• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Efekti Varoufakis?

by A R
27/01/2016 09:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Investitorët duhet të shqetësohen në kohën tonë – duhet të shqetësohen shumë – për rrezikun politik. Por ata duhet të shqetësohen gjithashtu edhe për analistët financiarë të cilët janë ose të paaftë, ose, të painteresuar në dallimin mes shkakut dhe korelacionit, mes falimentit dhe mungesës së likuiditetit.

….

Në mesazhin e tij me shkrim të fundit të vitit 2015, Holger Schmieding nga banka e investimeve me bazë në Hamburg, Berengerg, paralajmëroi klientët e firmës së tij se ata duhet të shqetësohen tashmë për rrezikun politik. Për ta ilustruar këtë rrezik, ai postoi grafikun më poshtë, duke treguar se si besimi i biznesit u rrëzua në Greqi vonë në pranverën e vitit 2015, dhe u rrit menjëherë sërish vetëm pas dorëheqjes sime si ministër i financave. Schmieding zgjodhi ta quajë këtë “Efekti Varoufakis”.

Grafiku-Varoufakis

Nuk ka dyshim se investitorët duhet të shqetësohen – të shqetësohen madje shumë – mbi rrezikun politik në kohën tonë, përfshirë kapacitetin e politikanëve dhe burokratëve që të shkaktojnë dëme të pallogaritshme ekonomive. Por ata duhet të shqetësohen gjithashtu për analistët të cilët janë ose të paaftë të, ose të painteresuar në, dallimin mes shkakut dhe korrelacionit, mes paaftësisë paguese dhe mungesës së likuiditetit. Me fjalë të tjera, ata duhet të shqetësohen për ekzistencën e analistëve si Schmieding.

Besimi i biznesit në Greqi me të vërtetë ra në mënyrë dramatike pak muaj pasi unë u bëra Ministër Financash. Besimi me të vërtetë u rikthye një muaj pas dorëheqjes sime. Korelacioni është i dukshëm. Por a ekziston edhe lidhja kazuale?

Mendoni për shembullin që po jap. Besimi i biznesit ra në shtator 2001 (pas sulmeve terroriste në Nju Jork dhe Uashington DC), ndërsa Paul O’Neill qe Sekretari i Thesarit të SHBA-së. A mund ta titullojë Schmieding një grafik që tregon rënien “efekti O’Neill?” Natyrisht që jo: rënia në besimin e biznesit nuk kishte fare të bënte me O’Neill dhe çdo gjë kishte të bënte me frikën për sigurinë globale. Korelacioni me postin e O’Neill qe i parëndësishëm.

Në mënyrë të ngjashme, në rastin e Greqisë, rënia e besimit të biznesit ndodhi gjatë kohës që unë isha ministër. Por shkaku qe që kreditorët tanë, e ashtuquajtura Trojka (Komisioni Europian, Banka Qendrore Europiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar), bënë të qartë se ata do ta mbyllnin sistemin tonë bankar për të detyruar qeverinë tonë për të pranuar marrëveshjen për kredi në formatin zgjate dhe pretendo sikur.

Para se këto kërcënime të lëshoheshin, besimi i biznesit në Greqi në fakt po rritej. Në të vërtetë, një ditë pasi unë prezantova propozimin tim për reforma dhe planin fiskal në Citi të Londrës para bashkësisë së investitorëve, bursat u rritën në mënyrë mbresëlënëse. (Për më tepër, gjatë mandatit tim si ministër financash, Prodhimi i Brendshëm Bruto real u rrit më shumë nga sa qe rritur gjatë dy tremujorëve të fundit të vitit 2014, periudhë të cilën Schmieding e identifikon si një periudhë me besim në rritje.)

Pra, çfarë e shkaktoi rënien e madhe të besimit të biznesit gjatë mandatit tim? A u shkaktua rënia nga propozimet e mija për politika – të cilat qenë hartuar në bashkëautorësi me Jeff Sachs (me kontribut nga Norman Lamont, një ish shefi i thesarit të Mbretërisë së Bashkuar për Torët (partinë konservatore), me Larry Summers të Harvardit dhe James K. Galbraith të Universitetit të Teksasit) – përgjegjëse? Apo qenë kërcënimet e hapura të Trojkës për mbylljen e bankave (të cilat në të vërtetë u vendosën kur ne guxuam të paraqisnim ultimatumin e kreditorëve para popullit grek në referendum korrikun e kaluar)? Me fjalë të tjera, a kemi të bëjmë me “Efektin Varoufakis” apo me “Efektin e Trojkës”?

Për t’iu përgjigjur kësaj përgjigjeje në mënyrë që të jetë ndihmuese për investitorët, një analist duhet së paku të përpiqet të dallojë se nëse korelacioni i dukshëm ka apo jo një lidhje shkakësore mes dy variablave. Leximi i propozimeve të politikës sonë dhe krahasimi i tyre me programin e Trojkës do të kishte ndihmuar. Për fat të keq, kjo do të kërkonte punë që disa analistë parapëlqejnë të mos e bëjnë.

Pyetja më e rëndësishme është nëse ne kishim të drejtë të përballeshim me Trojkën – një pikë kyçe në platformën tonë elektorale të janarit 2015 – apo do të bënim më mirë të dorëzoheshim para “programit grek” të kreditorëve. Mendimi im ishte se ne nuk kishim alternativë veçse t’i rezistonim planit të Trojkës.

Arsyeja është e thjeshtë: shteti grek ra në paaftësi paguese në fillim të vitit 2010. Nga maji 2010, kjo paaftësi paguese u trajtua përmes kredive të përsëritura të formatit – zgjat dhe pretendo – me kushtet që garantuan rënien e mëtejshme të të ardhurave kombëtare, investimeve dhe kreditimit. Një rast i paaftësisë paguese u bë gjithnjë e më i rëndë duke vijuar të pretendohet se ai qe thjeshtë një problem mungese likuiditeti.

A qe ekonomia e Greqisë drejt përmirësimit në fund të vitit 2014? Natyrisht që jo. PBB nominale nuk pushoi kurrë së rëni, borxhi publik dhe privat vijoi të bëhet gjithnjë e më pak i përballueshëm dhe gjatë të gjithë kohës investimet dhe kreditimi mbetën të ngrira. Pa ristrukturim të borxhit, një objektiv i ulët për surplusin e buxhetit primar (deficiti minus interesat e borxhit), një “bankë e keqe” për t’u marrë me kreditë e këqija dhe një axhendë gjithëpërfshirëse reforme që lufton rastet më të këqija të monopoleve qirakërkuese, Greqia qe e dënuar për depresion permanent.

Për fat të keq, Trojka qe politikisht e motivuar që të mohonte dhe thellësisht e painteresuar në propozimin tonë. Sërish dhe sërish ata kërkuan kapitullim.

Që të jemi të qartë, ne duhej ta menaxhonim përballjen më mirë. Por që një analist të akuzojë viktimën për një dhunë të tillë financiare, jo vetëm që është moralisht i dënueshëm, por përbën një shërbim të tmerrshëm për klientët e tij (të cilët, për shembull, mund të vendosen në ndjesinë e gabuar se Greqia tashmë është duke u shëruar për shkak se Varoufakis është nxjerrë nga qeveria).

Për fat të mirë, ka analistë të vëmendshëm, të tillë si Mohamed El-Erian, të cilin investitorët bëjnë mirë ta dëgjojnë. Dhe verdikti i tyre është i qartë: rrëzimi i ekonomisë së Greqisë në vitin 2015 qe si pasojë e “Efektit të Trojkës”.

Po, rreziku politik në Europë është i qartë dhe i pranishëm. Por ai rrjedh nga mungesa e vullnetit të Trojkës për të reformuar veten dhe për t’u rimenduar për politikat e tyre të dështuara.

Mare nga BIRN, artikulli i shkruar nga Varoufakis per Project Syndicate

Next Post

3 shenja që tregojnë se në marëdhënien tuaj ka hyrë një person i tretë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

February 19, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Gjykatë e dështuar”/ Sejamini: Deklarata e Ramës, e nevojshme. Bordi i Paqes, zhgënjim

February 19, 2026
“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

February 19, 2026
“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

February 19, 2026
Kronikë për dy të tretat!

Agron Gjekmarkaj: Rama ishte larg Donald Trumpit, se pashë dhe aq afër

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Fjalimi i Edi Ramës, një kërcim i guximshëm në errësirë

February 19, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Deklarata e fortë e Vengut: Rama e përdori Bordin e Paqes si platformë për interesat e shqiptarëve në rajon

February 19, 2026
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

February 19, 2026
I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

February 19, 2026
Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In