• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Egjipti nuk lexon dot kutitë e zeza të avionit të rrëzuar

by A R
25/06/2016 16:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkaku i rrëzimit të fluturimit 804 të kompanisë “Egypt Air” në Mesdhe vazhdon që të mbetet një mister që duket se nuk është zgjidhur as nga gjetja e kutive te zeza.

Hetuesit egjiptianë bënë me dije se nuk qenë në gjendje që të nxjerrin informacione nga kutitë e zeza që janë dëmtuar rëndë, ndërsa pritej që ato të ofronin të dhëna thelbësore për të zbardhur tragjedinë.

Duke pranuar disfatën, autoritetet egjiptiane i kanë nisur kutitë e zeza dhe regjistruesin audio të kabinës drejt Francës në zyrat e BEA, Organizmi Investigativ Francez për aksidentet ajrore. Ky organizëm konsiderohet si nga më të mirët në botë për analizimin e kutive të zeza dhe egjiptianët shpresojnë shumë në aftësitë e tyre.

Airbusi 320 me 66 persona në bord, u përplas mbi Mesdhe më 19 maj, ndërsa fluturonte nga Parisi drejt Kajros.

Shkaqet janë ende një mister i madh dhe kjo i ka hapur rrugën spekulimeve të shumta që shkojnë nga sulmi terrorist e deri tek një defekt teknik.

Sigurisht që nuk ka prova për asnjë prej këtyre teorive, përderisa askush nuk ka mundur të lexojë kutitë e zeza dhe nëse francezët dështojnë në këtë mision, tragjedia e avionit të “Egypt Air” do të mbetet një mister. (tch / r.a)

Next Post

Jep dorëheqjen komisioneri britanik, Jonathan Hill

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com