• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ekonomi u përgjigjet akuzave të PD për portin e Karpenit: Deklarata dashakeqe

by A R
29/07/2016 16:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deklarata e deputetes të Partisë Demokratikë, Jorida Tabaku, e cila e quan investimin strategjik të portit të Karpenit një aferë korruptive, është tërësisht dashakeqe e cila nuk bën gjë tjetër veçse dëmton imazhin e Shqipërisë përballë investitorëve të huaj.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes sqaron  se: lidhur me projektin e investimit për ndërtimin e Portit të Karpenit, kujdesi ynë për të mbrojtur interesat e vendit ka qenë e do të mbetet i plotë, transparent  dhe primar, ndryshe nga koha kur qeveria e djeshme lëshonte koncesione preferenciale tek sekserët e qeverisë Berisha, apo koncesione tërësisht në dëm të interesit publik.

Duke marrë parasysh kompleksitetin e këtij projekti, ndërtimi i portit, ngritja e një zonë ekonomike mbështetëse, dhe ndërtimi i TEC-it, por edhe për madhësinë e investimit, tre ministritë, MZHETTS, MEI dhe MTI,  kërkuan që Parlamenti t’i  japë të drejtën vetëm për të negociuar.

Theksojmë që nuk është lidhur asnjë kontratë me propozuesit e projektit. Qeveria shqiptare thjesht i ka kërkuar Parlamentit lejen për të hyrë në bisedime me propozuesit e investimit strategjik dhe për të negociuar kontratën, sipas ligjit në fuqi për këtë investim: më i madhi këto 25 vitet e fundit në Shqipëri, që do t’i hapi rrugën 70.000 vendeve të reja pune.

Kjo nënkupton një filtrim më të detajuar dhe mbi baza dokumentesh zyrtare, jo vetëm të “Star Bridge Port Development Limited”, por edhe të gjithë kompanive investuese e zbatuese të projektit.

Ligji i miratuar, duke vlerësuar momentin e negocimit dhe nënshkrimit të kontratës si moment shumë të rëndësishëm, ka parashikuar edhe marrjen e asistencës dhe konsulencës së huaj.

Theksojmë se, kjo konsulencë do të kryejë vlerësime ligjore dhe financiare për të arritur në një kontratë me garanci sa më të forta për shtetin shqiptar. Kontrata do të përfshijë detyrimet kontraktuale, garancitë financiare, sanksione në rast të mosrealizimit të projektit sipas kontratës, afate detyruese dhe përgjegjësi të tjera.

Reputacioni dhe eksperienca e kompanive, amerikane, angleze dhe turke,  investuese dhe zbatuese, që do të implementojnë projektin nëpërmjet “Star Bridge Port Development Limited”, është një garanci më shumë dhe shtysa kryesore që na ka çuar të ndërmarrim këtë iniciativë.

Kompanitë së bashku kanë realizuar një xhiro vjetore prej 21 miliardë dollarë për 2014, kanë punësuar 120.000 persona dhe kanë realizuar projekte me vlerë prej 60 miliardë dollarë.

Shuma prej  100 stërlina i referohet çmimit të regjistrimit në Mbretërinë e Bashkuar. Për analogji do t’i referohemi legjislacionit shqiptar në fuqi, që lejon regjistrimin e një shoqërie tregtare edhe me një minimum kapitali prej 100 lekë.

Subjekti i krijuar për një qëllim të veçantë (SPV) u shërben kompanive investitore dhe atyre zbatuese për të sjellë propozimin para qeverisë shqiptare dhe për të filluar negociatat për këtë projekt.

Në çdo rast, para nënshkrimit të kontratës, “Star Bridge” do të regjistrohet si SPV sipas parashikimeve të legjislacionit shqiptar dhe do të ofrojë të gjitha garancitë e nevojshme të performancës.

Aktualisht, për Qeverinë Shqiptare nuk ka asnje risk. Nuk ka asnjë marrëdhenie juridike formale të lidhur me ndonjë subjekt, përfshi edhe “Star Bridge”. Ligji është vetëm leja formale e fillimit të negociatave, dhe si asnjëherë më parë, e bën transparent procesin e këtij investimi, nga fillimi e deri në fund./a.m.

Next Post

Komentet ofenduese për të dashurin me ngjyrë, shpërthen tifozja seksi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga qytetet e UNESCO-s te plazhet e Jonit, media italiane zbulon 15 mrekullitë e Shqipërisë

Nga qytetet e UNESCO-s te plazhet e Jonit, media italiane zbulon 15 mrekullitë e Shqipërisë

July 1, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Ndryshime të mëdha në karrierë dhe stabilitet në dashuri, ja ç’parashikojnë yjet për ju sot

July 1, 2026
Detaje nga atentati në Pogradec, dy vëllezërit vendosën kamera pranë burgut të Drenovës

Detaje nga atentati në Pogradec, dy vëllezërit vendosën kamera pranë burgut të Drenovës

July 1, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

“Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaosi i ri”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar, por…

July 1, 2026
Si të mbroheni nga i nxehti i verës…

Vala e të nxehtit rrezikon edhe shëndetin mendor, paralajmërojnë studiuesit

July 1, 2026
Mbahen sot homazhet dhe ceremoniali shtetëror në nder të kolosit të letërsisë shqiptare, Ismail Kadare

Në dyvjetorin e vdekjes së Kadaresë: Ne jemi me ju dhe ju jeni me ne

July 1, 2026
Aksidenti tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, ja gjendja e të plagosurve

Aksidenti tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, ja gjendja e të plagosurve

July 1, 2026
Shqipërisë i duhen 1.2 miliardë dollarë ushqime për sezonin turistik të këtij viti

Kërkesat e protestuesve, Denaj: Duhet tryezë dialogu, të kuptojmë cilat nene kundërshtojnë…

July 1, 2026
Nisin sot aplikimet në e-Filing për kompensimin e TVSH-së për rreth 114 mijë fermerë

Nisin sot aplikimet në e-Filing për kompensimin e TVSH-së për rreth 114 mijë fermerë

July 1, 2026
Trump fitoi më shumë se 1 miliard dollarë nga kriptovalutat në vitin e parë të rikthimit në presidencë

Trump fitoi më shumë se 1 miliard dollarë nga kriptovalutat në vitin e parë të rikthimit në presidencë

July 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In