Skënderbeu ka bërë një ndeshje fantastike në “Maksimir” ndaj Dinamos së Zagrebit, teksa vetëm në minutën e fundit humbi shansin për të dalë me një fitore të madhe. Mediat kroate dhe kundërshtarët kanë vlerësuar skuadrën e Dajës për lojën, madje kanë kritikuar edhe gjyqtarin për vendimet e tij.
Skuadra korçare mesditën e djeshme ka mbërritur në Shkup dhe nga aeroporti e deri në kufi është shoqëruar nga policia vendase. Kjo është një procedur normale, por më pas ka ndodhur diçka skandaloze.
Nga aeroporti deri në kufi u është lejuar vetëm një ndalesë dhe ajo vetëm në një market pas këmbënguljeve e protestave të shumta. Madje në të janë ndalur vetëm shoferi i autobusit dhe Ilirjan Përmeti, ndërsa lojtarëve dhe stafit u duhet të prisnin autobus. E gjitha bëhej me urdhër nga lart dhe me shumë mundësi është e lidhur me sfidën ndaj Shqipërisë. Ky është një episod i shëmtuar që nuk duhet të ndodh nga një vend fqinj.