• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edmond Leka, ja kush është biznesmeni që do marrë mandatin Kokëdhimës

by Java News
09/05/2016 15:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me largimin e Koço Kokëdhimës nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, në kuvend do të futet Edmond Leka. Në listën e Vlorës për zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, i pari në radhë rezulton ish kryetari i PS së Vlorës, që pak kohë më parë mori postin e Drejtorit të Portit të Vlorës.

Gjykata Kushtetuese vendosi sot t’i heqë mandatin e deputetit të Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima pasi akuzohej për përfitim fondesh shtetërore edhe pasi mori mandatin e deputetit.

Edmond Leka është aktualisht kryetar i PS Vlorë, ndërsa mban edhe detyrën e drejtorit të portit.

Edmond Leka ka lindur në 14 mars të vitit 1964 në Vlorë, aty ku ka kryer edhe shkollën fillore, Naim Frashëri. Më pas është transferuar në Tiranë, ku fillimisht ka kryer Politeknikumin në degën specialist elektronik, ndërsa në vitet  1983- 1988 ka kryer studimet e larta në universitetin e Tiranës në degën Inxhinier elektronik për industrinë.

Edmond Leka disponon edhe dimplomën për jurist, si dhe master i nivelit të parë jurist (e drejtë administrative).

Pas përfundimit të universitetit, prej vitit 1991 deri në vitin 1997, ka qenë në Greqi, ndërsa prej atij viti ka nisur punë si administrator pranë Aulona SHPK, kompani për shërbime publike. Në vitin 1999 krijoi kompaninë LINEA DEKOR, së bashku me ortakë të tjerë deri në vitin 2007, vit në të cilin është zgjedhur në krye të dhomës së tregtisë dhe industrisë në Vlorë, shkruan Lapsi.

Në vitin 2010 ka marrë postin e nënkryetarit të bashkise Vlorë, post në të cilin qëndroi deri në vitin 2013. Aktualisht, prej një mandati është edhe kryetar i PS, Vlorë, ndërsa pas fitores së PS në zgjedhjet e 2013 është emëruar drejtor i institutit të sigurimeve shoqërore dhe me pas drejtor i portit, post të cilin mban aktualisht. Edmond Leka është i martuar dhe ka dy fëmijë. javanews. a.k

Next Post

6 vende që nuk duhet t'i humbisni kur vjen fjala për "aventurë" me...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Finlanda planifikon blerjen e 1 milion minave kundër personit, 100 milionë euro për mbrojtjen e kufirit me Rusinë

Finlanda planifikon blerjen e 1 milion minave kundër personit, 100 milionë euro për mbrojtjen e kufirit me Rusinë

October 20, 2026
VIDEO/ Pedagogët dalin në protestë, shoqërohen nga vajza e Berishës dhe dhëndri

VIDEO/ Pedagogët dalin në protestë, shoqërohen nga vajza e Berishës dhe dhëndri

October 20, 2026
“Fëmijët e lagjes time”

“Fëmijët e lagjes time”

October 20, 2026
Kumbaro: Ngritëm ekip psikologësh për adoleshentët e përfshirë në protestat e dhunshme

Kumbaro: Ngritëm ekip psikologësh për adoleshentët e përfshirë në protestat e dhunshme

October 20, 2026
Moti sot, reshje shiu dhe shtrëngata në disa qarqe

Moti bën kthesën e papritur! Meteorologia zbulon çfarë na pret deri të dielën

October 20, 2026
Hoxha nga Shkupi ndërhyn në protestat e Tiranës me mallkime: Zoti i shkatërroftë zullumqarët!

Hoxha nga Shkupi ndërhyn në protestat e Tiranës me mallkime: Zoti i shkatërroftë zullumqarët!

October 20, 2026
“Nuk mirëpres vetëm ata që bëjnë dhunë”, Rama vendos karrige për dialog para Kryeministrisë (VIDEO)

“Nuk mirëpres vetëm ata që bëjnë dhunë”, Rama vendos karrige për dialog para Kryeministrisë (VIDEO)

October 20, 2026
Alarm për bomba në shkollat italiane, evakuohen mbi 50 institucione pas emaileve anonime

Alarm për bomba në shkollat italiane, evakuohen mbi 50 institucione pas emaileve anonime

October 20, 2026
Witkoff në Oslo për bisedime me Zelenskyn, Dy boshtet e takimit

Witkoff në Oslo për bisedime me Zelenskyn, Dy boshtet e takimit

October 20, 2026
Ja sa persona kanë hyrë dhe dalë nga porti i  Durrësit

Eksportet rriten 14.8% në shtator nga çmimet e naftës, por fasoni në prag falimenti

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com