• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Këtë javë përfundojmë 4 kopshtet e mbetura, standarde të njëjta në qendër e periferi

by A R
05/09/2016 12:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të gjitha kopshtet në Tiranë, si në qendër ashtu edhe në periferi, ofrojnë të njëjtat kushte cilësore për fëmijët e kryeqytetit. Ky është synimi i Bashkisë së Tiranës, e cila nëpërmjet nismës “Adopto një kopsht” ka mundur të rikonstruktojë tërësisht edhe kopshtin nr. 38 në Kombinat. Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili inspektoi punimet e kryera në këtë ambient të ri për fëmijët, theksoi se bashkia po punon për të ofruar të njëjtin standard për çdo fëmijë të Tiranës.

“Më vjen mirë që kemi sjellë të njëjtin standard, për të treguar që fëmijët e Tiranës janë njësoj të çmuar, si ata që kanë lindur në periferi, ashtu edhe ata në qendër”, tha Veliaj. Sipas kryebashkiakut, të gjitha statistikat tregojnë se mënyra se si rriten fëmijët deri në moshën 5-vjeç përcakton mënyrën se si ata do të rriten dhe do të jetojnë në 50 vitet e ardhshme, ndaj dhe kujdesi ndaj këtij brezi është shumë i rëndësishëm. “Më vjen mirë që po ngrejmë baza të shëndosha, nuk po mendojmë për zgjedhjet e ardhshme, por po mendojmë për gjeneratën tjetër. Kjo është më e dobishme në jetën e një qyteti se çdo vendimmarrje tjetër”, tha ai.

Veliaj deklaroi se tashmë kanë mbetur dhe vetëm 4 kopshte për të përmbushur premtimin e dhënë që ky vit arsimor t’i gjejë të gjitha kopshtet e Tiranës me të njëjtat standarde, ndërkohë që më pas fokusi i bashkisë do të kalojë te ndërtimi i shkollave. “Kemi edhe 4 kopshte, të cilat do t’i realizojmë bashkë me donatorët tanë të “Adopto një kopsht” deri në fund të javës, për të siguruar që viti i ri shkollor i gjen të gjitha kopshtet e Tiranës në të njëjtin standard. Me të mbaruar procesin e kopshteve, do të vazhdojmë me shkollat, duke ndjekur kështu një vijë logjike, nga më të vegjlit, çerdhet, pastaj kopshtet, pastaj shkollat”, tha kryetari i Bashkisë.

Veliaj solli në vëmendje se shkolla e dytë e re do të ngrihet pikërisht në këtë zonë, në kuadër të nismës për ndërtimin e plot 20 shkollave të reja, të cilat do të mund t’i japin zgjidhje përfundimtare çështjes së shkollave me dy turne. “Këtu në Kombinat do të kemi disa investime. Shkolla e dytë, nga 20 shkollat e reja që po bëjmë në Tiranë, sapo ka filluar në Kombinat, pra pas “Hoxha Tahsinit”, është shkolla “Betim Muça”. Pastaj do të vazhdojmë me 18 shkollat e tjera, për t’u siguruar që herën tjetër kur të mblidhemi në prag shkollor, jemi duke zgjidhur përfundimisht çështjen e mësimit me dy turne, që kur princeshat dhe princërit tanë të shkojnë në shkollë, të kenë të njëjtin standard siç e kanë këtu në kopsht”, deklaroi kryebashkiaku.

Investimi i bërë në ambientet e kopshtit nr. 38, që ndodhet në “Rrugën e Qelqit” në Kombinat ka sjellë një mjedis të pastër për fëmijët, pa lagëshirën që ishte kthyer në problem të vazhdueshëm për të vegjlit. Rikonstruksioni i plotë i sistemit elektrik dhe hidraulik ka bërë të mundur që çdo ambient i këtij kopshti të ketë cilësinë e duhur, ndërkohë që edhe kuzhina, dhoma e ndenjes apo dhomat e gjumit tani kanë një pamje të re./a.m.

Next Post
Në Tetor pritet fluks i ri refugjatësh përmes territorit maqedonas

Në Tetor pritet fluks i ri refugjatësh përmes territorit maqedonas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Tërmeti 5.7 ballë që goditi Japoninë la të paktën mbi 20 të plagosur dhe shkatërrim, ja çfarë ndodhi me centralet bërthamore?

VIDEO/ Tërmeti 5.7 ballë që goditi Japoninë la të paktën mbi 20 të plagosur dhe shkatërrim, ja çfarë ndodhi me centralet bërthamore?

November 8, 2026
“E mbivlerësuar, lë për të dëshiruar nga…”- Deklarata e Jonida Maliqit ‘nxeh’ Rozana Radin: Do të ishte film nëse një këngë e saj…

“E mbivlerësuar, lë për të dëshiruar nga…”- Deklarata e Jonida Maliqit ‘nxeh’ Rozana Radin: Do të ishte film nëse një këngë e saj…

November 8, 2026
Masakra në Poloni/ Oficeri hero i policisë që ndërhyri në Krakov po lufton për jetën, ministri apel për dhurime gjaku

Masakra në Poloni/ Oficeri hero i policisë që ndërhyri në Krakov po lufton për jetën, ministri apel për dhurime gjaku

November 8, 2026
EMRI/ I dënuar me 7 vite burg për mashtrim dhe pastrim parash, Spanja sjell në pranga nga Barcelona vlonjatin e kërkuar!

EMRI/ I dënuar me 7 vite burg për mashtrim dhe pastrim parash, Spanja sjell në pranga nga Barcelona vlonjatin e kërkuar!

November 8, 2026
E rëndë në Elbasan, shpërthim i fuqishëm në një apartament! Shëmben muret dhe shkallët e ndërtesës, evakuohen banorët, raportohet se…

“Jo më tregtim pa detektor”- Shpërthimi tragjik në Elbasan, eksperti paralajmëron: Duhet të ndryshojnë rregullat për përdorimin e gazit!

November 8, 2026
“Zarfin me 4 milionë lekë ma futën në makinë!”- Apeli e la në arrest shtëpie, ish-kreu i “Eco-Elb” rrëfen versionin e tij në GJKKO

“Zarfin me 4 milionë lekë ma futën në makinë!”- Apeli e la në arrest shtëpie, ish-kreu i “Eco-Elb” rrëfen versionin e tij në GJKKO

November 8, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Agron Duka: Jam gati që të kandidoj për Bashkinë Durrës nëse opozita nuk del me një alternativë të sajën!

Zgjedhjet vendore 2027, Agron Duka: Jam gati që të kandidoj për Bashkinë Durrës nëse opozita nuk del me një alternativë të sajën!

November 8, 2026
Një grup protestuesish në bulevard, reagon Rama: Ai momenti kur përsërit të njëjtën gjë dhe pret një rezultat të ndryshëm

Nuk e kuptoj, çfarë kërkojnë studentët?

November 8, 2026
SHBA zgjeron bllokadën ndaj Iranit, krijon task-forcë për të ndërprerë furnizimet tokësore me armë

SHBA zgjeron bllokadën ndaj Iranit, krijon task-forcë për të ndërprerë furnizimet tokësore me armë

November 8, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 9 Nëntor 2026

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In