• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Efektet dhe ndryshimet që ndodhin në tru gjatë depresionit

by Java News
28/09/2015 12:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

getty_rf_photo_of_depressed_man_in_bedNjerëzit nën stres humbasin dëshirën për marrëdhënie intime

Ndodh që pjesa më e madhe e njerëzve që janë në gjendje depresive të humbasin interesin për seks. Sipas studiuesve, nëse këtë gjendje e mbartin prindërit, humbja e dëshirës për kontakt seksual mund të vërehet edhe tek fëmijët e tyre. Nëse jeni të lidhur me një partner të “dëshpëruar” kujtoni se kjo dëshirë e ulët për seks nuk është personale, por është e lidhur drejtpërdrejt me gjendjen e tij depresive. Depresioni prek çdo aspekt të jetës, duke përfshirë edhe marrëdhëniet intime. Në të vërtetë kur njëri nga partnerët është i dëshpëruar, lidhja mund të “vuajë” kaq shumë sa mund të arrijë edhe në ndarje. Në fakt një lidhje e mirë është shumë qetësuese për një person të stresuar, sepse ka nevojë për dashuri, mbështetje dhe afinitet më shumë se kurdoherë tjetër edhe pse e kanë të vështirë ta pranojë apo edhe ta shfaqë. Njerëzit e dëshpëruar zakonisht ndihen të mbyllur në vetvete. Ata nuk mendojnë se mund të gjejnë energjinë e duhur për të vazhduar jetën normalisht, për të bërë gjëra me familje e tyre edhe pse arrijnë të kuptojnë se njeriu i zemrës është shumë i kujdesshëm ndaj tyre. Partneri në këtë situatë mund të ndihet i refuzuar dhe i padëshiruar, apo edhe jo i dashuruar nga tjetri.

Ulja e dëshirës seksuale

Ndonjëherë partneri mund të keqkuptojë dëshirën e ulët për seks të njeriut që ka në krahë dhe mund të mendojë se i vetmi shpjegim është humbja e dashurisë dhe fundi i lidhjes. Është shumë e vështirë që të jetohet normalisht një marrëdhënie dhe të shijohet edhe nëpërmjet aktit seksual, nëse atë e shoqërojnë xhelozia dhe frika e ekzistencës së një personi të tretë. Në të tilla raste partnerët humbasin besimin mes njërit tjetrit dhe pas kësaj edhe dëshirën për marrëdhënie intime. Gjithsesi çdo partner në gjendje depresive duhet të jetë i duruar dhe të kuptojë se kjo sjellje është normale. Mos harroni se në pjesën më të madhe të rasteve humori i keq dhe dëshira e ulët për seks nga ana e partnerit nuk ka të bëjë më ju dhe me tërheqjen tuaj fizike, por me gjendjen e tij shëndetësore.

Ndryshimet psikike dhe fizike gjatë depresionit

Fatkeqësisht ende nuk është mundur të arrihet në konkluzione për efektet dhe ndryshimet që ndodhin në tru gjatë depresionit. Gjithsesi nga këndvështrimi mjekësor ajo çfarë është e qartë, është se sëmundjet depresive kanë tendencën të prekin sistemin fizik, duke ulur aftësitë e tij. Ky efekt është i lidhur ngushtë me aftësinë për gjumë, me aktivitetin që kërkon gjallëri, spontanitetin dhe koordinimin. Këtu përfshihet edhe seksi. Pra shumë njerëz që janë në gjendje depresive janë më të prirë për të mos dëshiruar seksin, por nuk mund të përjashtohen rastet në të cilat ata mendojnë se kontakti seksual është mbështetja e tyre e vetme.

Si ta largojmë depresionin

Tek meshkujt, ulja e aktivitetit të trurit shkakton lodhje dhe mosbesim, që mund të lidhen drejtpërdrejt më humbjen e libidos dhe problemet me ereksionin. Tek femrat, ky aktivitet i zvogëluar i trurit ka tendencën të lidhet me humbjen e dëshirës për seks dhe shpesh herë me vështirësitë në arritjen e orgazmës. Të gjitha këto probleme mund të pakësohen nëse gjendja depresive përmirësohet. Mendohet se seksi mund të jetë një zgjidhje shumë e mirë për të larguar këtë gjendje ligështie.

Next Post

Floriana Garo "rreh" Olti Currin në FB: Kujdes kur flet për mua (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD me sytë nga ndërkombëtarët, për ndalimin e shkrirjes së 15 Bashkive: Presim shtatorin, se tani janë me pushime

PD me sytë nga ndërkombëtarët, për ndalimin e shkrirjes së 15 Bashkive: Presim shtatorin, se tani janë me pushime

August 3, 2026
Aksioni i policisë në kampin e MEK, Çupi: Dje ishe pika kulmore, hetimet kishin nisur kohë më parë

Djegia e teserave në Poliçan, Frrok Çupi: Akt i shëmtuar! Propozimi i PD për Reformën Territoriale është qesharak

August 3, 2026
Zbardhet vrasja e britanikes së gjetur në valixhe në Athinë, arrestohet një afgan

Zbardhet vrasja e britanikes së gjetur në valixhe në Athinë, arrestohet një afgan

August 3, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Prova

August 3, 2026
Pas paraqitjes në SPAK, Monika Kryemadhi shpjegon kërkesën për dëshminë e Ramës në gjyq

Pas paraqitjes në SPAK, Monika Kryemadhi shpjegon kërkesën për dëshminë e Ramës në gjyq

August 3, 2026
Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, Berisha: Nuk marrim pjesë në përzgjedhjen e emrit

Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, Berisha: Nuk marrim pjesë në përzgjedhjen e emrit

August 3, 2026
Zjarret në Finiq, Lamallari: Situatë e vështirë. Punojmë nga toka e ajri për shuarjen

Zjarret në Finiq, Lamallari: Situatë e vështirë. Punojmë nga toka e ajri për shuarjen

August 3, 2026
Pas 6 ditësh betejë me flakët, vihet nën kontroll zjarri në Dardhë të Librazhdit

Pas 6 ditësh betejë me flakët, vihet nën kontroll zjarri në Dardhë të Librazhdit

August 3, 2026
Berlini ndryshon kurs? AfD kryeson garën para zgjedhjeve

Berlini ndryshon kurs? AfD kryeson garën para zgjedhjeve

August 3, 2026
Studimi: Valët e të nxehtit mund të përshpejtojnë plakjen, njësoj si duhani dhe alkooli

Studimi: Valët e të nxehtit mund të përshpejtojnë plakjen, njësoj si duhani dhe alkooli

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com