• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Efektet “magjike” të sodës në pastrimin e shtëpisë

by A R
15/07/2019 20:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bikarbonati ose soda është një aleat shumë i mirë në pastrimin shtëpiak.

Një detergjent natyral dhe ekologjik që ndihmon në pastrim, higjenizim, aromë dhe jo vetëm. Falë vetive përdorimet e saj janë të shumta: është efikase në pastrimin e dyshemeve, në pastrimin e furrës, për të pastruar dhe higjenizuar këpucët e shumë të tjera akoma.

Ja të gjitha përdorimet e çmuara të sodës për pastrimin e shtëpisë, zgjidhja natyrale dhe efikas që respekton ambjentin.

Sodë shërben për pastrimin dhe higjenizimin e dyshemeve dhe sipërfaqeve që lahen

Soda është detërgjenti ideal për pastrimin e dyshemeve sidomos të atyre në mermer dhe granit: mbushni një enë me 3 litra ujë, 2 lugë sodë, 10 lugë alkool për përdorim shtëpiak dhe pak detergjent enësh. Ne pak kohë dyshemeja juaj do të jetë e pastruar dhe higjienizuar. Soda është e përshtatshme edhe për pastrimin e mobiljeve dhe kuzhinën. Për një pastrim të përditshëm përgatisni një flakon spray me 1 litër ujë dhe 1 lugë sodë, dhe pastroni me një leckë të thatë.

Soda shërben për pastrimin e furrës, për të hequr mbetjet e ushqimeve

Ndodh shpesh që copa ushqimesh mbeten të ngjitura në anët e furrës. Kemi të bëjmë me një pastrim delikat, që është më mirë ta bëjmë me ndonjë produkt ekologjik dhe efikas. Në këtë rast krijoni një detergjent natyral me një filxhan kripë, një filxhan sodë dhe një ujë. Përdoreni këtë përzierje për të hequr mbetjet e ushqimeve brenda në furrë, vendoseni dhe lëreni të japë efektin për një orë para se ta pastroni me ujë.

Soda shërben për të larguar erën e keqe, mykun dhe lagështirën 

Një nga vlerat e sodës është të thithë erën e keqe dhe të luftojë mykun dhe lagështirën, një produkt natyral për t’u përdorur në ato ambjente të mbyllura si: dollap këpucësh, dollap rrobash apo edhe frigorifer. Si ta përdorni: vendosni 150 gram sodë në një enë dhe lëreni të hapur aty ku doni të thithë erën e keqe, ndërrojeni të paktën një herë në muaj. Për të eleminuar erën e keqe nga koshat e mbeturinave hidhni pak sodë në fund të tyre.

Soda shërben për larjen e rrobave: forcon efikasitetin e detergjentit 

Soda nuk mund të quhet një zevëndësues i detergjentit të rrobave, as me dorë dhe as në lavatriçe, por është një mikrob vrasës i fortë dhe dezinfektues natyral, që mund të forcojë efikasitetin e detergjentit. Ndihmon edhe në eliminimin e njollave, falë fuqisë gërryese të saj. Përveç kësaj nëse përdoret në doza të vogla, heq erën e keqe të rrobave të palara. Shtoni në detergjentin e rrobave një lugë sodë ose hidheni direkt në koshin e lavatriçes.

Soda e thatë shërben për të pastruar njolla nga tapeti, dyshekë dhe jo vetëm   

Siç mëson noa.al, soda është një aleat shumë i mirë për pastrimin e tapetëve : pasi keni pastruar me fshesë me korent, hidhni sodë mbi tapet, lëreni të japë efektin për disa orë dhe pastroni përsëri me fshesë. Mund ta përdorni sodën e thatë edhe mbi perde, divanë dhe dyshekë. Edhe në këtë rast mjafton të shpërndani sodën, ta lini disa orë dhe pastaj ta pastroni. Përveç higjienizimit, soda do ju dhurojë copave ngjyra më brilante, duke penguar edhe zhvillimin e parazitëve. Në rast alergjish mund ta përsërisni çdo javë.

Soda shërben për të pastruar dhe larguar erën e keqe nga këpucët   

Nëse këpucët tuaja mbajnë erë të keqe dhe kanë ndonjë njollë mund të përdorni sodë për t’i pastruar dhe larguar erën e keqe. Fusni në këpucë një qese të vogël me sodë dhe lëreni gjithë natën ose derisa era e keqe të zhduket. Për të pastruar këpucët përdorni një përzierje të tillë: një lugë sodë, një lugë ujë të okaigjenuar dhe një me ujë dhe mbuloni të gjithë pjesën që ka njollë. Lëreni të veprojë për një orë dhe pastaj lajeni me një leckë të lagur.

Sodë për të dizenfëktuar banjon dhe për të liruar lavamanin e bllokuar   

Soda ka veti antimikotike dhe antibakteriale dhe përdoret për të larguar gurin gëlqeror nga pllaka e dushit. Realizoni një përbërës me tre pjesë sodë dhe një ujë dhe hidheni direkt në sfungjer. Në rastin e lavamanit të bllokuar, hidhni direkt në lavaman një filxhan sodë me gjysëm filxhani uthull dhe do të zhbllokohet për çerek ore. Si alternativë mund të ngrohni ujë dhe ta përzieni me 150 gramë sodë dhe 150 gramë kripë të hollë, hidheni të gjithën në lavaman dhe direkt pastaj hidhni ujë të nxehtë. Kështu mund t’i zhbllokoni pa pasur nevojë për  të përdorur substanca helmuese.

Next Post
Haradinaj: S’ka më të paprekshëm

Vizita e Macron në Beograd, ja çfarë thotë kryeministri Haradinaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emrat e “kryeministrave teknikë”, si ilaç për inatin e shqiptarëve ndaj Berishës

“Irena Gjoka rrugaçe e ligjit”, Berisha: Arben Kraja po numëronte paratë me Oltion Bistrin…

February 2, 2026
Prapaskenat e tradhtisë së LDK-së E gjitha nisi në një darkë

Prapaskenat e tradhtisë së LDK-së E gjitha nisi në një darkë

February 2, 2026
Rikthehen reshjet e borës në zonat malore, apel qytetarëve: Lëvizni me goma dimërore

Rikthehen reshjet e borës në zonat malore, apel qytetarëve: Lëvizni me goma dimërore

February 2, 2026
2,7 mln euro dëm buxhetit, GJKKO kalon për gjykim kryebashkiakun e Tropojës dhe nënkryetarin

2,7 mln euro dëm buxhetit, GJKKO kalon për gjykim kryebashkiakun e Tropojës dhe nënkryetarin

February 2, 2026
Vlorë/ Kamioni del nga rruga dhe përfundon në zonën e plazhit, shoferi në gjendje të rëndë

Vlorë/ Kamioni del nga rruga dhe përfundon në zonën e plazhit, shoferi në gjendje të rëndë

February 2, 2026
“Territorialja”, Balla-opozitës: Reflektoni, përndryshe vijohet me formulën e PS-së

“Territorialja”, Balla-opozitës: Reflektoni, përndryshe vijohet me formulën e PS-së

February 2, 2026
E pickoi gjarpri në gjumë, humb jetën në moshën 26-vjeçare këngëtarja

E pickoi gjarpri në gjumë, humb jetën në moshën 26-vjeçare këngëtarja

February 2, 2026
Mbyllet përfundimisht Kadastra e Vlorës

Mbyllet përfundimisht Kadastra e Vlorës

February 2, 2026
Pikëkalimi në Rafah rihapet në mënyrë të kufizuar pas dy vjetësh lufte

Pikëkalimi në Rafah rihapet në mënyrë të kufizuar pas dy vjetësh lufte

February 2, 2026
FOTO/ Mozaiku i Tiranës emërohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026”, nga revista prestigjioze e arkitekturës

FOTO/ Mozaiku i Tiranës emërohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026”, nga revista prestigjioze e arkitekturës

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In