• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ekonomia “fantazmë” po lulëzon në Ballkan

by Aalison Pearse Stevens
05/09/2016 12:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mariya Cheresheva

Mungesa e besimit te institucionet shtetërore dhe sistemet e padrejta të taksimit janë arsyet përse shumë punonjës janë të padukshëm në ekonominë e vendeve të Ballkanit – ka zbuluar një studim i ri.

Një mungesë e besimit në institucione dhe sistemet e padrejta të taksimit në Europën Juglindore kanë kontribuar në përhapjen e problemit të ekonomisë “fantazmë” dhe punës së padeklaruar, ka zbuluar një studim i fundit në Qendrën për Studimet e Demokracisë, CSD, me bazë në Sofje.

Sipas rezultateve paraprake të studimit, prezantuar në një konferencë ndërkombëtare në Sofje më 2 shtator, norma e punësimit të fshehtë varion në bazë të shteteve në Ballkan, nga një e pesta në Kroaci në katër të pestat të të gjithë të punësuarve në Kosovë.

Në Bullgari, rreth 17.5 për qind e njerëzve punojnë në sektor informal, që është ndjeshëm më e lartë sesa norma mesatare e Bashkimit Europian.

“Arsyeja për ekonominë fantazmë është se ne po dëshmojmë institucione të dobëta në vendet e Europës juglindore. Kufiri mes asaj që njerëzit e konsiderojnë të drejtë dhe asaj që ndodh në realitet është thyer, gjë që çon në një ekonomi fantazmë,” tha profesori Colin Williams nga Universiteti i Shefilld.

Sipas profesorit Arnis Sauka, nga Shkolla e Ekonomiksit të Stokholmit në Riga, ekonomia fantazmë në Ballkan më së shumti vjen në formë të punës pa kontrata ose deklarimit të pjesshëm të të ardhurave nga punësimi.

Në Maqedoni, 37.3 për qind e sigurimeve shoqërore të punonjësve që paguhen nga punëdhënësit janë më të ulëta sesa pagat reale që ata marrin, theksoi Marija Risteska, drejtoreshë e qendrës për kërkim dhe politikëbërje CRPM në Shkup.

Ajo shpjegoi se kriza aktuale në Maqedoni ka kontribuar në përkeqësim të problemit me ekonominë fantazmë në 2016.

Në Bullgari, niveli i punësimit të fshehtë është i vështirë për t’u vlerësuar, pasi shumica e njerëzve nuk punojnë plotësisht në të zezë, por deklarojnë një pjesë të të ardhurave të tyre dhe e marrin pjesën tjetër në “zarf”.

Numri i njerëzve në Bullgari, të cilët punojnë pa kontrata është shumë i ulët, rreth 1 ose 2 për qind e të gjithë të punësuarve, tha Ruslan Stefanov nga CSD, ndërsa në Turqi dhe Kosovë punësimi pa kontrata është edhe më i përhapur.

Për të zgjidhur problemin e punës dhe të ardhurave të padeklaruara, vendet e Ballkanit duhet të zgjidhin arsyet e ekzistencës së saj, jo të luftojnë pasojat, tha profesor Williams.

Ai tha se besonte se ajo që ka çuar në përhapjen e ekonomisë fantazmë është mungesa e besimit te institucionet shtetërore dhe ndjenja se sistemet e taksimit janë të padrejta, pasi barra më e madhe e taksimit bie mbi njerëzit me të ardhura të ulëta, pavarësisht normave përgjithësisht të ulëta të taksimit.

BIRN/d.i.

 

Next Post
Veliaj: Këtë javë përfundojmë 4 kopshtet e mbetura, standarde të njëjta në qendër e periferi

Veliaj: Këtë javë përfundojmë 4 kopshtet e mbetura, standarde të njëjta në qendër e periferi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbreti i Panairit

Humba në Vlosh

February 23, 2026
Stuhia më e fuqishme e dekadës, gjendje e jashtëzakonshme në disa shtete të Amerikës

Stuhia më e fuqishme e dekadës, gjendje e jashtëzakonshme në disa shtete të Amerikës

February 23, 2026
“Opozita po justifikohet pas humbjes!”/ Nazarko: Zgjedhjet e kësaj here, nuk ndryshojnë nga të kaluarat!

Korridori tetë, i vetmi aks lindje- perëndim

February 23, 2026
Veset e princit Andrew s’kanë të sosur, dyshohet për shpërdorime fondesh gjatë kryerjes së detyrës

Veset e princit Andrew s’kanë të sosur, dyshohet për shpërdorime fondesh gjatë kryerjes së detyrës

February 23, 2026
VIDEO / Imuniteti i Ballukut, prokurorët e SPAK mbërrijnë në Kryesinë e Kuvendit

VIDEO / Imuniteti i Ballukut, prokurorët e SPAK mbërrijnë në Kryesinë e Kuvendit

February 23, 2026
Këshilli i Mandateve vendos sot për imunitetin e zv/kryeministres Balluku

Këshilli i Mandateve vendos sot për imunitetin e zv/kryeministres Balluku

February 23, 2026
SKENARI/ Nëse Khamenei vritet, rrjeti i tij i fshehtë do të marrë kontrollin total në Iran

SKENARI/ Nëse Khamenei vritet, rrjeti i tij i fshehtë do të marrë kontrollin total në Iran

February 23, 2026
Lëndë narkotike dhe armë, arrestohen dy persona në Vlorë

Lëndë narkotike dhe armë, arrestohen dy persona në Vlorë

February 23, 2026
Linjë ajrore Shqipëri-Jordani, çfarë u diskutua pas dyerve të mbyllura

Linjë ajrore Shqipëri-Jordani, çfarë u diskutua pas dyerve të mbyllura

February 23, 2026
Mik i familjes për 18 vite! Shqiptari tenton të përdhunojë vajzën me aftësi të kufizuara në Greqi

Mik i familjes për 18 vite! Shqiptari tenton të përdhunojë vajzën me aftësi të kufizuara në Greqi

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In