• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Egli që vranë në Pogradec, ishte djali i vetëm i mësuese Ismetes!

by A R
19/08/2024 09:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Istref Haxhillari

Të gjithë vijmë në jetë për një qëllim, të cilit përpiqemi t’i përkushtohemi, për t’i dhënë kuptim jetës. Po kur jeta ndërpritet në mes, qëllimi ndërpritet dhe pesha e dhimbjes është shumë herë më e madhe. Largimi i parakohshëm nga kjo jetë, pavarësisht shkakut, i ndërpret në mes të gjitha ëndrrat. Çdo njëri nga ne që largohet papritmas, mund të shkaktojë trishtim, duke lënë pas dhimbje, por mund të shërbejë edhe burim force, për të frymëzuar të tjerët. Dekadat e fundit, sëmundje të rënda të pashërueshme kanë pushtuar globin, duke prerë jetët e njerëzve, shumë prej të cilave gra.

Mësuesja Ismete Proga, njëra prej tyre, u bë burim force dhe frymëzimi, duke inkurajuar çdo femër që kishte të njëjtin fat me të. Ismetja, mësuese e përkushtuar profesioniste, e donte jetën, familjen, nxënësit, kolegët, punën, njerëzit. Me kurajën dhe dinamizmin e vet, u bë simbol i rezistencës, për ta shijuar jetën deri në momentin e fundit.

Ismete Rustem Jolla u lind më 23 korrik 1958 në fshatin Jollë, në një familje tradicionale me shumë fëmijë. Në vendlindje mbaroi shkollën fillore. Jolla, fshati më i largët i Pogradecit me infrastrukturë rrugore nga më të vështirat ishte pengesë serioze për shkollim, por dëshira e saj për të mësuar, ishte e madhe. Me mbështetjen e familjes ndjek shkollën 8-vjeçare në Trebinjë me konvikt, ku studionin fëmijë nga zonat e largëta. Megjithëse larg kujdesit prindëror, e përfundoi shkollën në vitin 1969 me rezultate të larta dhe fitoi të drejtën për të vazhduar me bursë shkollën e mesme pedagogjike “Luigj Gurakuqi”, Elbasan.

Pas diplomimit në vitin 1974, e emëruan mësuese në shkollën 8-vjeçare në vendlindjen e saj Jollë, ku shumë shpejt fituar respektin dhe mirënjohjen e bashkëfshatarëve kualitetin e mësimdhënies dhe sjelljen e shkëlqyer me komunitetin. Një periudhë të shkurtër punoi pranë shkollës 8-vjeçare “Shyqyri Dervishi” Bishnicë.

Në vitin 1981 u martua me Nazmi Progën (oficer ushtrie nga fshati Homçan) dhe u transferua në shkollën 8-vjeçare “Çeta e Mokrës” në Pleshisht. Pas 6 vitesh pune, në vitin 1987 kur erdhën familjarisht me banim në qytetin e Pogradecit, u emërua mësuese në shkollën 8-vjeçare “Dëshmorët e Pojskës” në Udënisht.

Në vitin 1991 u emërua në shkollën 8-vjeçare “Gjok Shqiptari” në Pogradec, deri në vitin 2008 kur e larguan padrejtësisht nga puna, me pretekstin se ishte “me shkollë të mesme”. Largimi nga profesioni i dashur e tronditi, por më e keqja nuk kishte kaluar. Pak vite më pas u sëmur nga një sëmundje e pashërueshme. Megjithëse e përballoi me kurajë dhe guxim të admirueshëm, ëndrra e saj për të punuar përsëri mësuese, u ndërpre në mes më 11. 01. 2011, duke lënë pas dhimbje papërshkrueshme.

Për këtë moment të vështirë, bashkëshorti i saj, Nazmiu, shprehet:

“Kur e larguan në mënyre arbitrare e tërësisht politike nga puna, duke e lënë në mes të rrugës, e përjetoi jashtëzakonisht keq, sepse i ishte përkushtuar aq shumë punës dhe nxënësve, sa nuk e priste diçka të tillë. Në 33 vite pune dha shpirtin e vet për të mësuar sa më mirë nxënësit që iu besuan. Në sajë të punës, rezultateve të larta, gëzonte respektin dhe dashurinë e fëmijëve, prindërve, kolegëve. Kur bëheshin regjistrimet e fëmijëve, të gjithë prindërit, kërkonin t’i shpinin fëmijët me mësuese Ismeten. Ishte shembull në familje, shkonim shkëlqyeshëm, lindëm dy fëmijë Eglantinin e Jonidën, të cilët i rritëm e edukuam, e sot janë punonjës në institucionet shtetërore. Shumë fëmijë të shkolluar prej saj më respektojnë edhe mua sot qe janë rritur, më thërrasin xhaxhi Nazmiu i mësuese Ismetes. Nga sëmundja e rëndë dhe goditja me largimin nga puna në mënyre arbitrare e tërësisht politike, u nda nga jeta, më 11 Janar 2011”.

Të gjithë do ta kujtojnë Ismeten, si mësuese plot pasion, të palodhur, korrekte, e qeshur dhe rrezatuese, që falte dashuri për çdo nxënës, e thjeshtë dhe mirëkuptuese me kolegët, e gatshme për të përmbushur misionin e saj.

U prehsh në paqe, mësuese!

Next Post
Zvërnec plazh, aty ku fjalët shqip janë kaq të rralla…

Vjosa, si një mëkat i parezistueshëm që e fal dhe Perëndia…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In