Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka dhënë detaje për gjendjen e efektivëve të infektuar me koronavirus, deri më tani 8 të konfirmuar nga ministria e Shëndetësisë.
Sipas tij, tre efektivë janë shëruar dhe kanë lënë spitalin.
Ndërsa 5 të tjerë janë ende në spital.
Sakaq, ka edhe një numër efektivësh që janë vetëkarantinuar pasi kanë pasur kontakt me persona bartës të virusit, tha Veliu në emisionin Kjo Jave, në News24.
Janë 8 punonjës policie pozitiv, a ka edhe të tjerë të infektuar në dijeninë tuaj?
Veliu: Që në fillim të shpalljes së fatkeqësisë, i pajisëm me doreza e maska se ishin gjithë kohën të ekspozuar, 3 janë shëruar prej tyre, kanë dalë nga spitali, janë të karantinuar në banesat e tyre, pjesa tjetër është e shtruar në spital, kemi kontigjent të limituar punonjësish që kanë qenë në kontakt ose kanë pasur të afërm bartës të virusit që janë vetë karantinuar sipas porosisë.
g.kosovari