• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Efekti i dimrit, shëndoshje duke ngrënë pak

by A R
20/01/2016 11:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në muajt e ftohtë njerëzit janë më pak të lumtur sesa verës dhe për këtë arsye marrin ushqim të yndyrshëm dhe me kripë, i cili në mënyrë të menjëhershme përmirëson disponimin, zbulon studimi. “Njerëzit me kilogramë të tepërt e kanë në fakt më ftohtë, sesa të dobëtit, sepse tepricat e peshës trupore e kanë indin e bardhë dhjamor i cili nuk ngroh. Vetëm për shkak të yndyrave kafe është më ngrohtë, ndërsa ato i kanë vetëm fëmijët. Yndyrat e bardha ruajnë energjinë, ndërsa ato kafe shpenzojnë kaloritë për nxehtësi”, pohon gastroenterologu Ahmed Ahmed nga spitali Bupa Cromëell. Paraardhësit tanë muajt e dimrit i kanë lidhur me urinë. Një teori është që jemi gjenetikisht të programuar për rritjen e shtresave yndyrore në vjeshtë për të na ndihmuar për të mbijetuar. Kjo është e ashtuquajtura hipotezë e gjenit kursimtar, ka shpjeguar ai.

Problemi është që ne nuk duhet të ruajmë më yndyra, sepse kemi me bollëk ushqim në dispozicion gjatë tërë vitit. Kurrë nuk jemi të uritur, prandaj nuk kemi as si t’i shpenzojmë rezervat e akumuluara. Gjenet tona janë përgjegjëse për ruajtjen e yndyrave, por kjo nuk do të thotë që ju nuk mund të kontrolloni se çka hani, thekson Ahmed.

Gjithmonë i uritur

Trupi ruan temperaturat edhe gjatë kohës së dimrit, thekson endokrinologu, dr. Jeremy Tomlinson, nga Universiteti Birmingham.

Te shumica e gjitarëve rritja e melatoninës zvogëlon urinë. Kjo është strategji për luftën me resurset e zvogëluara të ushqimit. Por te disa lloje sistemi i njëjtë krijon efekt të kundërt, kështu që kjo do mund të shpjegonte urinë dhe shtimin në peshë tek njerëzit, thekson dr. Perry Barrett nga Universiteti Aberdeen. Melatonina, hormoni i cili nxitet nga errësira dhe për shkak të të cilit ndihemi të përgjumur, po ashtu mund të ketë rol në apetit. Në pranverë dhe verë, niveli i melatoninës bie, por në vjeshtë dhe në dimër niveli rritet, shton Barrett.

Dëshira për ushqim

Më shumë hamë në pranverë dhe në verë, ndërsa në vjeshtë hamë lloje të ndryshme të ushqimit. Në pranverë dhe verë hamë ushqim të pasur me karbohidrate, ndërsa në vjeshtë jemi të prirë ndaj ushqimit të yndyrshëm, thotë dr. Barrett. Ndërsa këtë sipas të gjitha gjasave e bëjmë për t’u ndier më të gëzueshëm apo më gazmorë. Gjatë dimrit njerëzit janë më pak të lumtur dhe të kënaqur për shkak të errësirës dhe ftohtësisë, dhe gjendja e tillë quhet monotoni, thekson psikologu Craig Jackson nga Universiteti Birmingham City. Pikërisht për këtë arsye kërkojmë ushqimin e yndyrshëm i cili na ngrit disponimin për një kohë të shkurtër. Hamë ushqim kalorik i cili është më i yndyrshëm dhe ëmbël se sa zakonisht. Problemi është që vaktet e tilla të pasura me sheqer shkaktojnë rënien e nivelit të sheqerit në gjak dhe për këtë arsye keni nevojë për më shumë energji, shton Jackson.

Shëndoshja

Mungesa e vitaminës D, vitamina e diellit, ndikon në peshën tonë trupore në dimër, zbulon studimi. Trupi juaj ka nevojë për diell për sintezën e vitaminës D, por në dimër ka më pak diell, njerëzit më pak dalin jashtë, dhe edhe kur dalin mbështillen me pallto, shall, kapela, kështu që lëkura e tyre gati as që i ekspozohet diellit, pohon për Daily Mail, dr. Stephanie Dillon, nga Universiteti Lancashire. Duket që mungesa e vitaminës D zvogëlon aftësinë e trupit për të përpunuar yndyrat dhe aktivizon ruajtjen apo akumulimin e tyre. Kaloritë që i konsumoni ruhen në indin yndyror, në vend se të përdoren si energji, shton ajo. Mungesa e vitaminës D lidhet me trashjen. Prandaj rritni nivelin e saj duke konsumuar më shumë peshk të kaltër dhe ekspozohuni në diell të paktën 20 minuta në ditë.

Next Post

Studimi/ 1 në 3 të rinj ka provuar marijuanë, 20 % duhanpirës të rregullt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“FSK e gatshme të mbrojë jetën e qytetarëve”, Kurti zbulon investimet e reja në mbrojtje

“FSK e gatshme të mbrojë jetën e qytetarëve”, Kurti zbulon investimet e reja në mbrojtje

February 17, 2026
Humb jetën 23-vjeçarja në Durrës, dyshohet se kishte konsumuar Fotoksinë

Humb jetën 23-vjeçarja në Durrës, dyshohet se kishte konsumuar Fotoksinë

February 17, 2026
“AKSHI do bëjë maksimumin”, drejtori i ri Tafa: Do jemi lider në fushën e digjitalizimit dhe teknologjive të avancuara

“AKSHI do bëjë maksimumin”, drejtori i ri Tafa: Do jemi lider në fushën e digjitalizimit dhe teknologjive të avancuara

February 17, 2026
“Lider në botë për inteligjencën artificiale”, Rama: Do bashkëpunojmë me NVIDIA për “Diellën” dhe prokurimet publike

“Lider në botë për inteligjencën artificiale”, Rama: Do bashkëpunojmë me NVIDIA për “Diellën” dhe prokurimet publike

February 17, 2026
Rama niset nesër drejt Uashingtonit, do të marrë pjesë në takimin e Bordit të Paqes me ftesë të Trump

Rama niset nesër drejt Uashingtonit, do të marrë pjesë në takimin e Bordit të Paqes me ftesë të Trump

February 17, 2026
18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Berisha: Sot jemi krenarë për arritjet e saj! Mbetet faktor kyç paqeje dhe stabiliteti

18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Berisha: Sot jemi krenarë për arritjet e saj! Mbetet faktor kyç paqeje dhe stabiliteti

February 17, 2026
Sot në Hagë nis fjala përmbyllëse e mbrojtjes së Thaçit, mbërrin avokati i ish-presidentit

Më 27 shkurt fillon gjykimi i dytë ndaj Thaçit, Specialja del me njoftim

February 17, 2026
SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg për kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufin

SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg për kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufin

February 17, 2026
“Nallbati donte të linte amanetet, Elda Hoti më ruante mos më rrihnin policët”, satira e Gjekmarkajt: Toni Gogu xheloz për firmën e Ulsiut

“Nallbati donte të linte amanetet, Elda Hoti më ruante mos më rrihnin policët”, satira e Gjekmarkajt: Toni Gogu xheloz për firmën e Ulsiut

February 17, 2026
Rama: AKSHI do të ketë pagat më të larta në Shqipëri

Rama: AKSHI do të ketë pagat më të larta në Shqipëri

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In