë të vitit 2015 vlerësohet me rritje prej 2,98 % kundrejt tremujorit të tretë të vitit 2014, sipas INSTAT. Kontributin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë degët e ekonomisë si Ndërtimi me 1,45 pikë përqindje, Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me 0,53 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me 0,51 pikë përqindje, Pasuritë e paluajtshme me 0,32 pikë përqindje, Tregti Hotele dhe Restorante dhe Transporti me 0,25 pikë përqindje, Informacioni dhe Komunikacioni me 0,19 pikë përqindje dhe Industria, Energjia dhe Uji me 0,14 pikë përqindje. Degët që kanë kontribuar negativisht janë Bujqësia, Pyjet dhe Peshkimi me -0,28 pikë përqindje, Shërbimet e tjera me 0,06 pikë përqindje dhe Aktivitetet financiare dhe të Sigurimit me 0,05 pikë përqindje. Taksat Neto mbi produktet kontribuan me -0,02 pikë përqindje.

 

Nga erdhi rritja

Punët publike vlerësohen si faktori kryesor që ka ndikuar në rritjen e sektorit të ndërtimti në tremujoin e tretë, me disa kompani që kanë raportuar rritje të lartë të volumit të aktivitetit të tyre. Ndërsa për sektorin e dytë më të madh që ka kontribuar në rritjen ekonomike, Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative, efektin kryesor e ka dhënë rritja e call center, të cilat kanë raportuar gjithashtu rritje të aktivitetin në tremujorin e tretë.

 

Degët

Sipas INSTAT, Degët kryesore të ekonomisë për tremujorin e tretë të vitit 2015 krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2014 shfaqen si më poshtë:

Aktiviteti Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit në tremujorin e tretë të vitit 2015 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë pati një rënie prej 1,40 %.

Grupi i Industrisë, Energjisë dhe Ujit pati rritje me 1,08 % në tremujorin e tretë të vitit 2015 krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2014 ku ndikimin kryesor në këtë rritje e ka dhënë nën grupi Industria Përpunuese e cila në vetvete shënoi një rritje me 7,01 %.

Aktiviteti i Ndërtimit në tremujorin e tretë të vitit 2015 pati rritje prej 16,54 % krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2014.

Grupi i degëve Tregti, Hotele, Restorante dhe Transport pati një rritje prej 1,52 % në tremujorin e tretë të vitit 2015 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë.

Grupi i degëve Informacioni dhe Komunikacioni u shfaq me një rritje prej 7,37 % në tremujorin e tretë të vitit 2015 përkundrejt tremujorit të tretë të vitit 2014.

Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit ka shënuar një rënie prej 2,63 % në tremujorin e tretë të vitit 2015 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë.

Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme ka shënuar një rritje prej 5,29 % në tremujorin e tretë të vitit 2015 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë.

Grupi i degëve Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative u shfaq me një rritje prej 10,34 % në tremujorin e tretë të vitit 2015 përkundrejt tremujorit të tretë të vitit 2014.

Grupi i Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë në tremujorin e tretë të vitit 2015 pati rritje me 4,70 % kundrejt tremujorit të tretë të vitit 2014.

Grupi Shërbime të tjera si Arte dhe argëtim, Aktivitete të tjera shërbimi, Aktivitete të familjes, Aktivitete të familjes për përdorim të vet, Aktivitete të organizatave ndërkombëtar, në tremujorin e tretë të vitit 2015 pati rënie me 3,34 % kundrejt tremujorit të tretë të vitit 2014.

Sa i përket ndryshimeve në krahasim me tremujorin paraardhës, treguesi i Produktit të Brëndshëm Bruto vlerësohet me një rritje prej 0.94%.

Aktiviteti Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit në tremujorin e tretë të vitit 2015 krahasuar me tremujorin paraardhës u ul me 1,17 %.

Grupi i Industrisë, Energjisë dhe Ujit u rrit me 0,56 % në tremujorin e tretë të vitit 2015 krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2015.

Aktiviteti i Ndërtimit në tremujorin e tretë të vitit 2015 shënoi rënie me 0,89 % krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2015.

Grupimi Tregti, Hotele, Restorante dhe Transport pati një rritje prej 2,56 % në tremujorin e tretë të vitit 2015 krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2015.

Dega Informacioni dhe Komunikacioni u shfaq me një rritje prej 1,89 % në tremujorin e tretë të vitit 2015 në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2015.

Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit në tremujorin e tretë të vitit 2015 pati një rënie prej 3,38 % krahasuar me tremujorin paraardhës.

Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme në tremujorin e tretë të vitit 2015 pati një rritje prej 0,64 % krahasuar me tremujorin paraardhës.

Grupimi Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative u shfaq me një rritje prej 6,02 % në tremujorin e tretë të vitit 2015 në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2015.

Grupi i Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë në tremujorin e tretë të vitit 2015 u shfaq me një rritje prej1,35 % në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2015.

Grupi Shërbime të tjera si Arte dhe argëtim, Aktivitete të tjera shërbimi, Aktivitete të familjes, Aktivitete të familjes për përdorim të vet, Aktivitete të organizatave ndërkombëtar, në tremujorin e tretë të vitit 2015 u shfaq me një rënie prej 5,69 % në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2015.

Taksat Neto mbi produktet në tremujorin e tretë të vitit 2015 patën rritje me 2,36 % kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2015. (Monitor)

pbb tm3

Next Post

"Skavica", PD: Kompania fituese e konçesionit në listën e zezë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshon projekti i hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës, treni zhvendoset 500 metra larg aeroportit

Ndryshon projekti i hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës, treni zhvendoset 500 metra larg aeroportit

November 14, 2026
Tragjedi në Greqi: Shembja e një ndërtese gjatë shuarjes së zjarrit i merr jetën dy zjarrfikësve, plagoset një tjetër

Tragjedi në Greqi: Shembja e një ndërtese gjatë shuarjes së zjarrit i merr jetën dy zjarrfikësve, plagoset një tjetër

November 14, 2026
Mbi 100 mijë njerëz në rrugë, tjetër ditë proteste në Francë kundër kostos së lartë të jetesës

Mbi 100 mijë njerëz në rrugë, tjetër ditë proteste në Francë kundër kostos së lartë të jetesës

November 14, 2026
Shkëlzeni i lidhur me biznesmenin që do të ndërtojë kullën te Pallati i Kongreseve? Si përgjigjet Berisha

Shkëlzeni i lidhur me biznesmenin që do të ndërtojë kullën te Pallati i Kongreseve? Si përgjigjet Berisha

November 14, 2026
“Beteja” për kontrollin e Inteligjencës Artificiale, BE kërkon të sfidojë SHBA-të dhe Kinën

“Beteja” për kontrollin e Inteligjencës Artificiale, BE kërkon të sfidojë SHBA-të dhe Kinën

November 14, 2026
PS ndez motorët për zgjedhjet lokale, Balla: Kryetarët të mos i drejtojnë bashkitë nga Tirana

PS ndez motorët për zgjedhjet lokale, Balla: Kryetarët të mos i drejtojnë bashkitë nga Tirana

November 14, 2026
Pasi e ka quajtur “Mamica”, Berisha i jep ‘zemër’ Spiropalit: Më mirë vonë sesa kurrë…

Pasi e ka quajtur “Mamica”, Berisha i jep ‘zemër’ Spiropalit: Më mirë vonë sesa kurrë…

November 14, 2026
Dalin emrat e viktimave në aksidentin tragjik pranë tunelit të Murrizit

Dalin emrat e viktimave në aksidentin tragjik pranë tunelit të Murrizit

November 14, 2026
Xhafaj: Operacion ‘antiskifter’, grupe nga Laçi e Lezha të përfshirë në vjedhje jashtë vendit!

Asambleja e PS/ Xhafaj kërkon një shans të dytë për Spiropalin dhe Ndrecën: Të mos përjashtohen, por…

November 14, 2026
“Veliaj i ka duart e lidhura”, çfarë tha Rama për përjashtimet sot në Asamblenë socialiste

“Veliaj i ka duart e lidhura”, çfarë tha Rama për përjashtimet sot në Asamblenë socialiste

November 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In