Performanca e shkëlqyer e Dani Alves tek Juventusi, ka bërë që klubet e mëdha angleze të interesohen për të.
Mediat britanike shkruajnë se Tottenham, Manchester United, Manchester City dhe Chelsea janë të interesuara për brazilianin, i cili tashmë është shndërruar në njërin ndër lojtarët kryesor tek ‘Zonja e Vjetër’, transmeton kp.
Ish-futbollisti i Barcelonës me torinezët ka kontratë deri në vitin 2018, por nuk përjashtohet mundësia që lojtari gjatë kësaj verë të bëhet më ‘shtëpi të re’, dhe destinacioni i mundshëm është Anglia. (b.an)