• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ekipi negociator me Serbinë në udhëkryq politik

by Java News
17/03/2019 09:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Formimi Ekipit negociator për bisedimet me Serbinë, nuk i ka minimizuar dallimet politike në Kosovë të cilat janë evidente sa u përket negociatave që priten. Nga ky Ekip thotë se po përpiqen t’i përafrojnë dallimet ekzistuese në qëndrimet politike rreth dialogut, jo vetëm në raportet pushtet – opozitë, por edhe në pozicionet që aktualisht mbajnë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në njërën anë, dhe kryeministri Ramush Haradinaj në anën tjetër.

Analistët politikë, ndërkaq theksojnë se për shkak të mospajtimeve të ndryshme ndërmjet presidentit dhe Qeverisë së Kosovës, Ekipi negociator gjendet në një situatë të pafavorshme për punë.

Politologu Ramush Tahiri, duke folur për Radion Evropa e Lirë thekson se Ekipi negociator, përveç problemeve të tjera, ka edhe mungesë të legjitimitetit, pasi që është zgjedhur me votat e më pak se gjysmës së numrit të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

“Dallimet ndërmjet presidentit dhe kryeministrit të Kosovës për çështjet e ndryshme, siç janë taksa, por edhe për politikën e jashtme të Kosovës dhe konkretisht për bisedimet me Serbinë. Po ashtu ka dallime edhe për kompetencat kushtetuese të presidentit dhe tash kompetencat ligjore të Ekipit negociator, apo edhe të dërgimit Ligjit për dialogun në Gjykatën Kushtetuese nga opozita. Pra, të gjitha e rëndojnë edhe më shumë, apo e bëjnë gati të pamundur veprimin e Ekipit negociator të Kosovës si përfaqësues legal dhe legjitim i shtetit të Kosovës në bisedimet me Serbinë”, tha Tahiri.

Tahiri thotë se Ekipi negociator duhet që patjetër të bashkëpunojë me institucionet e Republikës së Kosovës, duke veçuar këtu çdo tentim apo mëtim që Ekipi negociator të dalë kundër presidentit ose kundër vijës institucionale.

“Ekipi negociator i ka dallimet brenda partnerëve të koalicionit, siç ishte deklarimi i fundit i (zëvendëskryeministrit) Enver Hoxhajt për shkuarjen e tyre në Bruksel për të dorëzuar Platformën, pra mospjesëmarrja si përfaqësues i Partisë Demokratike të Kosovës në takimet e fundit të Ekipit negociaror”, tha Tahiri.

Pjesë e Ekipit negociator të Kosovës në dialogun me Serbinë është edhe një nga tri partitë opozitare, përkatësisht Partia Socialdemokrate. Ndërkaq dy partitë më të mëdha, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk janë pjesë e këtij ekipi.

Njëri nga kryesuesit e Ekipit negociator, Fatmir Limaj, i cili është edhe zëvendëskryeministër i Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se qëndrimi i delegacionit të Kosovës në këtë mes nuk është i lehtë.

“Ne po përpiqemi që dallimet, çfarëdo qofshin ato mes grupeve apo palëve, t’i përafrojmë dhe të ndërtojmë qëndrimin unik. Edhe Platforma duhet parë me këtë sy. Do të thotë, për herë të parë kemi arritur të kemi një dokument të përbashkët që mbështetet nga pjesa dërmuese e institucioneve dhe ai do të reflektojë unitetin. Mendoj se kjo është puna që është duke bërë delegacioni i Kosovës, pra përafrimin e qëndrimeve dhe demonstrimin e seriozitetit të Kosovës”, tha Limaj.

Ai tha se Kosova është e gatshme për fazën finale të dialogut, e cila, sipas tij, garanton një marrëveshje të mirë për vendet përkatëse dhe garanton implementimin e saj kurdo që arrihet.

Jehona Lushaku-Sadriu, politologe dhe njohëse e integrimeve evropiane, thotë për Radion Evropa e Lirë se qëndrimet e ndryshme apo edhe të kundërta të udhëheqësve të institucioneve lidhur me dialogun, e dëmtojnë pozicionin e vendit në këtë proces.

“Unë mendoj se Kosova si shtet nuk e ka një vizion të qartë se si dëshiron ta menaxhojë dialogun me Serbinë. Këtu duhet një master plan që i përfshin të gjitha institucionet, të gjitha partitë politike, shoqërinë civile, Akademinë e Shkencave e kështu me radhë. Duhet të ketë një kompozicion nga të gjithë akterët më relevantë shtetërorë, sepse atje është përfaqësim shtetëror dhe është dialog i nivelit shtetëror, e do të duhej të ishte dhe unik. Meqë nuk po e kemi këtë unitetit si shtet, ne kemi edhe ndasi midis Presidencës e Qeverisë, Ekipit negociator dhe ka një pështjellim që është shumë i dëmshëm për vetë Kosovën”, tha ajo.

Kuvendi i Kosovës, kanë miratuar Ligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë dhe Platformën për dialogun mbi marrëveshjen përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Dialogu që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është bllokuar që prej se Kosova vendosi taksën doganore prej 100 për qind në nëntorin e vitit të kaluar.

Ky dialog lehtësohet nga Bashkimi Evropian dhe mbështetet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kurse si qëllim kryesor ka normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si rrugë e domosdoshme që të dy shtetet duhet ta kalojnë në procesin drejt integrimit në Bashkimin Evropian./Arton Konushevci, Rel

Next Post
Periudhës së artë të ekonomisë së Gjermanisë mund t’i ketë ardhur fundi

Periudhës së artë të ekonomisë së Gjermanisë mund t’i ketë ardhur fundi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Bizneset po ndiejnë pasojat, rritja do të jetë më e ulët”- Ibrahimaj në Komision: Protestat e dhunshme e ngadalësojnë ekonominë!

“Bizneset po ndiejnë pasojat, rritja do të jetë më e ulët”- Ibrahimaj në Komision: Protestat e dhunshme e ngadalësojnë ekonominë!

November 9, 2026
Shtyhet përsëri gjyqi i Veliajt në GJKKO, shkak bojkoti i avokatëve mbrojtës

“Veliaj duhet të operohet urgjentisht”- Avokati Ndreca letër Burgjeve dhe Ministrisë së Shëndetësisë: Nuk kemi informacion për ekzaminimet mjekësore

November 9, 2026
Tentuan të korruptonin policët pasi u kapën duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit, procedohen dy persona në Durrës!

Tentuan të korruptonin policët pasi u kapën duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit, procedohen dy persona në Durrës!

November 9, 2026
Kufizimet për gazetarët në GJKKO, Kushtetuesja pranon për shqyrtim kërkesën e AGSH-së për shfuqizimin e Rregullores!

Kufizimet për gazetarët në GJKKO, Kushtetuesja pranon për shqyrtim kërkesën e AGSH-së për shfuqizimin e Rregullores!

November 9, 2026
Koronavirus prek aktorin e humorit Florian Binaj: Jam vetëizoluar pas testimit, ja ku u infektova

“E konfirmoj, pa diskutim!”- Florjan Binaj shpall kandidaturën për Bashkinë e Tiranës, por a do e mbështesë PD këtë herë?

November 9, 2026
“Të shqetësuar, nesër mund të dhunojnë mësuesin e pedagogun”- Tryeza Kombëtare, Rama për përfshirjen e të miturve në protesta: Relativizuan dhunën dhe e justifikuan!

Rama njofton skemën e re të “Bonusit të Bebes”: Mbështetje financiare deri në 10 mijë lekë çdo muaj për 5 vite me radhë!

November 9, 2026
BE miraton masa të reja sanksionesh që prekin industrinë ushtarake të Rusisë, Kallas zbulon vendimin

‘Luftë’ e re në BE, Marine Le Pen kërkon “eliminimin politik” të Kaja Kallas!

November 9, 2026
Policia Rrugore shton masat, ministri Demo: Koha e qytetarëve ka vlerë! Masa të shtuara për lehtësimin e trafikut në Tiranë (VIDEO)

Policia Rrugore shton masat, ministri Demo: Koha e qytetarëve ka vlerë! Masa të shtuara për lehtësimin e trafikut në Tiranë (VIDEO)

November 9, 2026
“Nevojitet kontributi i të gjithëve”- Ambasadorja e BE i dorëzon Hoxhës progres-raportin: Shqipëria, e aftë të përmbushë angazhimet e saj!

“Nevojitet kontributi i të gjithëve”- Ambasadorja e BE i dorëzon Hoxhës progres-raportin: Shqipëria, e aftë të përmbushë angazhimet e saj!

November 9, 2026
Lufta për pushtet është shkaku që ua nxijnë jetën qytetarëve?

Lufta për pushtet është shkaku që ua nxijnë jetën qytetarëve?

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In